Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Abraham ka oferta: Vendos në janar

Shko poshtë

Abraham ka oferta: Vendos në janar Empty Abraham ka oferta: Vendos në janar

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 1:09 pm

E martë, 21 Tetor 2008 11:23
Abraham ka oferta: Vendos në janar 7775
Në Shqipëri u rrit si futbollist, por duket se shumë shpejt ka ndërmend ta braktisë atë. Bëhet fjalë pikërisht për një nga të huajt më të suksesshëm, që luajnë në kampionatin shqiptar, nigerianin Abraham Alechenu.



I lindur më 26 mars 1986, në Nigeri, prej kohësh qarkullon në listat e specialistëve si një ndër lojtarët e mirë të edicioneve të fundit të futbollit tonë, por megjithatë ka preferuar të maturohet akoma, para se të bëjë hapin e madh.

I stacionuar sezonin aktual te Tirana, iu deshën 90 minutat kundër Milanit, për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në takimin historik, ku bardheblutë me fitoren 2-1 ngritën edhe të parin trofe të "Taçi Oil Albania Reads", ka qenë një nga futbollistët më të mirë në fushë.

Ofertat

Mbrojtësi 22-vjeçar i krahut të majtë, me kalimet e tij që "hipnotizuan" emrat e mëdhenj të Milanit", jo vetëm tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve në shkallët e stadiumit, por edhe të menaxherëve, të cilët nuk mund ta linin t'u shpëtonte ky rast.

Dhe ofertat nuk mungojnë. Këtë e pranon vetë Abraham, i cili duket i përmbajtur dhe nuk preferon të zbulojë emra konkretë. "Aktualisht kam disa oferta nga klube jashtë Shqipërisë, pohoi dje vetë Abraham, i cili ka bërë goxha përmirësime në shqipen e tij. Skuadrat nuk i them për momentin, por do të vendos në merkaton e janarit".

Karriera

Abraham Alechenu ka luajtur me skuadrën Ambasadorët e Krishtit, në kategorinë e dytë të Nigerisë. Është aktivizuar edhe në përfaqësuesen olimpike të Nigerisë.

Në Shqipëri, pasi dështoi në tre testimet e para te Besa, Teuta dhe Elbasani, aventurën iu desh ta niste te Gramozi, në 2004-2005. Në gjysmën e atij sezoni kaloi tek Apolonia.

Atje spikati dhe Elbasani e bëri të vetin në 2005-2006. Tirana ua rrëmbeu elbasanasve në sezonin 2006-2007. Sezoni 2007-2008 e gjeti te Dinamo për një ofertë më të mirë. Por në sezoni aktual, Tirana e riktheu, duke e joshur me një projekt premtues. Mund të jetë ndër të huajt, që ka fituar më shumë tituj kampionë në Shqipëri: me Elbasanin (2006), me Tiranën (2007) dhe Dinamon (2008).

Kartoni

Shpresoi shumë, se duke luajtur në Evropë, do të arrinte Kombëtaren e Nigerisë, por, deri tani, nuk ia ka dalë.

I lodhur duke pritur, duket se ka ndryshuar mendje. Një dëshirë e tij është të marrë shtetësinë shqiptare dhe të luajë për Kombëtaren kuqezi.

Duket se mundësitë për pasaportën ekzistojnë, pasi, sikurse ka thënë vetë futbollit, për këtë ka premtimin e Presidentit Bamir Topi.

Pritet dhe mendimi i Ari Han. Gjithsesi, falë paraqitjeve të mira, vlera e kartonit të tij ka ardhur në ngritje. Sipas faqes enciklopedisë "online" "Wikipedia", për këtë sezon te Tirana do të fushë në xhep 160 mijë dollarë.

Ndërsa vlera kartonit të tij në merkato, sipas "Transfermarkt.de", është 300 mijë euro.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Abraham ka oferta: Vendos në janar Left_bar_bleue0/0Abraham ka oferta: Vendos në janar Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi