Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit

Shko poshtë

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit Empty Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit

Mesazh nga Besim Tue Oct 21, 2008 4:56 pm

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit ndjekin
në një distancë të dukshme me 19 %.

Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit Kuzhinier
Joshja konsumohet në tav olinë dhe me një darkë të mirë. Situata kur meshkujt tregojnë anën e tyre më seksi dhe tërheqëse, është ndërkohë që janë të impenjuar me tiganë dhe tenxhere. Asnjë surprizë për sa i përket një klasifikimi hipotetik që zë një mashkull si partner ideal, ku një kuzhinier zë vendin e parë. Femrave duket se i pëlqen “të kapen prej fyti”, duke pasur parasysh që thuajse gjysme e tyre deklaron që arma më e mirë dhe efikase për joshjen, është një ftesë për darkë.
Ende më mirë do të ishte sikur në këtë darkë të gatuante partneri. Kështu që shumë pak mundësi u mbetet menaxherëve të suksesshëm, kur tërheqja e femrave nga ky tip mashkulli është gjithmonë dhe në rënie. Këto janë rezultatet e një anketë e udhëhequr nga ‘Bottega enogastronomike’ në siten e saj online Esperya.com, që ka krahasuar të dhënat e Institutit Internacional të Seksologjisë dhe të sitit Askmen.com, me të dhënat e ndodhura në databasen e tyre. Nga kryqëzimi i këtyre të dhënave ka rezultuar një klasifikim me pesëshen më të mirë të partnerëve joshës.
Në preferencat femërore, kuzhinieri ka dominuar në 34% të përgjigjeve, sipërmarrësit ndjekin në një distancë të dukshme me 19 %. Për këta të fundit femrat mendojë se janë goxha tërheqës, por i kritikojnë sjelljet e tyre tepër narciziste dhe kujdesin e tepruar për veten e tyre. Nëse është e vërtetë që një partner elegant dhe me paraqitje gjithmonë të rregullt është gjithmonë i mirëpritur; është gjithashtu e vërtetë që manikyri dhe kremi për fytyrën nuk stimulojnë aspak dëshirën për ta pasur një të tillë në krah. Kështu që “të kapesh prej fyti” është shumë më mirë. Në një distancë më të vogël, janë ushtarakët me 16%. Tërheqja e uniformës vazhdon ende, por ka humbur një pjesë të madhe të sharmit të viteve ‘50. Në vendin e katërt renditen veterinerët me 10%, të cilët janë shpesh në kontakt me këlyshët e vegjël të kafshëve, duke shprehur kështu ëmbëlsi dhe përkëdhelje. Këta të fundit, kritikohen nga femrat për një mungesë viriliteti. Mbyllin klasifikimin “top five”, zjarrfikësit me 8%, që simbolizojnë mbrojtjen dhe kurajën.
Nga rezultati del se binomi fitues është klasiku, ushqim-joshje. Të ftosh një partner për darkë, për 46% të burrave dhe 43% të femrave, është ende mënyra më efikase për të joshur tjetrin. Duket se kjo gjë është dhe më mirë se një udhëtim romantik, i preferuar nga 19% e femrave, ose një dhuratë e çmuar (29%). Edhe vetë gjesti i të gatuarit është një veprim shumë joshës, si për meshkujt ashtu dhe për femrat. 47% e meshkujve dhe 62% e femrave, mendojnë që të shikosh partnerin të impenjuar në furnelë, është absolutisht mënyra më e mirë për të vlerësuar “sex appeal” përkatës. E nëse erotizmi fillon të lulëzojë në fazën e përgatitjes së vaktit, edhe më ngacmuese bëhet faza e konsumimit të tij në tavolinë. Për një ndër katër femra dhe për një ndër tre meshkuj, një darkë e mirë favorizon zgjimin seksual, edhe pse për 40% të zonjave dhe për 32% të zotërinjve, gjithçka varet nga ajo që është në pjatë. Një menu mund të ketë një efekt të dyfishtë: mund të ndezë pasionin, ose mund ta shuajë atë, si një dush i ftohtë. Ndër recetat më afrodiziake dallon p.sh, rizoto me luleshtrydhe

Besim
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 32
Age : 30
Location : Para komjuterit
Registration date : 21/10/2008

http://www.xenini.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi