Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria, nën ethet e “ferrit” portugez

Shko poshtë

Shqipëria, nën ethet e “ferrit” portugez Empty Shqipëria, nën ethet e “ferrit” portugez

Mesazh nga Benjamin Tue Oct 21, 2008 11:10 am

E martë, 14 Tetor 2008 10:11
Shqipëria, nën ethet e “ferrit” portugez 7676
Shqipëria mbërthehet nga ethet e "ferrit", që e pret në Portugali vetëm 24 orë më pas, kur do të duhet të zbresë në fushë për të matur forcat me "brazilianët" e Evropës.




Ferri

Humbja e dhimbshme ndaj Hungarisë i ka prerë krahët edhe optimizmit më të vogël, duke lënë pas një të skualifikuar (Dallku) dhe një infermieri me tre lojtarë në dyshim pas dëmtimeve të pësuara (Cana, Vangjeli, Hyka për të cilët sot vendoset) dhe një moral të ulët.

Të gjitha këtyre, duke u bashkangjitur edhe emrin e një kundërshtari të frikshëm me shumë yje si Portugalia, që e ka fitoren ndaj nesh si mundësi jetike për të pretenduar kualifikimin drejt Botërorit 2010, të bëjnë të parashikosh se stadiumi i Bragës do të t'i ngjajë vërtet ferrit.

Megjithatë, shpresa është ajo që "vdes" e fundit, dhe kjo është e vetmja që mban në jetë ëndrrën shqiptare për të rrëmbyer ndonjë pikë në Portugali.

Analiza

Gjithsesi, trajneri Ari Han është i vendosur të bëjë formalitetet e tij si para çdo sfide tjetër. Sipas burimeve pranë kombëtares, holandezi ka zhvilluar analizën e humbjes së të shtunës në mbrëmje.

Tekniku i kuqezinjve nuk ka nguruar aspak të shënjestrojë edhe njëherë gabimet në manovrën mbrojtëse të futbollistëve të tij, gjë e cila në dy rastet ku pati një mungesë vëmendjeje, u ndëshkua me dy gola, që i kushtuan pikërisht atë humbje të dhimbshme.

Por Han ka shmangur plotësisht evidentimin e emrave konkretë, te të cilët drejtohej kjo kritikë.

Nis aventura

Pikërisht në orët e paradites së djeshme, me udhëtimin drejt vendit të gadishullit iberik, ka nisur edhe aventura portugeze e Shqipërisë. Kuqezinjtë kanë lënë pas Budapestin, bashkë me pasojat që i dhuroi dhe kanë fluturuar drejt Guimaresh, ku edhe do të akomodohen në pritje të ndeshjes së të mërkurës.

Sikurse është bërë e ditur, të gjithë lojtarët kanë qenë pjesë e grupit dhe pasdite kanë kryer edhe seancën e parë në tokën e luzitanëve.

Ndërsa sot do t'u nënshtrohet edhe dy seancave të fundit, para se të zbresin në fushën e stadiumit "Braga", të mërkurën në orën 21:45.

Pergatitja

Trajneri Ari Han gjatë analizës që i bëri dështimit me Hungarinë, nuk kishte se si të shmangte në krahasimet me përballjen e frikshme që e pret të mërkurën në Portugali.

Nuk është përqendruar shumë te kundërshtari, pasi, sipas tij, tashmë stili i tij i lojës së luzitanëve është i njohur për të gjithë.

Është mjaftuar vetëm me një batutë shumë domethënëse: "Ne gabuam shumë kundër Hungarisë, por duhet të keni parasysh se Portugalia do të jetë shumë herë më e vështirë se ajo e të shtunës".

Detajet e strategjisë, e cila do të përdoret në sfidën ndaj kampionët të Evropës, Kristiano Ronaldo & Co., tekniku ka ndërmend ta zbërthejë në dy seancat e ditës së sotme.


Rekordi i Lales

Takimi me Portugalinë do të fiksojë edhe një rekord personal të mesfushorit Altin Lala. Kapiteni i Kombëtares, tashmë në kuotën e 69 ndeshjeve, është vetëm 4 ndeshje larg legjendës Foto Strakosha, që me 73 ndeshjet e tij me fanellën kuqezi është dhe lojtari shqiptar me më shumë ndeshje.

Nëse do të luajë kundër Portugalisë, Lala do të rrumbullakosë shifrën 70 të ndeshjeve me përfaqësuesen.

Shqipëria ka dhe 7 ndeshje zyrtare për të luajtur deri në përfundim të eliminatoreve të Botërorit 2010, plus disa ndeshje miqësore në datat e lira të FIFA-s dhe mundësia për të thyer rekordin e më shumë ndeshjeve të luajtura me Kombëtaren, i cili mbahet nga ish-portieri Foto Strakosha, është shumë e madhe.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Shqipëria, nën ethet e “ferrit” portugez Left_bar_bleue0/0Shqipëria, nën ethet e “ferrit” portugez Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi