Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tribuna shkencore me rastin e ditës botërore të shëndetësisë

Shko poshtë

Tribuna shkencore me rastin e ditës botërore të shëndetësisë Empty Tribuna shkencore me rastin e ditës botërore të shëndetësisë

Mesazh nga Benjamin Mon Oct 13, 2008 5:57 am

Tribuna shkencore me rastin e ditës botërore të shëndetësisë 4419
Dita Botërore e Shëndetësisë, 7 Prilli, u përkujtua në tërë botën. Aktivitete rasti pati edhe në Republikën e Maqedonisë.




Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam organizoi dy tribuna shkencore për gjininë femërore: në Tetovë, në Pallatin e Kulturës (me 7 Prill), dhe në Shkup, në lokalin "Kalabria" (me 8 Prill).

Duke pasur parasysh aktualitetin dhe shpeshtinë e pranisë së sëmundjes te gjinia femërore, tema e caktuar për këto tribuna ishte:
"Kujdesi ndaj shëndetit (Llojet e kancerit - sëmundja e shpeshtë te gratë)"
Ligjëruese në tribunat e lartpërmendura ishin:
- Dr. Mirije Veseli, gjinekologe nga Tetova
- Dr. Afërdita Ismaili, gjinekologe nga Tetova
- Mevlude Bajrami, teologe nga Republika e Kosovës
- Sumeje Peza, teologe nga Tetova
Në praninë e një numri të konsiderueshëm të pranishmeve, ligjërueset folën mbi rëndësinë e shëndetit në përgjithësi, ndërsa mbi sëmundjet e kancerit te gratë në veçanti. Kujdes më i madh iu dha kancerit të gjirit si një nga sëmundjet më të shpeshta dhe më të rrezikshme për gjininë femërore.
Ligjërueset mjeke treguan se kanceri i gjirit është sëmundje shumë e përhapur dhe serioze te gjinia femërore, fatkeqësisht në të shumtën e rasteve edhe vdekjeprurëse nëse nuk merr trajtim të shpejtë dhe të duhur. Kjo bën që sëmundja në fjalë të kërkojë qasje multidisciplinare, duke përfshirë këtu angazhimin e mjekut të përgjithshëm dhe gjinekologut, ku pacientet zakonisht kërkojnë ndihmën e parë; pastaj specialistin e radiodiagnostikës dhe patologun, të cilët kanë rol vendimtar në diagnostikimin; ndërsa në fund kirurgun, onkologun dhe radioterapeutin, të cilët përfshihen në shërimin e kësaj sëmundje.

Të dy mjeket ligjëruese, edhe Dr. Mirije Veseli dhe Dr. Afërdita Ismaili, treguan se kontrollimet e rregullta te mjeku gjinekolog parandalojnë llojet e kancerit në gji dhe në qafë te mitrës, andaj edhe rekomanduan që gratë t'i nënshtrohen kontrollit të rregullt me ultrazë dhe PAPA test, në mënyrë që përmes këtyre kontrollimeve të bëhet diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve.
Ligjërueset teologe në këto tribuna, Mevlude Bajrami dhe Sumeje Peza, folën mbi rëndësinë e shëndetit nga aspekti islam. Ato treguan mbi rëndësinë e ruajtjes së shëndetit në bazë të ajeteve kur'anore dhe haditheve pejgamberike. Po ashtu, u diskutua edhe mbi dobitë e abdesit, gusullit (pastrimit) dhe namazit në aspekt shkencor, andaj edhe u tha se jo kot All-llahu i Madhërishëm i ka caktuar këto rregulla dhe parime të cilat janë në dobi të njerëzimit.

Pas përfundimit të ligjëratave pasuan edhe një sërë pyetjesh prej atyre që ishin prezente në këto tribuna.

Në fund të tribunave në fjalë, Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam shpërndau për të gjitha të pranishmet edhe broshurën e botuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë: "Duhani, Alkooli dhe Femrat", e cila flet mbi dëmin që kanë këto dy vese të shëmtuara, duhani dhe alkooli, për shëndetin e femrës. Autore e broshurës në fjalë është Dr. Samire Ademi - Lutolli.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Tribuna shkencore me rastin e ditës botërore të shëndetësisë Left_bar_bleue0/0Tribuna shkencore me rastin e ditës botërore të shëndetësisë Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi