Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë

Shko poshtë

34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë Empty 34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë

Mesazh nga Benjamin Thu Oct 23, 2008 8:52 am

34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë 7663
Tridhjetekatër persona janë plagosur - mes tyre 23 policë - dhe 18 të tjerë janë arrestuar në protestën e organizuar nga opozita malazeze, të hënën mbrëma në Podgoricë, për të kundërshtuar njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Protestuesit që kërkuan anulimin e vendimit për njohjen e Kosovës u konfrontuan me policinë, ndërsa kjo e fundit me pas shoqëroi disa persona. Sipas mediave vendase situata pas protestës paraqitet e qetë, ndërsa forca të shumta të policisë malazeze po mbikëqyrin institucionet kryesore te vendit.

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Jusuf Kallamperoviq deklaroi se policia patjetër është dashur të reagonte, sepse ajo ishte provokuar dhe nxitur nga protestuesit. "Policia patjetër është dashur të reagojë, pasi protestuesit kanë filluar me gurë dhe gjësende të rënda të sulmojnë ndërtesën e Parlamentit dhe ndërtesave përreth", theksoi Kalamperoviq.
34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë 7664
Protesta është organizuar nga Partia Popullore Serbe, Partia Popullore, Partia Demokratike Serbe dhe Lista Serbe, për shkak të njohjes së Kosovës nga Qeveria malazeze. Dhuna ka shpërthyer pasi masa e protestuesve ka shmangur barrikadat para godinës së Parlamentit të Malit të Zi dhe ka filluar të sulmojë policinë me gurë dhe mjete të rënda.

Protesta vjen pas njohjes zyrtare qe Podgorica i bëri disa ditë më parë shtetit të Kosovës.
34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë 7665
Opozita i ka dhënë afat qeverisë dy ditë për ta anuluar njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar protesta të reja për 16 tetor, mirëpo, Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se protestat e reja nuk do të lejohen, për shkak të sjelljeve vandaliste në protestën e së hënës.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
34 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë Left_bar_bleue0/034 të lënduar në protestën kundër njohjes së Kosovës në Podgoricë Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi