Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 kuriozitete për Ligën e Kampionëve

Shko poshtë

10 kuriozitete për Ligën e Kampionëve Empty 10 kuriozitete për Ligën e Kampionëve

Mesazh nga H-king Tue Oct 21, 2008 4:51 pm

10 kuriozitete për Ligën e Kampionëve F.0918004232854_m

1. Manchester United është fituesi i fundit i Ligës së Kampioneve. Përveç edicionit 2007-2008, Djajtë e Kuq, në krye me Sir Alex Ferguson, e kanë fituar Ligën e Kampionëve edhe në sezonin 1998-1999.

2. Reali Madrid është klubi më i suksesshëm në Ligën e Kampioneve. Klubi spanjoll e ka fituar titullin e kampionit të Evropës gjithsej 9 herë. Të fundit herë Reali e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2002.

3. Los Merengues mbajnë edhe një tjetër rekord unikal, të paarritshëm deri tani: e kanë fituar pesë herë radhazi titullin e kampionit të Evropës. Kjo ka ndodhur në periudhën nga viti 1956 deri në vitin 1960.

4. Sulmuesi i Reali Madridit, Raul Gonzales, është golashënuesi më i mirë i garës më të fortë evropian. Spanjolli ka shënuar 61 gola në këtë garë.

5. Marchelo Lippi është trajneri i cili ka arritur katër herë në finalen e Ligës së Kampioneve, më shumë se çdo trajner tjetër. Përzgjedhësi, i cili aktualisht drejton kombëtaren italiane, suksesin në garën evropiane e ka arritur me Juventusin në vitet: 1996, 1997, 1998, dhe 2003.

6. Clarence Seedorf është i vetmi lojtar që ka fituar trofeun me tre ekipe të ndryshme, Holandezi ka triumfuar në Ligën e Kampionëve me Ajaxin në vitin 1995, me Real Madridin në vitin 1998 dhe Milanin (2003 dhe 2007).

7. Hernan Crespo është i vetmi lojtar që ka shënuar në Ligën e Kampioneve me pesë ekipe të ndryshme: Parma, Lazio, Inter, Chelsea dhe Milan.

8. Goli më i shpejtë në Ligën e Kampioneve është shënuar pas 10 sekondash nga holandezi Roy Makkayt, kur luante për Bayern Munichun. Goli i holandezit u shënua kundër Real Madridit në vitin 2007.

9. Paolo Maldini, është i vetmi lojtar që ka luajtur në finalet e Ligës së Kampioneve në tre dekada të ndryshme.

10. Finalistët nga i njëjti vend janë këto: finalja spanjolle e vitit 2000 në Paris, kur u takuan Real Madrid dhe Valencial; finalja italiane e vitit 2003, kur u takuan Milan dhe Juventusi, dhe finalja e këtij viti, 2008, kur u përballen dy ekipet angleze, Manchester United dhe Chelsea.
__________________

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 28
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi