Vdekja si ne Roman .

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vdekja si ne Roman .

Mesazh nga Haris prej Wed Oct 22, 2008 7:43 am

Pikërisht më 14 prill të vitit 1912, njëzetë minuta para mesnate, ndodhi katastrofa e anijes më të madhe dhe më të përsosur në botë “TITANIK”, e cila, në udhëtimin e saj të parë nga Anglia për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndeshur me një copë të madhe të akullit, fundoset në ujërat e ftohta të Atlantikut.

Nga gjithsej 2.207 udhëtarë dhe anëtarë tjerë të ekuipazhit, sa ishin të vendosur në anije, arrijnë të shpëtojnë vetëm 1490 persona. Kjo ngjarje e tmerrshme, ka mbetur e regjistruar në analet e detarisë botërore, si një tragjedi më të madhe, e cila në vete gërsheton, fatin tragjik të pashmangshëm, nga njëra anë, dhe vetëbesimin e tepruar në pamundësinë e fundosjes së saj.
Që nga ndodhja e saj, e gjer më ditët e sodit, për këtë tragjedi të madhe katastrofale, është shkruar mjaft dhe janë dhënë vlerësime nga më të ndryshmet. Me të janë marrë shumë shkenca dhe shkencëtarë, parapasikologë, hulumtues individual serioz dhe joserioz , sharlatan, si dhe mjaftë ithtarë të kurioziteteve të jorastësisë.
Nga ana tjetër e këndvështrimit të këtij realiteti, pak kush prej nesh e dinë se, saktësisht, 14 vite më parë nga kjo tragjedi, shkrimtari anglez Morgan Robertson , e kishte botuar romanin e tij jo aq të vërejtur në at kohë, titulluar “FUTITY”- (“PA SHPRESA”), fabula letrare e së cilës, ishte fundosja e një anije më të madhe trans-oqeanike në botë. Anijen kolosale të trilluar nga romani, shkrimtari e ka quajtur “TITAN” , e cila, e mbushur përplot udhëtar të pasur dhe tejet të lumtur, në një mbrëmje të ftohtë të prilli, gjatë udhëtimit të saj të parë nëpër oqean të hapur, ndeshet me një copë të madhe të akullit dhe fundoset.
Çuditërisht, përputhshmëria me ngjarjen e vërtet tek pas 14 vitesh është aq identike, që të jetë edhe e pabesueshme?!!
Ja dëshmitë kooperative që flasin vetë për veten:
· Në këtë krahasim, emërtimi “TITANIK” është plotësisht e njëjtë me “TITAN”, sepse, është shtuar prapashtesa “IK”, pasi që, të gjitha anijet e kompanisë “White Star Line”, kanë pasur emërtime me këtë prapashtesë në fund ;
· Katastrofa e vërtetë “TITANIK” ka ndodhur më 14 prill, 14 vite pas publikimit të romanit të Robertsonit;
· Sendet si dhe vetë anija e madhe e trilluar me avull e përshkruar në roman, plotësisht i ngjajnë aseteve të “Titanik-ut” të falshëm, e cila, me të vërtetë fundoset pas 14 viteve;
· Përshkrimi i ngjarjeve dhe përjetimi i udhëtarëve në këtë roman është aq identik, saqë, përfitohet përshtypja se e njëjta është shkruar pas vitit 1912, e jo 14 vite më parë, para se të ndodhte tragjedia.

Robertsoni , në romanin e vetë, e ka paramenduar këtë anije kolosale si arritje më e madhe e anije-ndërtimtarisë botërore në fillim të shekullit XX-të, e cila ishte dedikuar për udhëtime tejoqeanike. E përshkruante si anije më të madhe, më të përsosur, më të bukur, më luksoze, më të shpejtë dhe më të sigurt në botë. Praktikisht, e pamundur të fundoset?!
Pikërisht, mu kështu është konsideruar edhe “TITANIKU” real, gjersa ka qenë në ndërtim e sipër. Në opinion, ajo është prezantuar si krenari më e madhe e ndërmarrjes për anije-ndërtimtari: Harlend dhe Vollf nga Belfasti i Anglisë, si dhe, anije-pronarit, kompanisë “White Star Line” nga Londra.
Anija kishte 46.000 bruto tonelata të regjistruar. Dhe mundësia për bartjen e mallit ishte me një peshë prej 66.000 tonelata. Ishte i gjatë 268,99 metra, i gjerë 28,19 metra, kurse i lartë nga bazamenti e gjer në fund të oxhakut 53,34 metra. Ka qenë e pajisur me 16 kabina hermetike jo depërtuese të ujit në raste eventuale të ndonjë katastrofe, si dhe, dispononte me shumë pajisje tjera të përsosura teknike që e kanë ngritur lartë nivelin e sigurisë së kësaj anije.
Konstruktimi i kësaj anije ishte gati plotësisht i njëjtë si ania me avull luksoze e trilluar në romanin e Riobertsonit, e cila, realizonte një shpejtësi prej 25 mile nautike në orë. Mund ta pranonte 3000 udhëtarë, si dhe sasinë e madhe të mallit për transport. Vërtetë, në roman, anija është përshkruar diç më e shkurtë, me gjatësi prej 244 metra, dhe se mund të bartte dhe të transportonte mall në peshë prej 70.000 tonelata.
Më së shumti në roman, befason përputhshmëria e përshkrimit të luksit në sallonet e anijes dhe komoditeti i lartë i kabinave për udhëtim .Gjatë udhëtimit të gjatë, aty tregohen për shumë takimet, njohurit e reja, romanca dashurie, drama dhe komedi të vogla njerëzore, të cilat, më vonë do të shendohen në tragjedi të madhe të familjeve të tëra. Po ashtu, plotësisht njëjtë është përshkruar, në fillim siguria dhe besimi për mos fundosje edhe pse dihej se ajo veç kishte filluar. Kur, më në fund, të gjithë do të binden se katastrofa e fundosjes së anijes është e paevitueshme, atëherë fillon lufta e vërtet për gjetjen e vendit në barkat e vogla të shpëtimit, ku, siç e përshkruante Robertsoni në roman, nuk kishte mjaft, sepse, askush, as që kishte besuar dhe planifikuar se një gjë e tillë mund t’i ndodhte pikërisht kësaj anije kolosale.
Është interesante në roman, përshkrimi i gjendjes së udhëtarëve të pasur të anijes së madhe, të cilët, nuk kanë mundur t’i sigurojnë vendet në barkat shpëtimtare gjatë fundosjes, se si vërejnë se, pasuria e tyre nuk paraqet asgjë në këto momente të fundit pa shpresa .
Si të shpjegohet kjo përputhshmëri e përsosur?
Si koincidencë e rastit, a po ?!!
Shumë ka ngjashmëri të sakta, të cilat, nuk shkojnë në favor të tezës shkencore se çdo gjë ka qenë koincidencë e rastit. Vet Morgan Robertsoni ka deklaruar se këtë roman e ka shkruar sipas inspirimit të vet momental, prandaj, dihet mirë se, të gjitha veprat letrare që nuk mbështeten në ngjarjet e vërteta, ato konsiderohen si pjellë e fantazisë së vet autorit. Por, përputhshmëria e përsosur në këtë rast, na shtyn të mendojmë pak sa më ndryshe: Robertsoni, në deklaratat e veta shpesh ka theksuar se, emrin e anijes së vet të trilluar nga romani, ia ka dhënë duke aluduar në madhësinë, pra “TITAN” - diçka kolosale. Ka mundësi e kundërta: mu kjo të jetë si asocim që pas 14 viteve, anijes kolosale reale, për shkak të madhësisë që kishte, t’i jepet emri “TITANIK”. Sikur thamë edhe në fillim, prapashtesa “Ik”, ose origjinal në anglishte ‘IC”, kompania e “White Star Line” nga Londra, ka praktikuar ta vej prapa të gjitha emrave të anijeve të veta që dispononte .
A ka këtu diçka mbinatyrore e cila përmes parathënies në formë të inspirimit artistik ju paraqitet Robertsonit duke e sfiduar që ta shkruaj këtë vepër?
A ishte kjo një paralajmërim apo...?
Këto dhe shumë pyetje tjera, me sa duket, do të mbeten pa përgjigje edhe një kohë të gjatë...
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi