Skeleti i Njeriut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Skeleti i Njeriut

Mesazh nga wisky_1us prej Thu Apr 09, 2009 4:40 pm

Skeleti është një strukturë e brendshme kockash që mban trupin e një organizmi kurrizor. Rreth 25% e peshës së njeriut e zënë kockat dhe gjysma e 206 kockave të trupit gjenden në duar dhe këmbë

Kockat

Kockat mbahen nga një sistem gjenial nyjesh dhe menteshash që i mundësojnë kurrizorëve të lëvizin.Kockat nuk janë aq të forta dhe të rënda siç duken. Nga brenda kanë hapësira boshe, që i bëjnë të lehta dhe lejojnë kalimin e enëve të gjakut dhe të nervave.Kockat janë inde të gjalla - ato rriten dhe shërohen vetë, një lloj si lëkura. Në raste të thyerjes së ndonjë kocke, indi i ri kockor formohet me shpejtësi dhe plotëson boshllëkun. Me rastin e stërvitjeve të trupit ato ngjeshën dhe bëhen më të forta.Kockat lidhen ndërmjet veti me nyje të cilat ju mundësojnë atyre njëherit që të mund të lëvizin. Nyjet tek gishtat, bërrylat dhe gjunjët punojnë si mentesha, duke kufizuar lëvizjen kryesisht vetëm në një drejtim. Po ashtu është karakteristike edhe nyja e legenit dhe e shpatullave që kanë formën e një topi brenda një zgavre. Kjo zgjidhje i lejon krahët dhe këmbët të lëvizin lirisht në çdo drejtim. Në të gjitha nyjet e lëvizshme ndodhet një lëngë që rrethon nyjen dhe e bën atë të lëviz me lehtësi

wisky_1us

Numri i postimeve : 5
Age : 27
Registration date : 09/04/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.livescore.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi