Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burri dënohet për largimin e maces së gruas nga shtëpia

Shko poshtë

Burri dënohet për largimin e maces së gruas nga shtëpia Empty Burri dënohet për largimin e maces së gruas nga shtëpia

Mesazh nga H-king Tue Oct 21, 2008 4:45 pm

Burri dënohet për largimin e maces së gruas nga shtëpia

Burri dënohet për largimin e maces së gruas nga shtëpia F.0924045101101_m

Një burrë italian është dënuar me 600 euro gjobë për largimin e maces e gruas së tij nga shtëpia pasi që kishte urinuar në çantën e tij.
Italiania Laura Marchesi ka ftuar avokuesit për të drejtat e kafshëve pasi që burri i saj Alessandro e ka larguar macen e saj me emrin Ivano nga shtëpia, duke e vendosur në ballkonin e tyre të hapur.

Ajo ka kontaktuar Shoqatën italiane për mbrojtjen e kafshëve dhe mjedisin të cilët ia kanë gjetur asaj avokatët të cilët më të specializuar në raste të tilla.

Zonja Marchesi ka thënë se e ka gjetur macen duke u dridhur nga të ftohtit dhe të uritur pasi që kishte kaluar tërë natën në tentim për të hyrë në banesën e tyre në qytetin e Parmës.

Tani gjykata ka vendosur që zotëriu Marchesi duhet t’i paguaj gruas së tij 600 euro për shpenzimet e veterinarit dhe dëmin e shkaktuar emocional.

"Jam shumë e kënaqur me gjithë ndihmën e dhënë nga avokatët”, ka thënë zonja Marchesi.

"E dua macen time shumë, dhe ajo çfarë ka ndodhur ka ndikuar shumë në mua emocionalisht. Është e ndershme që unë të marr kompensim për këtë", ka përfunduar ajo.

Është e paqartë se çfarë efekti ka pasur kjo në marrëdhënien e çiftit.

H-king
Moderator

Numri i postimeve : 127
Age : 28
Location : ne zemer te kingut
Registration date : 21/10/2008

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi