Qeliza

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Qeliza

Mesazh nga wisky_1us prej Thu Apr 09, 2009 10:35 pm

Zbulimi i qelizes!

Me 1665 studiuesi anglez Robert Huk, me nje mikroskop te thjeshte vezhgoi nje cope te holle tape. Para syve te tij u shfaqen nje numer dhomezash te panumerta si hojet e bletes , qe ai i quajti qiliza.
Ne te vertete ai kishte vezhguar qeliza te vdekura, d.m.th. kufijte e qiliza. Brendesia e ketyre qelizave ishte nje zgaver boshe.
Me vone, zbulimi i mjeteve zmadhuese krijoi mundesi me te medha per tu futur ne labirintet e qelizes.

Me 1831, botanisti i shquar skoces Robert Braun zbuloi se brenda qelizes ndodhej nje pjeses qendrore, qe ai e quajti "berthame".

Vetem shtate vite me vone, botanisti gjerman M. Schleiden arriti ne perfundimin se .....edo bime eshte e ndertuar nga qelizat, te cilat perbejne njesine funksionale te te gjithe organizmit.
Ne te njejtin perfunim, per gjallesat shtazore, arriti nje vite me vone gjermani T. Schwan.
Me te drejte keta dy studjues quhen si themeluesit e teorise qelizore moderne..

Ne kete menyre u thelluan me tej njohurite per qelizen dhe dolen probleme te panumerta per ndertimin e imet te saj, veeanerisht per funksionet qe kryejne pjese te ndryshme te saj..

Shkenca qe meret me studimin e qelizes quhet Citologji.

Qelizat, nje larmi formash.

Qelizat kane forma nga me te ndryshmet.
Qelizat epiteliale te cilat ndertojne indet siperfaqesore, mbrojtese te trupit tone te cilat kane forme kubi.
Qelizat te tjera,p.sh. qelizat e rruazave te bardha te gjakut, apo qelizat e amebes nuk kane forme te qendrueshme.

Edhe siperfaqja e qelizave eshte e shumellojshme. Te disa qeliza ajo eshte e lemuar, te disa te tjera e rrudhosur ase me zgjatime. P.sh.. spermatozoidi eshte qelize me bisht te gjate ndersa qelizat nervore jane te pajisura me degezime te shumta..
Gjithashtu dhe permasat e qelizave luhaten shume. Ka qeliza qe arrijne permasa deri ne 0.5 mm si dhe qeliza te tjera si veza e shpendeve qe arrin deri ne 10 cm.
Te gjithe gjallesat jane nje ose shumeqelizore.
Qelizat njeqelizore i kryejne te gjitha funksionet e nje organizmi shumeqelizor.
Nder gjallesat njeqelizore permendet ameba, parameci,.euglena.
Sipas struktures se qelizave, gjallesat ndahen ne dy grupe te medha.
1 - Qelizat prokariote. Keto qeliza jene pa berthame, pasi i gjithe materiale berthamor eshte i shperndare ne gjithe qelizen. Ne kete grup futen bakteret dhe algat blu.
2 -Qelizat ekuariote. Jane qelizat qe kane berthamee qe kufizohet mire nga nje cipe e holle.. Keto lloj qelizash jane tipike per gjithe gjallesat pervee algave blu dhe baktereve.
Qeliza dhe mjedisi ku ajo jeton.
Perfytyroni nje amebeqe jeton ne ujrat e ndenjura. Qeliza e saj e vetme noton ne mjedisin ujor. Per te jetuar asaj i duhet te krijoje maredhenie te ngushta me rrethinen e saj. Aty ajo gjen ushqim dhe oksigjen e po aty leshon lendet e panevojshme.
E njejta gje vihet re dhe per qelizat e trupit tone, te cilet jane te rrethuara nga nje cipe e holle lengu. Me kete leng qeliza shkemben shume lende, merr lende ushqimore dhe oksigjen dhe nxjerr prodhime te panevojshme e dioksid karboni.
Membrana, cipa qelizore!
edo qelize eshte e rrethuar nga nje membrane e holle, e cila e kufizon brendesine e qelizes nga mjedisi rrethues i saj. Keshtu behet fjale per te ashtuquajturen, cipa plazmatike.. Kjo cipe i jep qelizes formen e jashtme.
Te njeqelizoret cipa eshte shume e lakueshme, gje qe ijep mundesi qelizes te ndryshoje formen e saj.
Te indet e gjallesave shumeqelizore, cipa e qelizis nuk lejon levizje shume te medha te saj.
Nga vrojtimet me mikroskop kjo cipe dallohet si nje vije e holle.. Nqse ky veshgim behet me mikroskop elektronik duke e zmadhuar qelizen 23 000 here, mund te dallohet qe cipa eshte e perbere nga dy shtresa te te holla.
Analizat tregojne se cipa qelizore perbehet nga lyrat fosfolipide dhe proteinat..
Raporti midis ketyre lendeve ndryshon sipas qelizes.
Lyrat jene te organizuara ne dy shtresa , kurse proteinat notojne ne keto shtresa..(Modeli i mozaikut fluid)
Ne temperaturen e trupin , lyrat e cipes jane fluide, keshtu qe lendet proteinike mund te levizin ne to..
Qelizat e bimeve, baktereve, kerpurdhave, pervee cipes qelizore kane edhe nje mur mbrojtes te dyte, i cili i ben ato te forta e te pandryshueshme ne forme. Ky mur perbehet nga lende shume te qendrueshme sie jane celuloza dhe sheqernat.
Ne brendesi te Qelizes.
Protoplazma eshte gjithe lenda qelizore me veprimtari biologjike.
Ajo perbehet nga dy pjese te rendesishme, berthama dhe citoplazma.
Citoplazma prfshin gjithe materialin qelizor qe ndodhet midis cipes qelizore dhe berthames. KJo vete mbeshtillet nga nje cipe e holle.
Kimikisht protoplazma perbehet nga rreth 60 - 70 % uje pjesa tjeter perbehet nga proteina, lyra sheqerna dhe sasi te vogla kripera minerale.
Gjithe lenda e protoplazmes eshte ne levizje te vazhdueshme.
Shume pjese te qelizes jane te organizuara ne strukuara te quajtura organela

Mitokondrite Jane organela ne forme vezake ose si lecka. Me perjashtime te rralla, ato takohen pothuajse ne te gjitha llojet e qelizave bimore e shtazore.Gjatesia e tyre llogaritet nga 2 - 8 mm, ndersa gjereseria 2mm.
Mitokondria eshte e rrethuar nga nje cipe qe eshte e perbere nga dy shtreseza, te cilat dallohen nga njera - tjetra si nga funksioni ashtu edheƒe nga perberja kimike.
Shtreseza e brendshmee cipes peson rrudhosje, te cilat quhen kreshta..
Hapesira midis kreshtave quhet matriks
Ne qelize ka rreth 150 - 1500 mitokondri.
Me te pasura me keta organela jane qelizat qe kane shpenzim te madh energjie.
Ne buze te kreshteva gjenden enzima qe marrin pjese ne sintezen e ATP-se e cila permban shume energji. Energjia e ATP -se mund te shfrytezohet per nevoja te ndryshme te veprimtarise qelizore.
Rrjeti endoplazmatik dhe ribozomet
RRjeti endoplazmatik perbehet nga fshikeza e gyptha te shumte. Gypthat lidhen njeri me tjetrin dhe shpesh skajet e tyre jane te mbyllura. Fshikezat e gypthat sherbejne per transportimin e lendeve qe hyjne ne cipen qelizore. Nepermjet ketij rrjeti ato arrijne ne pjese te ndryshme te qelizes ku shfrytezohen si lende e pare gjate sintezes.
Te disa qeliza, rrjeti endoplazmatik eshte i lidhur me cipen e berthames, e cila mendohet te jete pjese e ketij rrjeti.
Ne disa nga pjeset e tij, siperfaqa e ketij rrjeti eshte i lemuar kurse ne pjese te tjera eshte me kokrriza ( i ashper). Keto kokrriza nuk jane gje tjeter veese disa organela me madhesi 20-30mm qe quhen ribozome. Ato ndodhen dhe ne citoplazme ne gjendje te lire.
Ribozomet perbehen nga dy nennjesi te lidhura me njera - tjetren. ne perberjen e tyre ka proteina dhe acid ribonukleik (ARN) Shpesh ribozomet lidhet me njera - tjetren ne forme zinxhiri dhe formojne poliribozomet..
Ribozomet jane vendi i sintesez se proteinave, te cilat pasi sintetizohen kalojne ne rrjetin endoplazmatik dhe prej andej, ne pjese te ndryshme te qelizes.
Aparati i Golxhit dhe vakuolat:
Aparati i Golxhit eshte nje organele e perbere nga nje grumbull trastash te shtypura, te vendosur mbi njera tjetren, nga gyptha te shumte qe te perfundojne te mbyllur, sidhe nga shume fshikeza te holla.. Gypthat dalin nga trastezat, kurse fshikezat vendosen ne fundin e gypthave.
Ky aparat eshte shume i zhvilluar veeanerisht te qelizat me funksion sekretues. Shume lende si, proteinat, sheqernat etj, pasi sintetizohen, grumbullohen ne fshikezat e aparatit te Golxhit, ku mund te ruhen apo sekreohen. Me pas fshikezat shkeputen dhe futen ne citoplazme.
Vakuolat jane fshikeza te mbushura me leng. Ne brendesine e shume vakuolave mund te vendosen lende te ndryshme ushqimore.
Tek gjallesat njerzore, vakuolat kane aftesi tkurrese dhe sherbejne per nxjerrjen jashte te ujit te teprt.
Lizozomet: Jane organela te vogla ne forme sferike qe gjenden ne qelizat bimore dhe shtazore. Brebda tyre ndodhen fermente (enzima) me veprim te fuqishem tretes. Ato tretin proteina, lyrat, sheqernat etj. Keshtu copezat e medha te gelltitura nepermjet procesit te fagocitozes, treten nga enzimat lizozomiale.
Jo rralle keto enzima perdoren per tretjen e nje pjese te mire te qelizes. Kjo ndodh kur qeliza, per mungese ushqimi, eshte e detyruar te te shfrytezoj si burim energjie nje pjese te trupit te saj.
Ne raste te tjera lizozomet mund te shkaterrojne gjithe qelizen. Kjo dukuri eshte e domosdoshme sidomosb gjate shkeputjes se bishtit te larves se bretkoses etj.
Mikrofijezat dhe Mikrogypthat:
Mikrofijezat perbehen nga proteina dhe kane strukture fijezore. Ato hasen ne nje numer te madh qelizash.
Tkurrja e muskujve, levizja e disa njeqelizoreve,ndryshimi i formes se disa qelizave varet nga veprimtaria e ketyre fijezave.

Mikrogypthat jane struktura si klecka boshe, te perbera nga proteina. Ato i japin qelizes forme dhe strukture karakteristike. Gjate ndarjes se qelizes, mikrogypthat luajne rol te rendesishem ne livizjen e kromozoneve drejt poleve te qelizes.
Ne shume qeliza keto struktura jane te perkohshme. Ka edhe qeliza ku mikrogypthat ruhen gjate gjithe jetes se qelizes..
Centriolet.
Te qelizat shtazore si dhe te qelizat e algave dhe kerputhave,ndodhen disa organela te quajtura centriole, tecilat qendrojne afer berthames edo centriole perbehet nga 27 mikrogyptha te vendosur tre nga tre ne forme rrethi. Centriolet kane rendesi gjate ndarjes se berthames.
Qerpiket, kamxhiket..
Shume qeliza jane te pajisura me disa zgjatime fijezore qe mund te jene te shkurtra e qe quhen qerpike, ose te gjate e qe quhen kamxhik. Qerpiket jane shume me te shkurter dhe me te shumte se kamxhiket..
Qelizat e pajisura me qerpik apo kamxhik gjenden dhe te shumqelizoret, p.sh. spermatozoidet
Kloroplastet
Jane organelat me karakteristike te qelizes bimore..
Kloroplastet permbajne klorofil, qe eshte i domosdoshem per procesin e fotosintezes. Nga ndertimi, kloroplastet jane te ngjashme me mitokondrite. Kane forme vezake e perbehen nga trasteza qe quhen tilakoide. Ne disa pika keto trasteza jane me te dendura e formojne shtreseza qe quhen grana
Klorofili u jep kloroplasteve ngjyre te gjelbert. Ne disa raste ngjyra mund te ndryshoje nga prania e pigmenteve te tjera.
Ngjashmeria e kloroplasteve me mitokondrite qendron ne funksionin e tyre. Te dyja jane te pajisura me enzima te shumta te domosdoshme per kryerjen e proceseve energjitike. Ne mitokondri ndodhin reaksione kimike qe clirojne energji, kurse kloroplastet e shnderrojne energjine diellore ne energji kimike. qe bima e shfrytezon per sintezen e lendeve ushqimore.
Berthame qelizore.
Te gjitha qelizat ekuariote jane pajisur me nje organele afersisht sferike, te quajtur berdhame.
Berthama eshte vendi i ruajtjes dhe i tejcimit te informacionit gjenetik. Berthama ndahet nga pjesa tjeter e qelizes me ane te nje mbuloje berthamore e cila perbehet nga dy shtreseza te pajisura me pore. Berthama ka nje ose disa kokrriza te vogla, te quajtura berthameza, ne te cilat sintetizohet ARN-ja e ribozomeve.
Ne berthame ndothet ADN, qe duke u kombinuar me proteinat, formon nje kompleks fijezor te quajtur kromatine.
Kur berthama pergatitet per ndarje,kromatina ngjishet dhe trashet, duke formuar disa struktura te dukshmeqe quhen kromozome
. Te gjitha pjesezat e siperpermendura ndodhen ne lengun berthamor qe quhet, nekluoplazem.
Persa i perket figures.
Numrat
1 - berthama qelizore
2 - poret e berthames
3 - rrjeti endoplazmatik i ashper
4 - rrjeti endoplazmatik i lemuar
5 - ribozomet
6 - proteina qe do te tranzportohen
7 - vesikel transporti
8 - aparati i golxhit
9 dhe 10 ane te transportimeve te aparatit te golxhit
11 - cisternat e aparatit te golxhit
Ndarja qelizore:
Ndarja e berthames se qelizes esht quajtur Mitoze
Mitoza ndahet ne kater etapa te cilat kryhen sipas radhes.
1 - Profaza
Etapat, gjate se ciles kromozomet shkutrohen dhe trashen duke u bere te dukshme
Se, pari ne citoplazme gjate profaze ndodh largimi i cifteve te centrioleve per ne polet e kunderta te qelizes.

Se dyti, ne citoplazmendodh formimi i boshtit te ndarjeste cilat do te m,undesojne levizjen e kromozoneve. Nga fundi iprofazes tretet dhe mbuloja e berthames.. Keshtu, fijet e boshtit kapen te kromozomet.
2 - Metafaza
Para se kromozomet te ndahen ne menyre te barabarte, ato vendosen ne nje rrafsh ne qender te qelizes, ne largesi te barabarte nga polet.. Keto vendosje te kromozomeve ne rrafshin ekuatorial te qelizes, e bejne te mundur dhe fijet e boshtit te ndarjesqe kapen ne centromerne te dy anet e kromozomit..
3 - Anafaza
Kur kromatitet e secilit kromozom fillojne te veeohet nga njeri tjetri, qeliza futet ne anafaze qe eshte dhe procesi qe zgjat vetem pak min.. GJate anafazes kromotidet e kromozomeve homologe drejtohen per ne polet e kundertate boshtit te ndarjes, duke perfaqsuar tashme secila, nje kromozom te ri.
Anafaza mbaron kur kromozomet e kane mbaruar zhvendosjen drejt poleve.
4 – Telofaza
Gjate telofazes perseriten me kahe te kundert, gjithe ndryshimet qe ndodhin ne profaze. Keshtu te edo qelize e re bije formohet mbuloja e berthames. Fijet e boshtit te ndarjes, shperbehen, ndersa kromozomet e humbasin formen e tyre duke marre trajten e kromatines nderfazike. Ketu formohet gjithashtu dhe berthamezat.
Ndarje e qekizes luan dy role kryesore ne jete e organizmave te gjalle.
- Ben te mundur qe, nje veze e pllenuar te zhvillohet permes stadeve te ndryshme embrionale dhe me tej nje embrion te zhvillohet ne nje organizem te rritur.
- Siguron vazhdimesine e jetes nga nje brez ne tjetrin.
__________________
"Sygjero, keshillo, kundershto ne vende te duhur"


wisky_1us

Numri i postimeve: 5
Age: 25
Registration date: 09/04/2009

Shiko profilin e anëtarit http://www.livescore.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi