Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kueiroz: Bëmë gjithçka, por nuk i mundëm dot

Shko poshtë

Kueiroz: Bëmë gjithçka, por nuk i mundëm dot Empty Kueiroz: Bëmë gjithçka, por nuk i mundëm dot

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 12:59 pm

E shtunë, 18 Tetor 2008 09:10
Kueiroz: Bëmë gjithçka, por nuk i mundëm dot 7723
Trajneri i Portugalisë, Karlos Kueiroz, pranoi pas ndeshjes kualifikuese ndaj Shqipërisë se barazimi pa gola ishte një rezultat i pashpresë.



Lajmi publikohet nga faqja prestigjioze Eurosport.com. "Ishte një tjetër përfaqësim mizerabël i djemve të Kueirozit, të cilët dështuan të gjenin golin edhe në rrugën qorre kundër Suedisë (0-0) të shtunën e kaluar, që pasoi humbjen 3-2 nga Danimarka muajin e kaluar", shkruhej në europsort.com.

"Admir Teli u dëbua jashtë fushës për vizitorët pak para përfundimit të pjesës së parë, vetëm pasi ai kishte mbërritur si zëvendësues në minutën e 24-të, por Portugalia pa talentet kreativë si Manike e Deko, nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës".

Ajo që e bën më të trishtueshme gjendjen në Portugali, është fakti se skuadra e Kristiano Ronaldos ka grumbulluar po aq pikë, sa dhe Shqipëria e Lorik Canës e Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit, por Suedia ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur, teksa Danimarka e Hungaria janë në krye me nga shtatë pikë.

"Është një rezultat i madh zhgënjyes", tha Kueiroz. "Ne jemi të pakënaqur, pasi kurrë nuk e parashikonim një barazim me Shqipërinë në shtëpi, kryesisht pasi Shqipëria luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë. Ne e pranojmë që performanca jonë ishte e varfër. Unë nuk e di se çfarë tjetër kishim nevojë për të fituar ndeshjen. Ne patëm kaq shumë shanse dhe nuk shënuam edhe një gol të vetëm".

Po ashtu, ka folur edhe sulmuesi Nuno Gomesh, i cili ka konfirmuar sërish, se ka qenë tepër e vështirë që: "Jemi shumë të zhgënjyer me barazimin. Tani na mbetet vetëm të fitojmë pikë në ndeshjet në transfertë. Nuk është se na mungoi fati, na mungoi tjetër gjë. Ne mund të rrinim gjithë natën duke luajtur, por nuk do të kishim shënuar".

Një tjetër reagim vjen nga mesfushori Raul Meireles: "Kualifikimi është tashmë akoma dhe më i vështirë, por ne kemi mundësitë për të kompensuar gjithçka në ndeshjet e ardhshme. Bëmë gjithçka për të shënuar dhe për ta fituar këtë ndeshje, por ka qenë më shumë se e vështirë për të arritur te goli aq shumë i dëshiruar nga ne dhe tifozët tanë. Më vonë e humbëm kontrollin e situatës".

Portieri i Portugalisë, Kuim, nënvizon: "Është shumë e vështirë që ta shpjegosh këtë rezultat. Është e vërtetë se kohët e fundit ne nuk kemi qenë në humor të mirë, na ka munguar shumë dhe fati, por kjo nuk arrin të justifikojë gjithçka. Me kalimin e minutave, goli i shumëpritur nuk po vinte, më pas të gjithë filluan të humbnin kontrollin. Kjo ndikoi në komplikimin e lojës sonë. Në të ardhme, natyrisht duhet të shmangim çdo gabim të tillë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm".
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Kueiroz: Bëmë gjithçka, por nuk i mundëm dot Left_bar_bleue0/0Kueiroz: Bëmë gjithçka, por nuk i mundëm dot Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi