Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atë që e dua e kam pranë vetes

Shko poshtë

Atë që e dua e kam pranë vetes Empty Atë që e dua e kam pranë vetes

Mesazh nga Metalica Tue Oct 21, 2008 11:32 pm

Atë që e dua e kam pranë vetes F.1019085650838_m

Atë që e dua e kam pranë vetes
Ndjehet e kënaqur për çfarë ka arritur deri tani, por jo e ngopur. I merr me sportivitet gjithçka flitet për të, edhe kur pavërtetësia është e tejskajshme. Në një intervistë për "Panorama Plus", Ingridi ka rrëfyer disa gjëra pikante për veten e saj.

Pas sezonit të verës mund të na thuash si shkuan pushimet këtë vit?

Në fakt pushime dhe kam bërë dhe s’kam bërë këtë verë. Kjo pasi kam qenë e angazhuar me koncerte në bregdetin shqiptar. Gjatë ditës përfitoja nga ajo pak kohë e lirë të beja pak plazh. Ndërkohë këtë vit nuk arrita të bëj një javë plazh me familjen në Turqi siç bëjmë për çdo vit.

Atë që e dua e kam pranë vetes Ingj2

Ju pëlqejnë pushimet me njerëz apo preferoni një vend të qetë ku të ketë sa më pak njerëz që ju njohin?

Ndodh të ketë periudha që më pëlqen t’i bëj me shoqërinë, të jemi 20 veta, por ka momente që do të doja të isha vetëm fare ose me Inisin (motrën).

Ka shume njerëz që duan të dinë se si është një ditë normale për Ingridin?

Asnjëra nuk është e njëjtë me tjetrën, pasi unë nuk kam një orar zyrtar, një punë rutinë, falë Zotit. Që e vogël s’më pëlqente ajo lloj pune. Ka dite që jam pushim , ka ditë që mezi pres sa të shkoj në shtëpi të pushoj.

Duket se bashkëpunimi yt me Çiljetën rezultoi mjaft i suksesshëm. A mendoni për një bashkëpunim të dytë, ose edhe me ndonjë artist tjetër?

Me Çiljetën është shumë shpejt sepse akoma jemi duke shijuar suksesin e parë. Mendoj se bashkëpunimi më i mirë me Çiljetën është se ne jemi shoqe shumë të mira dhe kemi një shoqëri të fortë. Për sa i përket artistëve të tjerë vetë fusha e muzikës bën që të lindin bashkëpunime. T’ia lemë kohës.

Me çfarë po merreni aktualisht?

Aktualisht jam duke punuar për tre materiale, mendoj që për vitin e ri të lançoj dy prej tyre.

Mund te na zbuloni disa detaje rreth planeve te fundit?

Këtë herë do të vij ndryshe, me një baladë, kompozim i Kristit, një këngë që e kam për zemër dhe bashkëpunimin tjetër ia kam besuar kompozitorit tim Florit, që është dhe i preferuari im.

Sa e kënaqur ndiheni me kaq sa keni arritur deri tani?

Jam shumë e kënaqur për qëllimin që i vura vetes, por jo e ngopur. Ndihem e kënaqur për deri këtu ku jam.

Atë që e dua e kam pranë vetes Ingj1

Ndjeni mungesën e diçkaje apo dikujt?

Gjithçka që dua e kam afër vetes.

Është e pashmangshme që për një person publik të flitet në ambiente të ndryshme, si rrjedhojë ka edhe thashetheme, ju si i merrni ato, a ndikoheni?

Thashetheme ka edhe për fqinjën time qe është 60 vjeç, e përflasin nëse e ka pastruar shtëpinë apo jo. Për personat si puna ime janë të natyrës: ka të dashur apo jo, që do të thotë për një njeri si unë do të ketë thashetheme. Madje unë mërzitem kur nuk ka thashetheme për mua. Deri sa unë të jem në qarkullim do të ketë gojë që flasin.

Për çfarë nuk do të doje të mos flitej kurrë për ty?

Për familjen time dhe personin që kam zgjedhur të kem në krah.

Po të pyesësh kolegët e tu thonë qe je mike shumë e mirë, çfarë e bën Ingridin të cilësohet e tillë?

Fillimisht i vlerësoj mendimet e tyre, sigurisht që më bën të ndihem mirë ky fakt. Mendoj që një marrëdhënie reciproke e mirë nga të dy palët, e bën dhe miqësinë e tillë.

Çfarë duhet të ketë dikush që të jetë mik me ty?

Në fakt unë jam pak natyrë e rëndë, nuk bëj lehtë miq, nuk më pëlqejnë prapaskenat. Me miket e mia nuk ndodhin këto gjera, sigurisht që do të më lëndonte më shumë një zhgënjim nga një shoqëri e vjetër sesa nga një e re.

Na fol pak për marrëdhënien me motrën tënde Inisin. Si është të punosh me të? (pasi te klipi me Çiljeten ishte regjisore).

Gjithmonë e kam pasur ëndërr, kur isha e vogël e shihja prapa kuintave dhe më dukej e paarritshme. Tani që është realitet është shumë bukur të punoj me të. Më ka ndihmuar për çdo klip timin duke më dhënë çdo gjë nga vetja qoftë si motër apo si një vajzë që ka kryer një shkollë. Unë i jam shumë mirënjohëse dhe e falënderoj shumë.



Atë që e dua e kam pranë vetes Ingj3

Ndonjë të dashur momentalisht?

Jam e lirë dhe nuk do të doja ta lija me kaq këtë pyetje. Nëse do të ketë diçka të re do të jeni ju (gazetarët) të parët që do të jeni të ftuar në darkën e Ingridit.

Sipas teje cila është mënyra më e mirë për tu rikuperuar pas një zhgënjimi?

Ka shumë mënyra, por jam një tip që neglizhoj shumë, dhe në momentin që zhgënjehem përtoj të ballafaqohem.

Do t’i ktheheshe një lidhje të kaluar?

Jo, por kurrë nuk do ta mohoja dhe do ta kujtoja gjithë jetën.

Thuhet që ke karakter të fortë, nëse thua diçka apo vendos për diçka, e realizon. Është e vërtetë?

Po.

Çfarë do t’i shtoje karrierës tënde?

Një film në Hollywood. (qesh)

Nëse një ditë do të bëhej një ndarje çmimesh për të gjithë artistët, për çfarë duhet të vlerësohet Ingridi (performancë, interpretim, etj)

Të vlerëohesha gjithsesi, por meqë kam mbaruar për dramë, pse jo për aktorja më e mirë.

Metalica
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 16
Age : 29
Registration date : 21/10/2008

http://www.kosovabux.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi