Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vajzat kërkojnë lëvizje të lirë pa jelekë

Shko poshtë

Vajzat kërkojnë lëvizje të lirë pa jelekë Empty Vajzat kërkojnë lëvizje të lirë pa jelekë

Mesazh nga H-king Tue Oct 21, 2008 5:11 pm

Rreth 50 vajza kanë demonstruar në plazhin e njohur Venice të Kalifornisë, duke kërkuar nga autoritet të drejtën që të mund të ecin lirshëm pa jelekë kur të duan në plazh. Ato kërkojnë të kenë të drejta të njëjta sikur edhe meshkujt.
Nuk është çudi që askush prej meshkujve nuk është ankuar kundër një kërkese të tillë të pazakontë. Vajzat pa jelekë nga plazhi janë nisur nëpër rrugë, duke bartur slogane dhe duke thirrur "Dëshirojmë të tregojmë gjinjtë tonë!".

Njëra nga pjesëmarrëset të kësaj proteste ka deklaruar se: "Nuk është në rregull që meshkujt në SHBA të mund të ecin lirshëm rreth e rrotull pa ‘jelekë’, e femrat të mos mund të bëjnë këtë".

Gratë të cilat publikisht shfaqin gjinjtë e tyre shkelin ligjet amerikane dhe duhet të paguajnë dënimin material e madje edhe mund të shkojnë në burg. Këto vajza mu për këtë kanë kërkuar të drejtën për të ecur lirshëm pa jelekë dhe të rrezitin gjinjtë e tyre në pishina të hapura.

Protesta të ngjashme janë organizuar kohë më parë edhe në New York, Miami, Denver, Chicago e në Hawai.

Vajzat kërkojnë lëvizje të lirë pa jelekë 28cfy3m

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 28
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi