Kuriozitete

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuriozitete

Mesazh nga enes prej Tue Oct 21, 2008 5:33 pm

Kuriozitete

Në shekullin 17, princi Augustus, vëllai i Mbretit George të Anglisë kishte vdekur dhe ishte varrosur në Kaçanik.

Një ditë tek Allahu xh.sh sipas llogarisë sonë është 1000 vjet.

Devja e ndien erën e ujit 100km larg.

Zemra te meshkujt peshon 280 gramë

Zemra te femrat peshon 230 gramë.

Truri përbëhet prej 100 miliardë qelizash.

Njeriu mesatarisht në trupin e tij ka 6.5 litra gjak.

Në Egjipt është paraqitur harta e parë para 4000 vjetëve.

Shteti i Vatikanit ka një ndër nivelet më të larta në botë të krimit.Sipas statistikave të publikuara, bëhej e ditur se në qytetin-shtet Vatikan që rrethohet nga qyteti i Romës, për vitin 2002 ishin regjistruar 397 çështje civile dhe 608 çështje penale.Meqë në Vatikan jetojnë vetëm 455 persona, ky fakt do të bënte që niveli i krimit në popullsi për çështjet civile të jetë 87.2 për qind dhe për çështjet penale të shkonte në shifrën e lartë 133.6 për qind.


Revista amerikane "Newsweek" në prill të viti 1960 shkruante se në bazë të dokumenteve historike në SHBA, nga viti 1100, ishin arabët ata të cilëte kanë shkelur truallin e Amerikës para Kolombos.

Në tokë ekzistojnë 4 oqeane dhe 56 detëra që së bashku e formojnë “Detin Botëror”, i cili përfshin 71% të sipërfaqës së përgjithshme të tokës (316 mil.km2).

Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.

Në Brazil gjatë shek. 20 është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.

Në Turqi gjendet një skulpturë, në natyrë, që paraqitet një grua duke qarë. Lotët e saj rrjedhin me shekuj, por nga burimet e fshehta të ujit që ndodhen nën shkëmb.

Gjatë ndërtimit të kanalit të Panamasë kanë humbur jetën më tepër se 25 mijë njerëz.

Kompjuterat modernë janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

Rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

Seul (kryeqyteti i Koresë së Jugut) në gjuhën vendase do të thotë kryeqytet

Në SHBA 1/3 e zezakëve mes 20-29 vjeç janë në burg ose nën hetim.

Bet-hoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë të ftohtë.

Lindjet vjetore në Indi, e kalojnë popullsinë e Australisë.

Ajnshtajni deri në moshën 9-vjeçare nuk fliste normalisht.

Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet.

Në Italinë mesjetare puthjet nuk mund të merreshin ose jepeshin thjeshtë. N.q.s. një burrë e një grua shiheshin në publik duke u përqafuar ata ishin të detyrurar të martoheshin.

I pari që ka filluar shërbimin postar ka qenë Muavi Ibn Ebu Sufjan. Shërbimi postar bëhej me kuaj dhe me deve.

Në qytetin e Hamburgut në Gjermani ka 27 xhamia.

Në Romë ndodhet xhamia më e madhe në Evropë.

Për herë të parë koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është futur nga shkencëtari arab Batani.

Tabelën e parë të sinuseve e bëri Hasan El-Marakeshi më 1299.

Fëmija amerikan Michael Kirni nga Pensakola e Floridës është më intelegjenti në rruzullin tokësor. Si gjashtëvjeçar mbaroi shkollimin e lartë, kurse si dhjetevjeçar mbrojti tezën e doktoraturës.

Njerëzit që pijnë çaj më shumë se kafe, janë më të mbrojtur nga disa lloje kanceresh, si i zorrëve, i stomakut, i melçisë etj.

Roman Abramovich, presidenti i klubit të futbollit Chelsea, është personi më i pasur në Britaninë e Madhe, pasuria familjare e tij është rreth 7 herë më e madhe se sa ajo e mbretëreshës. Abramovich me një pasuri prej 7.2 miliard funta ndodhet në krye të listës së revistës "The Rich Report" për vitin 2005. Gazetarëve të "Rich Report" iu deshën dy muaj për të mbledhur pasuritë e Abramovichit.

Më shumë njerëz në vit vdesin nga gomarët sesa nga aksidentet ajrore.

Nëse një person bërtet 8 vjet, e 7 muaj, e 6 ditë, prodhon energji të mjaftueshme sa për të ngrohur një filxhan kafe.

Nëse njerëzit në SHBA nuk do të përdornin një të tretën e akullit që e përdorin nëpër lëngjet freskuese, SHBA do të ishte eksportues i rrymës e jo importues.
avatar
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 24
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.vizioni.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi