Elefantët bëjnë hesap më mirë se njerëzit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Elefantët bëjnë hesap më mirë se njerëzit

Mesazh nga Haris prej Tue Oct 21, 2008 5:14 pm

Aritmetika mendore është më mirë e zhvilluar tek elefantët sesa tek pjesëtarët e llojit njerëzor, ka dëshmuar një hulumtim i kryer pak kohë më parë në të cilin elefantët kanë treguar aftësi të lakmueshme të numërimit.

Rezultatet e hulumtimit të ri tregojnë se elefantët janë më të mençur sesa njerëzit kur bëhet fjalë për aritmetikën mentale.

Shkencëtarët kanë kryer një test në të cilin numrin e ndryshëm të mollëve i kanë hedhur në kontejnerë të cilët kanë qëndruar para kafshëve dhe kanë përcjellë se sa herë elefanti do të zgjedh kontejnerin në të cilin ka më shumë pemë.

Nganjëherë kanë hedhur më shumë molla përnjëherë, duke i shtyrë elefantët që të numërojnë më me kujdes.

Elefantët kanë zgjedhur kontejnerin e duhur në 74 për qind të rasteve, derisa elefanti aziatik Ashya madje në 87 për qind të rasteve ia ka qëlluar në cilin kontejner ka më së shumti molla.

Testi është incizuar dhe i njëjti është përsëritur me njerëz, mirëpo përfaqësuesit e sojit tonë kanë dalluar kontejnerin më të rëndë vetëm në 67 për qind të rasteve.

Deri tek ky zbulim i pabesueshëm ka ardhur shkencëtarja japoneze Naoko Irie nga universiteti në Tokio, e cila testin e ka kryer me elefantët e kopshtit zoologjik të qytetit
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi