Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Phoenix" zbulon borë në Mars

Shko poshtë

"Phoenix" zbulon borë në Mars Empty "Phoenix" zbulon borë në Mars

Mesazh nga Benjamin Mon Oct 20, 2008 12:04 pm

"Phoenix" zbulon borë në Mars 7416
Sonda "Phoenix" ka zbuluar gjurmë bore në planetin Mars. Agjencia hapësinore amerikane, "NASA" e ka konsideruar këtë ngjarje si një zbulim të paprecedent.




"Një instrument i përdorur për analizimin e ndërveprimit mes atmosferës dhe sipërfaqes së tokës së Marsit ka zbuluar gjurmë bore që binin nga lartësia 4 mijë metra mbi zonën ku u vendos sonda 'Phoenix'", thuhet në një komunikatë të "NASA"-s. "Nuk është parë një gjë e tillë më parë në Mars. Do të grumbullojmë të dhëna të tjera për të mësuar, nëse bora ka rënë mbi sipërfaqe", theksoi agjencia hapësinore. Sipas disa vëzhgimeve, flokët e borës janë shkrirë përpara se të binin mbi sipërfaqen e planetit të kuq.
"Megjithatë, vëzhgimet e kryera me mjetet e sondës 'Phoenix', kanë zbuluar gjurmë të reaksioneve kimike mes mineraleve të tokës në Mars dhe ujit në gjendje të lëngët në të shkuarën, të ngjashme me ato që ndodhin në Tokë. Shumica e formacioneve gëlqerore dhe e argjilave formohen në prani të ujit në gjendje të lëngët", bënë të ditur shkencëtarët amerikanë.
Benjamin
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 31
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
"Phoenix" zbulon borë në Mars Left_bar_bleue0/0"Phoenix" zbulon borë në Mars Empty_bar_bleue  (0/0)

http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi