Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miliarderet pa shkolle

Shko poshtë

Miliarderet pa shkolle Empty Miliarderet pa shkolle

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 5:03 pm

Dell u regjistrua për biologji në Universitetin e Teksasit, por kalonte më shumë kohë duke u marrë me pjesët e kompjuterëve, sesa duke lexuar librat. Në vend që të studionte, ai filloi të shiste kompjuterë të rinj, nëpërmjet reklamave në gazetat lokale. Me gjithë ato para nëpër duar, ai vendosi të mos kthehej më në shkollë. E la universitetin në moshën 19-vjeçare, për të drejtuar kompaninë që do të merrte emrin "Dell Inc". Vetëm brenda pak viteve, shitjet vjetore të "Dell Inc" i kaluan 100 miliardë dollarë. Edhe një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i "Microsoft"-it, Bill Gejts, në fakt nuk e ka përfunduar universitetin. Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar atë të ketë sukses të madh. Li Kashing dikur ishte thjesht një emigrant i varfër e më pas ai nisi të shiste lule plastike në Hong-Kong, në vitet ‘50. Tani ai është njeriu më i pasur në Hong-Kong. Sheldon Adelson, djali i një taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarë borxh në moshën 12-vjeçare për të filluar të shiste gazeta. Filloi më vonë të luante kumar në kazinotë e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e bëri kompaninë e tij "Las Vegas Sands" publike në vitin 2004. Por, sidoqoftë, nuk duhet të kuptoni nga shembulli i këtyre miliarderëve se shkolla është e pavlefshme. Edhe vetë e kuptojnë rëndësinë e arsimit dhe kjo është një ndër arsyet pse ata investojnë një pjesë të pasurisë së tyre në këtë fushë.

Bill Gejts

Pasuria: 58 miliardë dollarë

Ka lënë Universitetin e Harvardit. Një ndër njerëzit më të pasur në botë dhe krijuesi i "Microsoft"-it, Bill Gates në fakt s‘e ka përfunduar universitetin. Sidoqoftë, kjo s‘e ka penguar atë që të ketë një sukses të madh. Fondacioni i tij, "Bill dhe Melinda Gates" ka 38.7 miliardë dollarë asete; dhuron për kauza që kanë qëllim t‘u ofrojnë mjete financiare të varfërve dhe ndihmon në zhvillimin e vaksinave dhe përmirësimin e sistemeve shkollore.

Li Ka-shing

Pasuria: 26.5 miliardë dollarë

La shkollën në moshën 12-vjeçare. Dikur ishte thjesht një emigrant i varfër e më pas ai nisi të shiste lule plastike në Hong-Kong në vitet ‘50. Tani është njeriu më i pasur në Hong-Kong. Ai është operatori më i madh në botë i kontejnerëve, tregtari më i madh në botë me shumicë i produkteve të bukurisë dhe atyre të shëndetësisë etj. Li Ka-shing ka bërë të ditura planet e tij për të dhuruar një të tretën e pasurisë me kalimin e kohës. Djali i tij, Viktor, e ndihmon për të drejtuar perandorinë e tij gjigante.

Sheldon Adelson

Pasuria: 26 miliardë dollarë

La kolegjin "City College" në Nju Jork. Djali i një taksisti nga Bostoni, mori 200 dollarë borxh në moshën 12-vjeçare për të filluar të shiste gazeta. Më vonë ai filloi të punonte si komisar hipotekash, këshilltar investimesh dhe konsulent financiar. Ai la shkollën e mesme dhe provoi të studionte për muzikë kur ishte adoleshent. Filloi më vonë të luante kumar në kazinotë e Las Vegasit dhe Singaporit. Ai e bëri kompaninë e tij "Las Vegas Sands" publike në vitin 2004.

Lerri Elison

Pasuria: 25 miliardë dollarë

La në mes Universitetin e Illinoisit. Miliarderi i rritur në Çikago studioi për Fizikë në Universitetin e Çikagos, por nuk arriti të diplomohej. Ai krijoi kompaninë "Oracle" në vitin 1977 dhe e bëri atë publike në vitin 1986, një ditë përpara "Microsoft"-it. Të dyja këto kompani kanë pasur konkurrencë të fortë me njëra-tjetrën që prej krijimit të tyre. Ai është përpjekur të fitojë trofeun më prestigjioz për jahtin më të madh në botë, por humbi vitin e kaluar me "Luna Rosi".

Roman Abramoviç

Pasuria: 23.5 miliardë dollarë

La në mes shkollën e mesme, mbeti jetim në moshën katërvjeçare dhe u rrit nga gjyshja dhe xhaxhai. Ai e la universitetin për të marrë pjesë në çështjet e diskutueshme të eksportit të naftës ruse. Në vitin 1995 u bashkua me rusin Boris Berezovksi dhe bleu gjigantin e naftës "Sibneft" për 100 milionë dollarë e ia shiti "Gazpromit" për 13 miliardë dollarë pas një dekade. Përveç klubit të futbollit Çelsi, ai ka edhe avionë privatë, jahte dhe një shtëpi që kushton rreth 100 milionë dollarë.

Xhek Tejlor

Pasuria: 14 miliardë dollarë

E la Universitetin e Uashingtonit për të shërbyer në marinë dhe u bë pilot luftarak gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas luftës shiti makina dhe u bë menaxher shitjes në kompaninë "St. Louis Cadillac". I mbështetur nga bosi i tij, ai filloi biznesin e tij të makinave me qira. Biznesi lulëzoi në vitin 1970. Sot, shitjet e kompanisë së tij "Enterprise Rent-A-Car" i kalojnë 9 miliardë dollarët. Djali i tij Andrew, ka filluar të punojë me të sapo ka arritur moshën për të marrë patentën.

Amancio Ortega

Pasuria: 20.2 miliardë dollarë

La shkollën në moshën 14-vjeçare. Me ndihmën e ish-gruas së tij, Rosalia Mera, ai filloi të krijonte fustane dhe të brendshme në dhomën e tyre të ndenjes, para 45 viteve. Ky biznes u kthye në një prej prodhimeve më të suksesshme të rrobave në gjithë botën dhe në vitin 2007 shënonte 14.8 miliardë dollarë në shitje. Ai tashmë ka 3902 dyqane në 70 vende të botës. Ortega është president dhe ka gjithashtu në pronësi një klub të garave të kuajve dhe një pjesë të një lige futbolli.

Francois Pinault

Pasuria: 16.9 miliardë dollarë

Ai la shkollën e mesme për të filluar punë si një tregtar i panjohur druri nga Franca në Britani. Taktikat e tij prej grabitqari në biznes e ndihmuan atë të ndërtonte një perandori gjigante. Sot, ai është aksioneri kryesor në grupin e mallrave luksoze "PPR", ku përfshihen marka si "Gucci", "Balenciaga" dhe "Stella Mccartney". Djali i tij, Francois Henri, i cili tani drejton biznesin e familjes, sapo u shtua me djalë nga aktorja Salma Hayek.

Majkëll Dell

Pasuria: 16.4 miliardë dollarë

La në mes Universitetin e Teksasit. Teksani me zë të butë rimori postin e shefit ekzekutiv në kompaninë "Dell Computer" në janar të vitit 2007, për herë të parë që prej vitit 2004, kur pengesa të shumta dëmtuan aksionet e kompanisë. Ai humbi vendin e parë në tregun e kompjuterëve në vitin 2006. Filloi të shiste kompjuterë nga dhoma e konviktit në Universitetin e Teksasit në vitin 1984 me nga njëmijë dollarë secilin e më pas e la shkollën.

Pol Allen

Pasuria: 16 miliardë dollarë

La Universitetin e Uashingtonit. Bashkëthemeluesi i kompanisë "Microsoft" mund të jetë një prej investitorëve të teknologjisë më shpresëdhënëse që ka ekzistuar ndonjëherë. Ai ka qëndruar tetë vite në kompaninë që nisi të krijonte në vitin 1975 me Bill Gates dhe 24 vjet pasi ka hequr dorë, ajo kompani i ofron akoma një të katërtën e pasurisë së tij të përgjithshme. Ai ka humbur shuma të mëdha parash në projekte pa vizione, siç ishte kompania "Interval Research Group".
__________________
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Miliarderet pa shkolle Left_bar_bleue0/0Miliarderet pa shkolle Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi