Kinë, pastruesit e dritareve martohen në ajër

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kinë, pastruesit e dritareve martohen në ajër

Mesazh nga Fikret prej Thu Oct 23, 2008 7:14 am

Dy pastrues xhamash në Kinë u martuan në ndërtesën shumëkatëshe ku punonin, ose më mirë të varur në platformat e punës. Për disa lartësitë janë një makth më vete, por çifti kinez u martua në parvazin e një ndërtese të lartë. Këto dy njerëz punojnë si pastrues të jashtëm të ndërtesave të larta, kështu që vendosën ta bëjnë atje edhe ceremoninë e dasmës vetëm nga kënaqësia që kanë të qëndrojnë pezull në ajër mbi skelën e pastrimit. Jiang Dezhang, 27-vjeç dhe 26-vjeçarja Tie Guangju, të ulur në stenda druri dhe të ndihmuar nga litarët dhe pulenxha, i thanë po njëri-tjetrit. Çifti jeton në Kunming, provincën Yunnan dhe punon në kompaninë vendase prej disa vitesh. "Martesa jonë është edhe romantike edhe si puna e përditshme", thotë bashkëshorti Jiang. Gjithashtu pezull me çiftin ishin edhe shoku i ngushtë i dhëndrit dhe shoqëruesja e nuses, të cilët në të njëjtën kohë ishin edhe kolegë. Çifti shkëmbeu unazat në ajër, u përqafuan dhe u puthën ndërsa të ftuarit dhe kalimtarët poshtë brohoritën. Ndërsa çifti shkëmbente unazat, një pergamen u lëshua nga maja e ndërtesës me fjalët "Dashuri në lartësi", të shkruar mbi të.

Fikret
Admin
Admin

Numri i postimeve : 367
Age : 24
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi