Philips paraqiti DVD playerin mobil

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Philips paraqiti DVD playerin mobil

Mesazh nga Benjamin prej Mon Oct 20, 2008 12:09 pm


Kompania Philips ka paraqitur DVD playerin i cili pos qëllimit bazë ofron mundësinë edhe të shfletimit të përmbajtjeve video nga iPod.



Pajisja me shenjën DCP951 posedon ekran LCD me diagonale prej nëntë inçësh, altoparlante, e përveç paraqitjes së DVD-ve, ofron lidhje solide me pajisjet tjera.

Si fillim, në të gjendet qasja e veçantë në pjesën anësore të pajisjes i cili mundëson ndërlidhje me playerin multimedial iPod të kompanisë Apple. Në të gjithashtu gjendet edhe lexuesi i kartelave të memories SD/MMC, që do të thotë se në këtë player mund të shfletoni edhe fotografitë dhe pjesët e video materialeve të cilat i keni regjistruar me videokamerë apo fotoaparat.

DVD-ja mobile e Philips mbështet formate të ndryshme siç janë DVD, DVD+/-R, (S)VCD, DivX e MPEG4. Bateria e integruar siguron dy orë e gjysmë të riprodhimit, e për energji shtesë dhe lidhje sistemi mobil ka AC e auto adapter si dhe kabllo AV.

Pajisja DVD mobile e Philips DCP951 mund të blihet me një çmim rreth 260 euro.
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi