Derra me tatuazhe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Derra me tatuazhe

Mesazh nga H-king prej Tue Oct 21, 2008 5:09 pm

Artisti kontrovers belg Wim Delvoye ka rritur një tufë të vogël të derrave dhe secilin prej tyre i ka bërë më tatuazhe. Mirëpo pas turneve që do të mbahen nëpër galeri e muze të ndryshme, derrave nuk po u shkruhet mirë...
Delvoye i cili jeton në Pekin është duke përgatitur ekspozitën me tetë derra me tatuazhe, të inspiruar nga Louis Vitton.

Qendra e ekspozitave të Shangajit ka pranuar të ekspozojë derrat në një thark të përkohshëm në kuadër të ekspozitës së radhës të artit bashkëkohor.

Delvoye ka sjellë derrat nga Evropa për projektin e tij “Ferma artistike” dhe i ka bërë me tatuazhe deri sa ishin të vegjël.

''Ka qenë shumë e bukur të shohësh se si tatuazhet rriten me derrat'', ka thënë artisti.

Zëdhënësja e Galerisë së re të Pekinit ka thënë se aktualisht derrat nuk janë në shitje, por më vonë lëkurat e tyre do të shiten nga 60.000 funte angleze për copë.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 22
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi