Shqipëria pësoi humbje në Budapest

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqipëria pësoi humbje në Budapest

Mesazh nga Benjamin prej Tue Oct 21, 2008 11:06 am

E shtunë, 11 Tetor 2008 22:27

Në bazë të lojës së treguar nga të dyja skuadrat, kuqezinjtë nuk është dashur ta humbasin këtë ndeshje ...



Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje në stadiumin "Frenc Pushkash" në Budapest ndaj Hungarisë, me rezultat 2:0. Në bazë të lojës së treguar nga të dyja skuadrat, kuqezinjtë nuk është dashur ta humbasin këtë ndeshje, por janë ndëshkuar nga dy gola që kanë ardhur nga ndërprerjet, falë pakujdesisë së mbrojtjes.
Pjesa e parë ishte plotësisht e barabartë, ku i vetmi kërcënim për portat erdhi nga Skela, i cili goditi tërthorësen. Megjithatë pjesën e dytë shumë më mirë e nisën hungarezët, të cilët në minutën e 49-të gjetën golin e epërsisë, me gjuajtjen me kokë të sulmuesit Torghelle. Pas këtij goli kuqezinjtë u vërsulën në sulm, por pa arritur të kërcënojnë seriozisht portën kundërshtare. Kjo i dha mundësi hungarezëve që të rrezikojnë disa herë portën e Beqajt, për të vulosur fatin e takimit në minutën e 82-të me golin e Juhasz, me kokë, pas harkimit nga një goditje këndi të cilën ua dhuroi hungarezëve gjyqtari kryesor. Pas kësaj fitoreje Hungaria është ngjitur në kuotën e 4 pikëve, aq sa ka Shqipëria. Kuqezinjtë ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë në Bragë ndaj Portugalisë, të mërkurën më 15 tetor.

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi