Bote e cuditshme

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bote e cuditshme

Mesazh nga Fikret prej Thu Oct 23, 2008 7:15 am

Duke pastruar dhomën gjen poshtë krevatit dashnoren e burrit

Mund të ndodhë që duke bërë pastrimin e shtëpisë mund të gjesh nëpër cepa gjera të ndryshme që nuk I gjeje dot. Por duke pastruar me fshesë me korrent të gjesh poshtë krevatit dashnoren e burrit është një gjë e pazakontë. I ndodhi një gruaje 40 vjeçare nga Italia. Duke ardhur në shtëpi më shpesh se zakonisht gjen burrin e saj të ulur në guzhinë dhe deri këtu asgjë e dyshimtë. Gruaja fillon të bëjë punët e shtëpisë si zakonisht dhe papritur zbulon poshtë krevatit të dhomës së gjumit dashnoren e burrit të saj, një vajzë rreth 30 vjeç.
Ishtë zënia që filloi mes burrit dhe gruas që detyroi komshinjtë të merrnin në telefon policinë.Agjentët që mbërritën në vend nuk gjetën ndonjë shkelje që ata të merrnin ndonjë masë, ikën duke i lënë të tre personat ta zgjidhnin vetë çështjen.

Një trafikant denoncon një qen të antidrogës


http://www.shekulli.com.al/images/0.gif
Një trafikant droge në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, denoncoi qenin polic që bëri të mundur arrestimin e tij, sepse në atë rast qeni e ka kërcënuar atë. Wayne Francis Green, 46 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza për zotërim të 23 kilogram ashashi, akuzon qenin me emrin Andi se ka abuzuar me pushtetin e tij të policit.
Sipas agjensisë AP që ka përcjellë lajmin , burri i ka kërkuar qenit një dëmshpërblim prej 450 mijë dollarësh. Asnjë habi në trupin gjykues që do të shqyrtojë çështjen. Nuk ka asnjë dyshim që ligji do të aplikohet pa asnjë diferencim edhe aty ku bëhet fjalë për të drejtën e mbrojtjes. Qeni polic i antidrogës do të mbrohet në gjyq nga një avokat zyre i nominuar nga prokuroria e këtij qyteti

Padyshim është e pabesueshme por e vërtetë. Kryetari bashkisë në një vend të Brazilit, I shqetësuar nga fakti se varrezat e komunës së tij janë plot dhe nuk ka më vend mendoi të zgjidhte problemin me një vendim që nuk lejon njerëzit e komunës së tij të vdesin.
Kryetari I komunës së Biritiba Mirim, një lokalitet 70 km larg Sao Paolos në Brazil ishte I osesionuar nga domosdoshmëria e zgjidhjes së problemeve ambjentale që vinin si pasojë e popullimit të madh të këtij lokaliteti dhe nga pamundësia për të gritur një varrezë te re. Nuk u krijuan kushtet e nevojshme për të ngritur një varrezë te re.
Rrjedhimisht, kryetari plot fantazi, mori laps dhe letër dhe prezantoi një akt administrativ këshillit komunal. Nuk ka mënyrë tjetër – lexohet në dokumentin e kryetarit – për të dalë nga situate e vështirë të gjithë banorët duhet të mbajnë veten në shëndet të mirë dhe të mos vdesin.

Meshkujt e gjate jane me terheqes dhe bejne me shume femije. Por dhe divorcohen me shpesh dhe kete gje na e thote shkenca. Ky eshte perfundimi I nje studimi te bere nga dy universitete ne Gjermani dhe ne Amerike. Gjatesia eshte nje karakteristike qe i ben meshkujt me terheqes ne sy te femrave dhe per kete arsye meshkujt e gjate jane te prirur te tradhetojne me shpesh.

__________________________________________________ __

Keshilli Bashkiak i qytetit te Kalkutes do ti vere nje rruge mjaft te frekuentuar dhe mjaft te zhurmshme nga klubet e nates, emrin e Nene Terezes. Kjo gje behet qe klientet e ketyre pabeve te jene disi me te kujdesshem kur te dalin ne kete rruge per nder te emrit qe i eshte vene. Por edhe tregetaret dhe pronaret e lokaleve te kesaj rruge e kane mbeshtetur kete ide dhe shprehen se shpirti i Nene Terezes do te do te ruaje personat qe do te dalin te dehur ne mes te nates nga lokalet e tyre.

_______________________________________________

Nje dashuri qe shpertheu ne chat perfundoi me divorc per nje cift bashkeshortesh. Ne chat kishin rene marezisht ne dashuri me njeri-tjetrin duke u hequr si single por ne te vertete ishin burre e grua. Pas shume fjalesh dhe netesh te bukura ne chat ata vendosin te takohen per te njohur njeri-tjetrin dhe ndodhi cudia. Cifti mbeti aq i shokuar sepse ne jeten e vertete ata ishin bashkeshorte dhe kjo solli menjehere divorcin e tyre per tradheti bashkeshortore virtuale.
________________________________________________

Kishte 50 vjet qe mbante nje pikture ne murin e sallonit te tij por deri dje ajo pikture per burrin ishte thjesht nje kujtim i tezes se tij. Sot eshte vertetuar se ajo pikture eshte e Van Goghut. Kete zbulim e beri nje kusheri i familjes i cili eshte ekspert arti dhe njohu shume qarte firmen autentike te piktorit te famshem ne nje cep te piktures. Vepra eshte vleresuar me nje cmim prej 40 milion eurosh.
__________________________________________________ ____

Shume shpejt mund te hidhet ne treg nje krem antirrudhe i prodhuar nga helmi i gjarperinjve dhe qe eshte mjaft efikas ne lekuren e fytyres. Kete gje e bejne te ditur nje grup mjekesh italiane qe jane duke punuar per te rene e fundit ne boten e kozmetikes. Kremi nuk do te kete asnje efekt anesor dhe mund te perdoret pa rekomandimin e mjekut. Ai vepron duke tendosur kapilaret e lekures dhe duke mos I lene te formojne carje ose rrudha.

________________________________________________

Nese ke shkuar ne nje pub ne Angli per te pire dicka per qejf dhe nuk I ke treguar njeriu, nuk duhet absolutisht te shkosh ne disa nga pubet qe jane te lidhura me web camera. Tashme ka nisur nje mode e re ne shume pube ne Angli. Telekamera te vendosura ne te gjitha ambjentet e pubeve jane te lidhura direkt me salla interneti dhe kushdo mund te shikoje nepermjet komp. Se si po ia kaloni ju ne nje nga keto lokale nate. Sidomos nese i keni genjyer te dashures ose bashkeshortes suaj.

Pasi fitoi një luftë të gjatë gjyqësore për të ndryshuar seksin me shpenzimet e shërbimit sanitar kombëtar britanik, një i burgosur pendohet dhe kërkon sërish të kthehet në mashkull. Në vitin 1999 John Pilley ndryshoi seks duke u kthyer në grua dhe 2 vjet më vonë me emrin Jane Anne Pilley, u trasferua në burgun e femrave në Hooloway të Londrës.
Sipa gazetës Times , pasi kishte qënë grua për 5 vjet, Pilley ndryshoi mendje: do të kthehet prapë mashkull dhe të kthehet në burgun e meshkujve për të shlyer dënimin e tij të përjetshëm për rrëmbim dhe vrasje. Tani është në pritje për të ndryshuar sërish seks, edhe këtë herë me shpenzimet e shërbimit sanitar kombëtar.
Një gjykatës anglez denoi Kevin Reeves sepse nuk vrau Christine Ryder. Një histori shumë e çuditshme e cila ndodhi në Angli ku gruaja me emrin Ryder kishte paguar 20 mijë stërlina Kevin Reeves që të organizonte vrasjen e saj, ose ta vriste vetë ai.
Reeves në vend që të vriste gruan që e kishte paguar mendoi më mirë të mbante paratë pa bërë vrasjen. Për këtë motiv gjyqi e quajti fajtor dhe e dënoi burrin me 15 muaj burg.

Dobësohet 14 kilogram për tu arratisur nga burgu

Një i burgosur nga një djetë e ndjekur ndaj tij humbet 14 kilogram për tu arratisur nga burgu i Long Bay të Sidneit ( Australi ) pa u zbuluar nga rojet. Ia doli mbanë dhe tani policia është vënë në kërkim të tij. Robert Cole, 36 vjeç kaloi nga 70 në 56 kilogram nga një djetë 2 javore në mënyrë që të kalonte përgjatë kanalit ajrosës të murit të qelisë së tij. Rojet e burgut nuk vunë re asnjë gjë, asnjë nuk ishte në patrullim dhe Roberti i dënuar për vjedhje dhe agresion nuk e pati problem të arratisej nga burgu.
Më i çuditshëm është fakti se çfarë djete ka ndjekur Robert për të humbur në peshë 14 kilogram në 2 javë

Padyshim është e pabesueshme por e vërtetë. Kryetari bashkisë në një vend të Brazilit, I shqetësuar nga fakti se varrezat e komunës së tij janë plot dhe nuk ka më vend mendoi të zgjidhte problemin me një vendim që nuk lejon njerëzit e komunës së tij të vdesin.
Kryetari I komunës së Biritiba Mirim, një lokalitet 70 km larg Sao Paolos në Brazil ishte I osesionuar nga domosdoshmëria e zgjidhjes së problemeve ambjentale që vinin si pasojë e popullimit të madh të këtij lokaliteti dhe nga pamundësia për të gritur një varrezë te re. Nuk u krijuan kushtet e nevojshme për të ngritur një varrezë te re.
Rrjedhimisht, kryetari plot fantazi, mori laps dhe letër dhe prezantoi një akt administrativ këshillit komunal. Nuk ka mënyrë tjetër – lexohet në dokumentin e kryetarit – për të dalë nga situate e vështirë të gjithë banorët duhet të mbajnë veten në shëndet të mirë dhe të mos vdesin.

9 VJECARJA ARRESTOHET PER VJEDHJE KARAMELESH

Nje vajze 9 vjecare meksikane ka perfunduar per disa ore ne prangat e policise pasi kishte marre pa paguar karamele te cilat kushtonin vetem nje euro. Kjo ngjarje e pazakonte eshte denoncuar nga nena e vogelushes e cila ka akuzuar nje polic qe sherbente ne supermarketin e qytetit Morelia. Gruaja nenvizon se vajza ishte drejtuar drejt kases per te paguar ne momentin kur polici e ndaloi duke e akuzuar per vjedhje.

Fikret
Admin
Admin

Numri i postimeve : 367
Age : 23
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi