Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ku ndodhen burgjet më interesante në botë

Shko poshtë

Ku ndodhen burgjet më interesante në botë Empty Ku ndodhen burgjet më interesante në botë

Mesazh nga Fikret Thu Oct 23, 2008 7:14 am

Burgjet kanë vendet që nuk do të preferonte të vizitonte, por njerëzve vazhdimisht u ngjallet kureshtja dhe intrigohen prej tyre. Ndoshta kjo vjen si rezultat i shumë filmave me temë arratisjen nga burgu. Këto janë disa prej burgjeve më interesante në tokë. Ku i dihet, ndoshta informacioni mund t'ju vlejë një ditë. Burgu më i vlefshëm në botë ndodhet në San Quentin. Në të vërtetë vetë burgu nuk kushton asgjë, por ajo që ia rrit vlerën është toka në të cilën ndodhet, një prej brigjeve më të bukur në Kaliforni. Një tjetër burg interesant është burgu më i vogël në botë, i cili mund të strehojë vetëm dy persona. Për shkak se nuk mund të hyjnë më tepër, ata mbahen atje vetëm për disa netë, dhe pas disa ditësh transferohen në një tjetër me korridore dhe staf. Burgu më i sigurt në botë është "Adx Supermax", në Florence, të shtetit Kolorado të SHBA-së. Askush nuk do të dëshironte të përfundonte atje, pasi qëndrojnë personat më të rrezikshëm dhe stafi më i përgatitur në botë. Një tjetër burg i çuditshëm është ai në San Pedro, Bolivi. Pamja më e zakonshme në këtë burg janë fëmijët që luajnë në oborr. Vetë të burgosurit paguajnë qeranë e qelisë dhe me ta qëndrojnë edhe bashkëshortët dhe fëmijët. Qeranë e paguajnë edhe turistët, pasi pjesa më e madhe prej tyre shkojnë për të blerë kokainë. Arkitekti Hohensinn ka ndërtuar me shumë dashuri ndërtesën dhe është kujdesur për çdo detaj të burgut "Leoben Justice Centre" në Austri. Jo më kot ai nuk quhet burg, por Qendër Drejtësie, duke u konsideruar kështu modeli i të gjitha burgjeve. Burgu më i famshëm në botë është Alkatraz. Të burgosurit kanë shijuar panoramën e mrekullueshme në gjirin e San Franciskos. Tridhjetë e katër të burgosur kanë provuar të arratisen. Dy persona e kanë provuar dy herë. Shtatë janë goditur nga stafi, dy janë mbytur, pesë janë zhdukur, pjesa tjetër janë kapur.

Burgu më i vlefshëm në botë
Burgu shtetëror “San Quentin”, Kaliforni
Kapaciteti: 3317 persona

Toka në të cilin është ndërtuar burgu 154 vjeçar në burgun shtetëror “San Quentin” vlen nga 80 deri në 100 milionë dollarë, duke e bërë burgun më të çmuar në botë. Zë një hapësirë prej 275 akrash pranë oqeanit dhe disa thonë se është toka më e çmuar në vend.

Burgu më i vogël në botë
Burgu “Sark”, Sark, Guernsey
Kapaciteti: 2 persona

Burgu “Sark” ndodhet në ishullin Sark në Quernsey. Ai është ndërtuar në vitin 1856 dhe konsiderohet si më i vogli në botë. Mund të strehojë dy të burgosur dhe ata qëndrojnë për shumë pak kohë. Nëse dënohen përsëri atëherë transferohen në një burg më të madh.

Burgu më i sigurt në botë
Adx Supermax, Florence, Kolorado
Kapaciteti: 55 persona
Ky është mbreti i gjithë burgjeve, por mbreti më i keq. Për të thënë të vërtetën duket cilësuar si më i ashpri. Burgjet “Supermax” janë më të sigurtët në botë. “Alkatrazi i sigurisë së lartë” është hapur në vitin 1994 dhe është shtëpia e kriminelëve më të rrezikshëm në vend.

Burgu më i çuditshëm në botë
San Pedro, Bolivi
Kapaciteti: 800 persona

Të dënuarin në “San Pedro” në Bolivi duhet të paguajnë qeranë për një qeli dhe të gjithë bëjnë një punë brenda burgut. Një numër i madh fëmijësh dhe bashkëshortësh qëndrojnë me të dënuarit brenda tij dhe turistëve u lejohet të hyjnë brenda tij për turizëm. Turistët madje mund të qëndrojnë gjatë natës në qeli në këmbim të qerasë.

Burgu më i këndshëm në botë
Leoben Justice Centre, Steiermark, Austri
Kapaciteti: 205 persona

Ky është vërtet një burg. Është krijuar nga arkitekti Hohensinn. Është paksa i çuditshëm pasi askush nuk e beson se një arkitekt do të shpenzonte kohë dhe mundim për çdo detaj të një burgu ku strehohen kriminelë. Është i ndërtuar nga xhami dhe brenda është i pajisur me mobilie luksoze.

Burgu më i famshëm në botë
Alcatraz, Gjiri i San Franciskos, Kaliforni
Kapaciteti: 336 persona

Pjesa më e madhe e njerëzve do të donin të zgjidhnin Alkatrazin nëse një ditë do të burgoseshin. Ishulli ka shërbyer si burg për 29 vite. Ishte një burg “i pashmangshëm” dhe shumë prej të burgosurve uji që i rrethonte i thërriste të arratiseshin. Shumë u përpoqën, por askush s’ia doli.

Burgu më i tejmbushur në botë
Burgu “Kresty”, St. Petersburg, Rusi
Kapaciteti zyrtar: 3 mijë persona
Popullimi i momentit: Të paktën 10 mijë persona

Burgjet e Rusisë kanë një reputacion për burgjet më të tejmbushura në botë, veçanërisht burgu “Kresty” në St. Petersburg. Edhe pse kapaciteti zyrtar është deri në 3 mijë të burgosur, në këtë burg thuhet se strehohen të paktën 10 mijë kriminelë. Një i burgosur duhet të ketë të paktën 4 metra katror hapësirë.

Fikret
Admin
Admin

Numri i postimeve : 367
Age : 30
Registration date : 20/10/2008

http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi