Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sistemi Muskulor

Shko poshtë

Sistemi Muskulor Empty Sistemi Muskulor

Mesazh nga wisky_1us Thu Apr 09, 2009 4:39 pm

Sistemi muskulor është tërësia e muskujve të trupave të organizmave të gjallë dhe bëjnë të mundshëm lëvizjen e tyre.
Tabela e përmbajtjeve [fshih]
1 Indi muskulor
2 Ndërtimi i fijes muskulore
3 Muskuli i zemrës
4 Muskuli i tipik
5 Shiko edhe këtë

Sistemi Muskulor 516px-Muscles_anterior_labeled
Sistemi Muskulor 491px-Muscle_posterior_labeled
Muskulatura e njeriut nga Mbrapa
Indi muskulor
(Textus muscularis) Indi muskulor është njëri nga indet më të përhapura, pa të cilin nuk mund të kuptohet jeta ne organizmat shtazore. Nëpërmjet ti nuk realizohet vetëm zhvendosja e organizmit në hapësirë, por kryhen edhe shumë lëvizje të tjera te brendshme, sikurse që janë tkurrjet e zemrës, frymëkembimi, peristaltika e zorrëve etj. Pra vetia kryesore e këtij indi është aftësia për tu tkurrur. Drejtimi I tkurrjes shkon sipas drejtimit të vetë fijes apo qelizës muskulore. Ekzistojnë tre tipa të indit muskulor:
muskulatura e lëmuar,
muskulatura e vijëzuar (e skeletit) dhe
muskulatura e zemrës, që konsiderohet si formë e ndërmjetme e dy tipave të parë.
Muskulatura e lëmuar dhe muskulatura e zemrës ndërtohen nga qeliza muskulore, ndërsa e skeletit ndërtohet nga fije (fibra) muskulore qe janë formacione makroskopike të gjata sa vetë muskuli.
Në muskulaturën e zemrës dhe të skeletit, të parë ne mikroskop, mund të dallohen disa vijëzime me vendosje të tërthortë, ndërsa ne muskulaturën e lëmuar këto formacione mungojnë, prandaj kjo muskulaturë quhet e lëmuar. Nga ana funksionale është e rëndësishme të theksohet se muskulatura e skeletit tkurret në mënyrë të vullnetshme, ndërsa muskulatura e lëmuar dhe ajo e zemrës tkurren në mënyrë të pavullnetshme. Dallimet ndërmjet tipave të muskulaturës do t’i përmendim pasi të jemi njohur me ndërtimin e tyre. Disa formacione të qelizës apo fijes muskulore kanë një terminologji të veçantë. Kështu membrane qelizore ose plasomela këtu quhet sarkoleme, sitoplazma sarko plazmë, rrjeta endoplazmatike rrjetë sarkoplazmatike, ndërsa mitokondriet-sarkozome.
Muskulatura e lëmuar
(Texus muscularis glaber) Muskulatura e lëmuar ndërtohet nga qeliza në formë boshtore që quhen miocite. Nga jashtë ato vishen prej një membrane shumë të hollë (sarkolema) që në mikroskop të zakonshëm nuk mund të shihen. Në qendër të miocitit vendoset bërthama qe ka formë boshtore, pra i përgjigjet formës së jashtme të qelizës. Në mes të sarkolemës dhe të bërthamës shtrihet citoplazma (sarkoplazma) me ngjyrë të kuqe. Miocitet në skajet e tyre mund të ndahen në dy degë për tu lidhur me qelizat fqinje. Në skarkoplazmë vendosen disa fije shumë të holla që janë mioflamentet, të cilat marin pjesë aktive ne procesin e tkurrjes. Mioflamentet vendosen paralel me gjatësinë e miocitit. Gjatësia e qelizës ndryshon sipas organit ku vendoset psh: në enët e gjakut kanë gjatësi rreth 20 mikrometër, në zorrë rreth 200 mikrometër, në mitër (gjatë periudhës së barrës) miocitet mund të arrijnë një gjatësi prej 500 mikrometër. Gjatë tkurrjes miociti shkurtohet dhe trashet, kurse bërthama përdridhet në formë të spirales. Në prerje të tërthortë miocitet paraqiten me diametër të ndryshëm. Në rast se prerja kalon në qendër të qelizës, pra në nivel të bërthamës, diametri është më i madh, kurse prerja e bërthamës paraqitet e rrumbullakët. Në nivele tjera diametri është më i vogël dhe nuk përmban bërthamë. Në disa organe, si psh. Në zorrë, muskulatura e lëmuar vendoset në dy drejtime: gjatësore dhe tërthore. Në këtë rast miocitet mund të shihen ne të dyja prerjet. Zakonisht miocitet qëndrojnë shumë afër njëra-tjetrës sa që është shumë vështirë të vërehet kufiri mes tyre. Për t’i dalluar ato na ndihmojnë bërthamat e qelizave, të cilat gjithmonë shihen mirë. Grupe qelizash me pozicion të njetë ndahen prej njëri-tjetrit nga një rrjetë prej indit lidhor fijeshkrifët, qe quhet endomisium. Kjo rrjetë mund të shifet edhe ndërmjet miociteve. Tufat muskulore rrethohen nga një shtresë e hollë e indit fijeshkrifët që quhet permisium, ndërsa krejt muskuli vishet nga jashtë nga epimisium. Në mikroskop elektronik mund të vërehet se sarkolema e miocitit bën disa palosje (invaginime) me drejtim të sarkoplazmës. Në disa raste këto palosje marrin formë të rregullt, duke krijuar disa formacione të veçanta, që quhen kaveole (caveole). Kohët e fundit eksizoton mendim se të gjitha këto struktura së bashku janë analoge me sistemin e tubulit T që është karakteristik për muskulaturën e skeletit. Lidhja e qelizave fqinje bëhet sipas tipit nexus. Këto zona nuk shërbejnë vetëm për bashkimin e qelizave, por edhe si vend kalimi për ngacmimet (impulset) nga një qelizë në tjetrën. Muskulatura e lëmuar është e specializuar për tkurrje të vazhdueshme, por me një forcë relativisht më të dobët se sa muskulatura e skeletit. Kjo tkurrje është veti e lindur e miocitit, por që të realizohet duhet edhe pjesëmarrja e sistemit nervor autonom, e hormoneve, si dhe disa metaboliteve lokale të cilat modulojnë tkurrjen sipas kërkesave funksionale të organit ku ndodhet kjo muskulaturë. Kështu psh., muskulatura e lëmuar e zorrëve bën tkurrje të vazhdueshme ritmike, që formojnë peristaltikën e zorrëve të domosdoshme për përcjelljen (shtytjen) poshtë masave ushqimore. Tkurrja e muskulaturës së lëmuar dallohet nga tkurrja e muskulaturës së skeletit. Jo vetëm se është e pavullnetshme, por edhe se ajo bëhet më me ngadalë dhe jo menjëherë pas marrjes së ngacmimit. Periudha prej marrjes së ngacmimit deri në tkurrje zgjat 0.2-0.8 sek., kjo quhet periudha latente. Duke qenë se muskulatura e lëmuar tkurret me ngadalë, ajo humbet me pak energji dhe nuk lodhet aq shpejt sa muskulatura e skeletit.
Muskulatura e vijëzuar
(Textus muscularis transversostriatus) Në muskulaturën e vijëzuar ose të skeletit, përveç muskujve që lidhen me skeletin, bëjnë pjesë edhe disa muskuj tjerë të vullnetshëm, si : muskujt e gjuhës, të faringut, laringut,të anusit etj. Muskuli i zemrës, megjithëse është i vijëzuar, do të studiohet në vete, pasi ka dallime morfologjike që e bëjnë të qëndrojë mes muskulaturës së vijëzuar dhe të lëmuar. Muskulatura e skeletit ka strukturë simplastike, pra ajo nuk ndërtohet nga struktura qelizore, por nga fije muskulore brenda të cilave vendoset një numër i madh bërthamash.

Ndërtimi i fijes muskulore
Në muskulaturën e vijëzuar, me mikroskop të zakonshëm, në secilën fije (fiber) mund të dallojmë disa vijëzime me pozicion të tërthortë (transversal) me gjatësinë e fijes. Ndërmjet vijëzimeve duken hapësira të bardha ose të qarta. Vijëzimet quhen disqe të errëta, ndërsa hapësirat mes tyre quhen disqe të qarta. Bërthamat vendosen ne periferi të fijes. Gjatësia e fijës ndryshon në varësi të muskulit ku vendoset. Kështu psh., në muscul sartorius secila fije arrin gjatësinë rreth 45 cm, pra sa është i gjatë edhe vet ky muskul. Ata kanë formë të një cilindri me skaje të rrumbullakosura. Fijet muskulore ndahen nga njërtra- tjetra prej endomisiumit, ndërsa tufat apo fashikujt muskulor rrethohen nga perimisium. Krejt muskuli vishet nga epimisiumi. Enët e gjakut dhe fijet nervore prej epimisiumit depërtojnë në perimisium dhe endomisium. Nga madhësia e fashikujve mund të gjykohet për funksionin që e kryejnë muskujt të veçantë. Kështu psh., në muskujt qe kryejnë lëvizje të imta dhe tepër të kontrolluara, sikurse janë muskujt e jashtëm të syrit, fashikujt janë më të vegjël, ndërsa endomisiumi është relativisht i trashë. Përkundrazi, në muskujt që bëjnë vetëm lëvizje të mëdha, sikurse janë muskujt e regjionit gluteal, fashikujt janë të mëdhenj, ndërsa indi lidhor i perimisiumt është pak i shprehur. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Fije muskulore të skeletit në prerje gjatësore. Këtu mund të shihen disqe e errëta në formë vijash të zeza me pozicion horizontal me gjatësinë e fijeve, si dhe disqet e qarta në formë vijash të bardha, që alternojnë me disqet e errëta. Secila fije muskulore ndërtohet nga këto pjesë kryesore: 1.sarkolema, 2.sarkoplazma, 3.bërthama, 4.sarkozomet, 5. rrjeta sarkoplazmatike, 6.kompleksi i Golxhit dhe 7.miofibrilet.
Sarkolema (sarcolema) është cipa mbështjellëse e fijes muskulore. Si gjithë membranat e tjera ajo ka strukturë trelamerare dhe është shumë elastike për t’iu përshtatur ndryshimeve të vrullshme të fijes muskulore gjatë tkurrjes dhe relaksimit të saj. Sarkolema merr pjesë aktive në mekanizmin e tkurrjes të fijes muskulore. Sarkolema vishet nga jashtë nga një membranë bazale. Mes kësaj dhe sarkolemës vendosen edhe qeliza të vogla me zgjatime (qeliza satelite), të cilat së bashku me sarkolemën marrin pjesë në ripërtrirjen e fijes muskulore.
Sarkoplazma (sarcoplasma) është masë amorfe e fije muskulore, analog me citoplazmën e miocitit. Këtu vendosen elementet tjera të fijes muskulore, dmth bërthamat, miofibrilet, sarkozomet, rrjeta sarkoplazmatike dhe kompleksi i Golxhit.
Bërthamat vendosen në periferi të fijes muskulore menjëherë nën sarkolemën dhe kanë formë vezake. Është llogaritur se ne çdo cm të fijes muskulore të gjenden reth 30-40 bërthama. Si rregull bërthamat në të njëjtën fije nuk vendosen përballë njëra- tjetrës..
sarkozomet nuk janë gjë tjetër veçse mitokondrie të cilat në fije muskulore gjenden me shumicë, pasi shërbejnë si “fabrika energjie”, energji për të cilën fija muskulore ka shumë kërkesa
Rrjeta sarkoplazmatike ose rrjeta endoplazmatike është e tipit të lëmuar, qëndron pranë tubulit T dhe ka lidhje funksionale me të, sidomos për përqendrimin e joneve të kalciumit, që marrin pjesë në mekanizmin e tkurrjes.
Kompleksi i Golxhit në fijen muskulore është pak i zhvilluar dhe nuk është vërtetuar se luan ndonjë rol specifik në funksionet e fijes muskulore, përveç atyre që luan në gjithë qelizat e tjera.
Miofibrilet janë element shumë i rëndësishëm për fijet muskulore, pasi ato marrin pjesë aktive ne tkurrjen e muskulit. Ato përshkojnë në mënyrë paralele gjithë gjatësinë e fijes muskulore. Miofibrilet nuk janë shpërndarë në mënyrë homogjene, por në formë tufash. Këto tufa duken më mirë në prerje tërthore të fijes muskulore, në formën e disave grupeve pikëzimesh që quhen fushat e Konhejmit. E parë në mikroskop elektronik, secili miofibril (me diametër një mikrometër) është ndërtuar nga rreth 2500 fije akoma më të holla, qe quhen miofilamente protofibrile.
Fijet e kuqe
Janë më të holla nga tre tipet e fijeve. Përmbajnë më shumë mitokondrie, si dhe janë lëndë me natyrë proteinike që quhen mioglobine , e cila u jep edhe ngjyrën e kuqe. Mioglobina është analoge me hemoglobinën, që i jep ngjyrën e rruazave të kuqe të gjakut. Këto fije tkurren dhe relaksohen më ngadalë se fijet e tjera, prandaj lodhen më pak se ato. Fije muskulore të kuqe mbizotërojnë p.sh. në muskujt e syrit dhe ata të diafragmës.
Fijet e bardha
Kanë diametër më të gjerë se fijet e kuqe, përmbajnë më pak mitokondrie dhe mioglobine. Megjithatë, ato janë më të pasura me glikogjen dhe enzime glokolitike. Këto lloje fijesh mbizotërojnë në ata lloje muskujsh që bëjnë tkurrje të fuqishme, sikurse janë muskujt biceps dhe triceps të krahut. Fijet e bardha lodhen më shpejtë se fijet e kuqe. Energjia për tkurrjen e këtyre fijeve sigurohet në radhë të parë nga procesi i glukozës anaerobike, prandaj këto në literaturë njihen si fije anaerobike. Ndryshimet morfologjike dhe funksionale të kuqe janë përmbledhur në tabelën e mëposhtme.
Fijet e ndërmjetme
Kanë përbërje kimike dhe funksionale që qëndrojnë ndërmjet dy tipave të parë të fijeve. Muskujt e skeletit të njeriut zakonisht i përmbajnë të tre tipat e fijeve, me mbizotërim të fijeve të kuqe.


...

wisky_1us

Numri i postimeve : 5
Age : 34
Registration date : 09/04/2009

http://www.livescore.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi