Jeta e sendeve qe na rrethojne

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jeta e sendeve qe na rrethojne

Mesazh nga Haris prej Tue Oct 21, 2008 5:17 pm

Tre muaj për furçën e dhëmbëve, 3 vjet për shampon kundër zbokthit dhe dhjetë vjet për dyshekun. Nuk janë vetëm ushqimet ato që kanë një datë skadence, edhe objektet e përdorimit të përditshëm pas një farë kohe mund të humbasin efektshmërinë, madje mund të bëhen edhe të rrezikshme. Një studim amerikan i publikuar së fundmi na sugjeron se sa kohë duhet t‘i mbajmë në shtëpi dhe çfarë duhet bërë për t‘u zgjatur jetën.

Flitet shpesh për jetën e dyfishtë të objekteve. Në momentin e lindjes janë plot jetë e shkëlqim, por nuk duhet harruar se herët a vonë, edhe pse diçka e duam më shumë se të tjerat, vjen një datë skadence. Të gjithë objektet e zakonshëm që përdorim, sidomos ato që bëhen të domosdoshëm, na bëjnë të mësohemi me praninë e tyre dhe në mënyrë të pavullnetshme na mashtrojnë. Kjo na shtyn që t‘i përdorim edhe kur duken të rinj e të papërdorur, edhe pse të zhveshur nga çdo lloj “fuqie” dhe shpesh të dëmshëm. Studimi i fundit i bërë në SHBA dhe publikuar në “Prevention” ka ekzaminuar 15 objekte që i përdorim çdo ditë, duke vendosur përkrah edhe datën e skadencës. Rezultatet janë vërtet befasuese. Që furça e dhëmbëve duhet ndërruar shumë shpesh, kjo është një gjë që dihej prej kohësh. Por, ndoshta janë të paktë ata që i dinë rregullat strikte të vendosura nga “American Dental Association”: tre ose katër muaj maksimumi. Të përdorësh një furçë dhëmbësh për një kohë të gjatë, veç të tjerash, mund të ketë efekte anësore mbi shëndetin e dhëmbëve dhe të rrisë rrezikun e karies. Akoma më e pakëndshme është fjetja mbi një dyshek “të skaduar”. Pasi kalohet limiti, që sipas “National Sleep Foundation” mund të shkojë nga 9 muaj deri në tre vjet, dyshekët shndërrohen në terrenin më të përshtatshëm për bakteret dhe grimcat e dëmshme të pluhurit. Të njëjtët armiq të jastëkëve që duhen ndryshuar thuajse çdo vit, përndryshe rrezikojnë të lëshojnë erëra të këqija dhe komponentë të rrezikshëm alergjikë. Jetë e shkurtër edhe për solucionet dhe kutitë e lenteve të kontaktit. Për të evitua rrezikun e infeksioneve, syve nuk u mjafton asnjëherë që t‘i kalojnë tre muaj që nga momenti i hapjes së flakonit. Përkundrazi, kur flitet për produktet kozmetike, është e domosdoshme të bësh dallime dhe zgjedhje më të kujdesshme: gjashtë muaj për lapsat e syve dhe kutitë e tualetit, dy vjet për fondatinën dhe produktet e lëngshme, madje edhe për buzëkuqet dhe pluhurat. Nga ana tjetër, kremrat nuk duhet kurrsesi ta kalojnë një vit jetë. Rreziku që substancat kimike mund të degjenerojnë dhe të bëhen të rrezikshme në këtë rast është shumë i madh. Për shampot, kryesisht ato mjekësoret, ekzistenca zgjatet rreth tre vjet. Për të vendosur moshën e saktë të disa elementëve, janë të nevojshëm disa lloj testesh “ad hoc”. Ata të ndjekur nga “Consumer Lab”, mbi integratorët ushqimorë, kohët e fundit shumë në modë, theksojnë që pas dy vjetësh në rafte duhet të përfundojnë në plehra. Me pak fjalë, gjithçka që përdorim e ka një fund? Nuk është e thënë. Një shishe alkool dezinfektues, për shembull, është përgjithmonë. Ky lloj solucioni mund të përdoret deri në pikën e fundit, sepse është në gjendje të vrasë çdo lloj mikrobi. Edhe dërrasat e kuzhinës janë të përjetshme, natyrisht me kushtin e vetëm që të lahen me ujë të nxehtë dhe detergjent dhe më pas të dezinfektohen me uthull. E gjatë mbijetesa edhe për filtrat e ujit, me kushtin që të jenë të një sasie të mirë dhe të kontrollohen në mënyrë periodike. Sepse, pikërisht te kontrollet qëndron edhe mundësia e një jete të dytë për objektet. Kondicionerët e ajrit me një mirëmbajtje të mirë dhe pastrim çdo gjashtë muaj mund ta kalojnë kufirin e 15 vjetëve. Një kontroll i përmuajshëm është i domosdoshëm për alarmet kundër zjarrit dhe ato kundër duhanit. Pa harruar që edhe pse mund të kesh ndjekur procedurat më rigoroze, sensorët pas disa dhjetëra vjetësh maksimumi humbin ndjeshmërinë dhe rrezikojnë të mos shënojnë më asnjë alarm. Nga ana tjetër, fikset e zjarrit, falë një kujdesi të veçantë mund ta zgjasin jetën e tyre, por jo më shumë se dhjetë vjet, sepse presioni vjen gjithmonë drejt fundit. Por, ambientalistët protestojnë sepse sipas tyre, pavarësisht nga data e skadencës, asgjë nuk duhet të përfundojë në koshin e plehrave, ose më keq akoma, në ndonjë vend shkarkimi. Të dëshpëruar nga grumbullimi i objekteve të ndryshme e të papërdorshme në periferitë e qytezave, disa ambientalistë të “Tuscon” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej 2003-**** i kanë dhënë jetë një sistemi riciklimi të organizuar në rrjet. Praktikisht kanë ndërtuar një sajt interneti, “Freecycle”, për të vendosur në kontakt të gjithë ata që duan të heqin qafe objektet e padobishme apo të pashitshme. Edhe pse jo ashtu siç pritej, iniciativa ka qenë një sukses. Për ata që duan të arrijnë të parashikojnë ose të zgjasin ekzistencën e një objekti, një sugjerim vjen edhe nga departamenti i fizikës në një universitet italian. “Përmes tregimit të ‘oscilacioneve atomike‘, që janë në lidhje të ngushtë me skadimin e një produkti, thonë shkencëtarët, mund të vendoset data e “jetës” e pjesës më të madhe të materialeve që përdorim çdo ditë. Për më tepër, të modifikosh strukturën molekulare të materialeve, mund të zgjatet edhe jetëgjatësia e tyre. Por, mbi të gjitha siguria.

Fikset e zjarrit
10 vjet
Duhen ndërruar çdo dhjetë vjet, sepse humbasin presionin dhe efektshmërinë

Dërrasë kuzhine
E përjetshme
Nuk ndërrohen kurrë, mjafton t‘i pastrosh mirë për t‘u eliminuar bakteret

Alkool dezinfektues
Kurrë
Nuk skadon. Alkooli vret të gjitha bakteret që përfundojnë në shishe

Jastëkët
1 vit
Duhen ndërruar çdo vit, sepse thithin baktere dhe grimca të rrezikshme pluhuri

Furça dhëmbësh
3-5 muaj
Duhen ndërruar çdo tre-katër muaj, sepse, edhe pse lahen, pas përdorimit nuk pastrohen asnjëherë plotësisht

Shampo kundër zbokthit
3 vjet
Shampot mjekësore mund “të jetojnë” tre vjet, me kusht që të mos kenë një datë skadence stampuar në kuti

Vitaminat ushqimore
2-3 vjet
Në një ambient të freskët e të thatë jetojnë 3 vjet, por është më mirë t‘i hedhësh pas dy vjetësh

Produktet kozmetike
6 muaj
Mos i përdorni ato të syve për më shumë se 6 muaj. Produktet e tjera mund “të jetojnë” 2-3 vjet

Dyshekët
Një dyshek i mirë mund të rrojë nga 9-10 vjet, por nëse nuk flihet mirë, më mirë ta zëvendësosh çdo 5-7 vjet. Evitohen kështu dhimbjet e shpinës

Kremrat
Duhen hedhur pas një viti. Pas 12 muajsh, substancat kimike që përmbajnë produktet e bukurisë fillojnë të skadojnë

Solucionet e lenteve
Mos i përdorni solucionet për lentet e kontaktit pas tre muajsh që nga hapja e falkonit, sepse kështu rrisni rrezikun e një infeksioni në sy.
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi