Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat te cmendura pas takave

Shko poshtë

Femrat te cmendura pas takave Empty Femrat te cmendura pas takave

Mesazh nga Haris Tue Oct 21, 2008 5:01 pm

2003_BMW_M3_10032007010426_18691[1].jpg

Femrat te cmendura pas takave

Takat e larta mbushin plot 500 vjet. Ato janë arma më e mirë e joshjes që përdorin femrat e çdo moshe dhe klase shoqërore. Këtë e dinte shumë mirë edhe i madhi Da Vinçi kur realizoi kryeveprën e tij madhështore, në qendër të së cilës qëndronte një personazh femëror shumë interesant, buzëqeshja e së cilës qëndroi enigmatike për shekuj të tërë.

Sipas të dhënave studimore, mjeshtri i veshi Mona Lizës një palë këpucë me taka të larta, për t‘i dhuruar pamjes së saj më shumë hijeshi dhe sensualitet.

Sot takat gjithmonë e më të larta janë të gjindshme në gardërobën e çdo femre. Edhe pse është vështirë të ecësh me to, nuk ka artiste që nuk ka provuar ndonjëherë modelet më të fundit që ofrohen nga Christian Louboutin ose YSL.

Femrat preferojnë gjatësinë 12 cm e lart (kur arrin kjo lartësi është e këshillueshme të vishen sandale ortopedike, me të cilat mban lehtësisht ekuilibrin). Nga ana tjetër, nuk ka mashkull mbi këtë tokë të mos pranojë se femrat që veshin taka të larta iu duken me të vërtetë shumë seksi.
rosa.jpg
Kuriozitete

Nëse dëshironi të shtoni njohuritë tuaja mbi takat e larta, atëherë lexoni gjashtë kuriozitetet e mëposhtme:

1) Shembujt e parë të takave: egjiptianët e lashtë vishnin këpucë me shollë të lartë, për të mos bërë këmbët pis nga dyshemeja e papastër.

2) Takat gozhdë janë krijuar për herë të parë në 1955. Këpucët e para u realizuan nga Roger Vivier për firmën "Dior".

3) Këpucët rreth 10 cm të larta janë veshur për herë të parë nga Luigji IV i Francës. Këto këpucë u stiluan për të nga Nicholas Lestage. Ato ishin të dekoruara me elementë që të kujtonin fushëbetejën.

4) Vajza e Enrico VIII, Maria Tudor, Mbretëreshë e Britanisë së Madhe nga 1553 deri në 1558, vishte gjithmonë këpucë me taka të larta, sepse ishte e bindur që ato ngjallin respekt.

5) Në Massachusets, takat e larta konsideroheshin imorale dhe një ligj në 1628 ndalonte veshjen e tyre.

6) Në shekullin XVI femrat e Italisë Veriore vishnin këpucë të larta me takë ortopedike rreth 60,9 centimetra. Është shumë e vështirë të mendohet ecja me to, por duke qenë se shiheshin si simbol që tregonte sofistikim dhe pasuri, visheshin me kënaqësinë më të madhe.


Cilat janë defektet që i krijojnë trupit takat e larta?

Veshja e takave të larta mund të ndikojë negativisht në nyjat e këmbëve, sepse pesha e gjithë trupit përqendrohet në këtë pikë.

Veshja e këpucëve me taka të larta sjell probleme dhe komplikacione të ndryshme. Specialistët këshillojnë veshjen e takave nga 3-5 cm. Ata theksojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t‘u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, në këtë mënyrë kryet normalisht qarkullimi i gjakut. Veshja e takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me shpinën.

Shumë femra pranojnë se takat e larta i lodhin shumë, por ato e tolerojnë këtë për t‘u dukur më të gjata, moderne dhe me stil. Sipas një studimi, 37 për qind e femrave tregojnë se do të vazhdojnë të veshin taka të larta edhe pse nuk ndihen aspak rehat me to.

Osteoartriti është një formë e ngjashme me artritin dhe prek më shumë femrat. "Përdorimi i takave është shpjegimi i vetëm që mund të jepet", tregon Kerrigan.

Si rezultat, takat e larta mund të shkaktojnë dhimbje këmbësh dhe deformime gishtash. Të shumta janë gratë që u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të rregulluar gishtat e deformuar, që shkaktohen nga takat e larta.
Problemet nuk mbarojnë këtu. Nyjat e këmbës, gjunjët dhe pjesa e legenit mund të pësojnë deformime për shkak të takave shumë të larta.

Një përqindje shumë e vogël njerëzish kanë lindur me probleme në këmbë. Shumë femra nuk tregojnë kujdes për këmbët e tyre. Ato janë të predispozuara 4 herë më shumë se meshkujt për sa u përket problemeve me këmbët.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Femrat te cmendura pas takave Left_bar_bleue20/40Femrat te cmendura pas takave Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi