1o Gabime Te Cilat Meshkujt I Bejn Ne Krewat ...!!!*

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

1o Gabime Te Cilat Meshkujt I Bejn Ne Krewat ...!!!*

Mesazh nga Benjamin prej Tue Oct 21, 2008 5:05 pm

Në ditët e sotme, në shoqëri jo rrallë edhe meshkujt kanë filluar të komentojnë ndjenjat e tyre që i përjetojnë gjatë marrëdhënieve me partneren. Te femrat kjo gjë është e njohur që më parë. Ekspertët tregojnë 10 gabime të cilat meshkujt i bëjnë në krevat.
1- Nuk bëjnë atmosferë para se të kenë marrëdhënie.
Për këtë këshillohet: Të jesh i qetë, të dëgjosh muzikë të qetë dhe diçka për të pirë. Sa më e natyrshme të jetë kjo skenë, po aq më shumë efekt ka në shumë raporte.
2- Shumë shpejt meshkujt duan të lënë lojën romantike dhe menjëherë të hyjnë në “punën konkrete”, gjë që nuk u pëlqen shumë femrave. Do ishte e mjaftueshme që të paktën të ketë puthje të ngrohta.
3- Mos u shpejtoni. Mësohuni të jeni më të përmbajtur. Përmbahuni që në fillim, pavarësisht se sa provokuese do duket femra. Qetësohuni dhe kini durim në atë që femra ka ndërmend.
4- Ndiqni atë çka trupi i saj thotë. Duhet të jini të qetë. Nëse ajo është e painteresuar, atëherë bëni të kundërtën.
5- Një numër i madh i femrave kanë “tel” aventurist dhe duan të përjetojnë “punë” të reja në krevat. Por me rëndësi është të mos shpejtoni në këtë gjë, pasi mund të ndodhë të lëshoni rastin më të volitshëm.
6- Respektimi i saj është shumë me rëndësi edhe në krevat. Do të ndjeni trupin e saj vetëm nëse ajo do. Edhe imtësitë e tjera të vogla, kanë shumë domethënie tek disa femra.
7- Mos bëni as edhe një gjë më të vogël nëse ajo nuk e do.
8- Mos harroni zonat e saj erogjene. Putheni në vendin ku qafa bën takim me fytyrën dhe shoqërojini me përkëdhelje të ngrohta.
9- Mos mendoni të supozoni se ajo është e kënaqur. Ajo do jetë e kënaqur, nëse edhe ajo flet me gjuhën që ju përdorët deri në atë moment.
10- Asnjëherë mos largoni menjëherë pas marrëdhënieve me të. Bëjini shoqëri asaj deri në fund të mbrëmjes. Mos flisni për ato momente që përjetuat me të. Nuk ka për t’iu ndihmuar edhe nëse i thoni se je më e mira.
10 këshilla mbi fantazitë seksuale
1- Mos trego për fantazi që do të lëndonin partnerin. Nëse i thua se ti fantazon për dikë tjetër kur je me të, me siguri se ai do lëndohet.
2- Nuk ka asgjë të keqe të fantazosh brenda një marrëdhënieje seksuale. Edhe meshkujt edhe femrat fantazojnë, gjë që nuk do të thotë se jeta seksuale e tyre është e mërzitshme. Sipas një hulumtimi anglez, 51% e femrave kanë fantazinë si ndihmesë kur bëjnë dashuri.
3- Është më se normale të kesh fantazi seksuale. Mos u frikëso që fantazon ose mbi atë që fantazon.
4- Fantazitë seksuale nuk janë të njëjta me dëshirat. Shumica fantazojnë për diçka që në realitet nuk do ta provonin kurrë.
5- Mos e detyro partnerin të të tregojë për fantazitë e tij dhe as mos lejo të të detyrojë.
6- Fantazitë janë private dhe nuk është mirë që t’i marrin vesh të tjerët. Të ndash fantazitë, për dikë mund të jetë ngacmuese, trishtuese ose edhe të ngjallin xhelozi.
7- Nëse i tregon partnerit tënd për fantazitë e tua, duhet të jesh i ose e përgatitur se edhe ai ose ajo mund të bëjë të njëjtën. Nëse nuk je i ose e sigurt se do mund të durosh, më mirë hesht.
8- Nëse ke dëshirë të provosh një fantazi seksuale, mund edhe ta provosh, por duke pasur kujdes mos të jetë “e rrezikshme”. Mund të rrezikosh që fantazia në realitet të përfundojë në dëshpërim.
9- Nëse do të lexosh për fantazitë seksuale të të tjerëve, mund t’i gjesh te shumë libra e revista.
10- Nëse do t’i ndash fantazitë me partnerin tënd, fillo ngadalë.

Aktiviteti seksual

Thyerja e heshtjes
Kur lëvizja e grave doli sërish në sipërfaqe në fund të viteve ‘60, shumë gra filluan të flisnin në grupe të vogla për përvojat dhe ndjenjat e tyre seksuale. Të flasësh më hapur për seksin nuk është gjithmonë e lehtë si fillim, por femrat kanë shumë për të mësuar nga njëra-tjetra. Të tilla diskutime mund të jenë argëtuese, të shkaktojnë dhimbje dhe të shërojnë. Femrat mund t’i pohojnë njëra-tjetrës ndjenjat e tyre, ta ndihmojnë njëra-tjetrën për të sfiduar deformimet shoqërore të seksualitetit, ta nxisin njëra-tjetrën në aventurat e tyre seksuale, si dhe të mësojnë së bashku se si të jenë më afirmuese kur vjen puna për nevojat dhe dëshirat e tyre seksuale. Këto 30 vitet e fundit, shumë prej tyre kanë filluar ta ripërkufizojnë seksualitetin e grave, sipas përvojave të tyre dhe jo siç e përfytyrojnë atë “ekspertët” meshkuj. Duke dashur të bëjnë më shumë sesa thjesht të reagojnë ndaj modeleve seksuale që nuk u pëlqejnë, pyesin “Çfarë duam? Çfarë imazhesh, fantazish, praktikash çelin forcat e fuqishme erotike brenda nesh?” etj.

Pushteti në marrëdhëniet seksuale me burrat
Për ato femra që kanë marrëdhënie seksuale me burra, ka disa elementë që duhen konsideruar, e që lidhen me dallimet që ekzistojnë për sa i takon pushtetit që kanë burrat dhe gratë. Burrat si grup kanë në shoqëri më shumë pushtet sesa gratë. Edhe pse ti ndihesh e barabartë me bashkëshortin, të dashurin, mikun, kolegun ose bashkëpunëtorin, kultura jonë vlerëson më shumë meshkujt. Ky superioritet i hamendësuar edhe pse partneri yt seksual mund të mos ndihet aspak superior, luhet në seks në rrugët që vijojnë: Ti duhet të bësh dashuri me të kur ai të dojë, pavarësisht nëse je në humor për këtë apo jo. Ti je ajo që duhet të kujdesesh për planifikimin familjar, pasi prezervativët ndërhyjnë në kënaqësinë e tij ose nuk duhet t’i përdorni fare nëse ai nuk do. Ti duhet të bëhesh tërheqëse për të kur ai kthehet nga puna, pavarësisht se edhe ti ke qenë në punë, brenda ose jashtë shtëpisë, ose që të dyja bashkë.

Përkufizimet konvencionale e të bërit dashuri
Shumë njerëz mësojnë ta përkufizojnë seksin me një burrë, kryesisht me aktin seksual, një formë e të bërit dashuri që përshtatet mirë me orgazmën dhe kënaqësinë mashkullore, por që nuk u përshtatet domosdoshmërish femrave. Sipas përkufizimeve mashkullore standarde, të gjitha prekjet, lëpirjet, thithjet dhe përkëdheljet që na ndezin, quhen përgatitëset e aktit të madh, aktit seksual. Disa tekste madje i quajnë femrat me çrregullime ose të ftohta, nëse ato nuk kalojnë në orgazëm gjatë kryerjes së aktit. Ky nuk është një përkufizim femëror i kënaqësisë seksuale.
Fakti që me shumë gra abuzohet përbën një realitet të hidhur e mizor. Seksi mund të përdoret si armë, si nga burrat edhe nga gratë. Incestet, përdhunimet, ngacmimet seksuale nga shefi, kolegu ose mësuesi, hyrja me dhunë në shtëpi, të gjitha këto mund të ndikojnë në jetën seksuale. Nëse femrat nuk e provojnë dhunën në mënyrë të drejtpërdrejtë, mundësia mund të jepet vagëllimthi nga pornografia.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi