Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

msimet e kl 10 per me nota

Shko poshtë

msimet e kl 10 per me nota Empty msimet e kl 10 per me nota

Mesazh nga Admin Mon Nov 09, 2009 6:55 am

Gjeografia fizike, lënda e studimit dhe ndarja

- Njeriu që nga paraqitja e parë në sipërfaqen e tokës ka treguar interes për botën që e rethon.
- Nevojat jetësore e detyrojnë t ë largohet nga vendbanimi për ti plotsuar kërkesat e tja të përditshme, por edhe për tu takuar me fqinjë qe të komunikoj me ta.
- Largimet dhe kthimet e njerzve ka bërë që njerëzit ta njohin më mir tokë dhe të orjentohen në sipërfaqen e saj.
- Ka edhe sot vizatimet e vjetra nëpër muret e shpellave që konsiderohen shumë të vjetra, përkatsisht dhjeta e mija vjet, nëpër vizatimet që kanë bërë tregon se kan patur shumë njohuri jo vetëm rethin në të cilin jetonin por edhe viset e largëta.
-Vepra e pare e dijetarit grek, Eratosen ''Geografika", botuar në shekullin 3 para erës son konsiderohet se është një përpjekje për njohjen e tokës dhe pozitën e saj po ashtu edhe ptolomei në shekullin e 2 vizatoi harten mjaft precize të botës së atëhershme.
-Gjeografin bashkohore e bëjnë elementet natyrore të cilat i trajton gjeografia fizike,gjeografia shoqërore dhe gjeografia regjionale.
-Gjeografia fizike studion natyrën e sipërfaqes së Tokës, përkatsisht elementet natyrore të saja në tërësi, ndërsa komponentet kryesore të cilat e bëjnë atë janë klimatologjia, gjeomorfologjia, hidrogjeologjia dhe biogjeografia.
-Klimatologjia merret me studimin e klimës në sipërfaqen e tokës.
Gjeomorfologjia ka për detyrë të bëjë studimin e formave të relievit, mënyrën e krijimit, edhe zhvillimin e tyre.
-Hidrologjia studion ujërat në sipërfaqen e Tokës.
-Biogjeografia studion botën e gjallë në biosferë.ajo ndahet në (fitogjeografi për studimin e bimëve) dhe
(zoogjeografi për studimin e kafshëve).
-Gjeografia shoqërore studion gjeografin e popullsisë, në vendbanimet dhe në ekonomin.
-Gjeografia regjionale studion në mënyrë komplekse pjesët e hapsirës, duke analizuar të gjitha elementet natyrore, proceset shoqërore dhe shkallën e zhvillimit ekonomik.


Forma dhe madhësia e Tokës


-Dijetarët egjiptianë dhe grekë mendoni se Toka është në formë të një pllake, në ujë.
- Edhe në kohën e mesme mendohej se toka ishte në formë të pllakës, mirëpo të gjithë këto mendime nuk kanë mundur të qëndrojnë gjatë. Disa dijetarë grekë kishin menduar se toka ka formën e rruzullit.
-Por Aristoteli duke vërejtur zënien e hënës vetëm në një pjesë, ka konstatuar se hija e cila shfaqet në hënë, është e rumbullakët .
-Por në fund Detarii njohur portugezs Magelani me ekspeditën e vetë në shekullin XVI (16). ka vërtetuar se toka është e rumbullakët, me anijete tij dhe ekipazhin e vet është nisur prej Lisbonës, në drejtim të perëndimit, dhe pas tri vjetësh lundrim është kthyer po në këtë port , nga ana e lindjes, duke përshkuar tërë ruzullin tokësor. Sot nuk është vështirë të dihet se toka ka formë të rrumbullakët, ngase mund ti shohim fotografit të mara nga sateliti, në vitin 1969 për herë të parë astronautë u zbritën në hënë dhe kan par më së miri se toka ka formë të rrumbullakët.

-Forma e vërtetë e Tokës
-Forma e vërtetë e tokës nuk është e rumbullakë. Matjet më të reja kanë treguar se toka për shakë rrotullimit të Tokës reth boshtit të vetë, ajo është shtypur në polet. Kështu që forma përfundimtare e tokës është elipsoide.
- Pasi që toka ka formë elipsoide në ekuator graviteti është më i vogël ngase është më larg qendrës së tokës ndërsa në polet graviteti është më i madhë.
-Madhësia e Tokës
-Rrezja ekuatoriale : 6.378,2 km
-Rrezja polare : 6.356,9km
-Ndryshimi mes rrezes ekuatoriale dhe polare : 21,3 km
-Rethi i ekuatorit : 40.76 km
-Rrethi i meridianit : 40.009 km
-Sipërfaqja e tokës : 510.000.000 km2

Globi dhe Harta

-Në globin tokësor përveq sipërfaqe me ujë dhe me tokë vërejmë edhe disa rrathë që e përshkojnë atë.
-Ato rathë nuk ekzistojnë në tokë por i imagjinojmë. Rrathët kanë pamjen e një rrjeti të renditur sipas shkallës në globë dhe quhet sistemi i koordinatave gjeografike.
-Sistemi i koordinatave gjeografike, ka rëndësi të madhe, sepse me anë të tij mund të caktojmë pozitën e qdo pike në sipërfaqen e tokës.
-Sistemi i koordinatave gjeografike e bëjnë dy lloje të rrathave, rrathë të cilët shkojnë prej perëndimit në drejtim të lindjes dhe mbështjellin tokën i quajmë paralele. Paraleli më i madhë është ekuatori.
-Në globë janë shënuar 90 rrathë në hemisferën veriore dhe 90 rrathë në hemisferën jugore ose gjithsej 180 rathë.
-Vijat të cilat lidhin polin e veriut me polin e jugut i quajmë meridiane.ato jon 360, 180 në lindje dhe 180 në perëndim.

-Përcaktimi i pozitës së një vendi në Tokë
-Me anë të paraleleve dhe të meridianave mund të përcaktohet pozite e qdo pike në sipërfaqen e tokës.
-Gjerësia gjeografike është largësia e ndonjë pike në tokë nga ekuatori në drejtim të polit verior dhe quhet gjersia gjeografike veriore. dhe gjersia gjeografike jugore.
-Gjatësia gjeografike është distanca e ndonjë pike në tokë nga meridiani fillestar i grinuiqit në drejtim të lindjes dhe në perëndim, gjatësia gjeografike është 180' në lindje dhe quhet gjatësija gjeografike lindore dhe 180' në perëndim ose gjatësia gjeografike perëndimore.

-Harta, elementet, përmbajtja dhe përdorimi
-Harta gjeografike është mjet mësimor shumë i rëndësishëm pë kuptimin e njohurive gjeografike.
ajo është vizatim i zvogëluar në mardhënie të caktuara matematike, specifike dhe të përgjithshme.
-Pjesa e gjeografis e cila merret me paraqitjen e sipërfaqes së tokës në mënyrë grafike në letër quhet hartografia. Qdo hartë gjeografike duhet të ketë shkallën e zvogëlimit, projeksjonin, përmbajtjen dhe emrat gjeografikë.
-në qoftëse në hartë dëshirojmë të paraqesim shumë detaje nga terreni e hapësira nuk është e madhe dhe përdorim shkalla të mëdha , këto harta quhen plane.
Hartat me shkallë të zvogëlimit prej 1:2500, 1:50,000 dhe 1:200,000 paraqiten me një shkallë më të vogël quhen harta topografike.

-Projeksjonet
-Paraqitja e Tokës në mënyrë të saktë mund të bëhet vetëm në glob.
-Mënyra e të paraqiturit në sipërfaqen harkote të tokës në një rafsh quhet projeksion.
-Harta paraqet sipërfaqen dydimensjonale, kurse ruzulli tokësor karakterizohen si hapsirë tridimenzjonale.
-Mënyra e të paraqiturit të paraleleve, të rathëve dhe të meridianeve gjysëmrethore në sipërfaqen e rrafshët të hartës, përcaktohen me anë të projeksjoneve. ato mund të jenë cilindrike, konike dhe projeksjone azimute.
-projeksioni cilindrik ky projeksion paramendon që tërë rruzulli tokësor, përkatsisht globin ta mbështjell٥ me një cilindër, në mënyrë që prej qendrës së ruzullit të bëjmë projeksionin e paraleleve dhe merdianeve.

Projeksioni i Merkatorit
- Mbështetet në atë cilindrik dhe me anë të tij ai është përpjekur ta ruaj formën besnike të objekteve gjeografike në gjersit e mëdha gheografike.

-Projeksioni konik
-Globi tokësor mendohet të jetë futur në një mbështjellës konik, i cili takon globin e një paralel.

-Projeksioni azimut
në këtë projeksion meridianet dhe paralelet nga globi barten drejtpërdrejt në rrafsh.rrafshin në të cilin e bëjmë projeksionin mund ta vendosim në mënyrë që t9 mund të takohet me globin drejtpërdrejt në rafsh.

-Përbërja e hartës
-Elementi i rëndësishëm i hartës është përmbajtja e saj.
-Paraqitja e relievit.-relievin në hartë mund ta paraqesim në disa mënyra: me anë të izohypsave, grithllave, hijesimit dhe shtresave të ngjyrave të ndryshme.
-Të gjitha pikët e lartësis së njëjtë mund të lidhen me vija të imagjinuara e këto në gjeografi quhen izohypse.


Përbërja dhe struktura e Tokës

-Një kohë të gjatë njeriu ka hasur në shumë pengesa për njohjen e ndërtimit të tokës dhe veqorive fizike të saj. Njohuritë që njeriu ka mundur t ' i përfitojë kanë qenë të kufizuara në saje të shpimeve të kores së tokës me qëllim të shfritzymit të mineraleve të dobishme që kanë qenë disa kilometra të thella.
-Me anë të këtyre njohurive të kufizuara ka qenë e mundur të studjohet shtresa e epërme e tokës, dendësin dhe temperaturën.
-Mirëpo, kjo pjesë pjesë e sipërfaqes ka paraqitru vetëm një segment të vogël, sepse thellsia më e madhe që është aritur në atë kohë ishte 10 km .gjë që paraqet thellësin shumë të vogël krahasuar me rrezen ekuatroiale të gjatë 6.378 km.
-Që të njihet më detajisht brendësija e tokës mund të vrehet nëpërmjet valëve sezmike.
-Valët sezmike kanë shpejtësi të ndryshme kjo mvaret nga shtresat e tokës.
-Në saje të hulumtimeve është konstatuar se Toka ka ndërtim zonal dhe se përbëhet nga litosfera, mbështjellsi i bërthamës dhe bërthama.
-Litosfera ose mbështjellsi i ngurtë i tokës shtrihet prej sipërfaqes së tokës deri në 80 km thellësi.
ajo në pjesën e epërmeka trashësin prej 15-20 km ku është e ndërtuar prej elementeve të lehta nga siliciumi dhe alumini ndërsa në pjesën e poshtme mbizotrojn elementet Si dhe Mg.Korja e tokës ose litosfera ka përhapje të ndryshuar.
-Mbështjellësi i bërthamës shtrihet prej 80 deri afro 2900 km thellësi. Temperaturat e larta në këtë pjesë të brendësis së tokës kanë ndikuar që materia të jetë në gjendje të zjartë dhe kjo materie quhet magmë.
Mbështjellësi i bërthamës përbëhet nga minerale të llojllojshme si mineralet e hekurit, bakrit, zinkut etj.
-Bërthama e Tokës është zona sferike më e thellë, përkatsisht prejt 2900 km deri në qendrën e Tokës.
disa nga hulumtime është vërtetuar se pjesa e brendhshme e saj ka gjetje të fort ndërsa e jashtme të lëngët.Temperaturat në të janë të larta mbi 5.300'ce presioni 3 milionë kg cm3.

-Shkëmbinjtë magmatikë - eruptivë
-Pjesët e brendshme të tokës e sidomos bërthama e tokës janë nën ndikimin e temperaturave të larta të shkakuara me shkatërrimin e materieve radioaktive dhe masa e saj është në gjendje burimore.
Këto pjesë të kores së tokës me temperatura dhe presione të larta i quajmë vatra të magmës.
Mgma prej brendësis së tokës, nëse shkakton ndonjë plasaritje del në sipërfaqe formon shkëmbinj sipërfaqsor magmatik. ndër shkëmbinj më të shpesht të këtij tipi janë bazalti, andeziti, trahiti etj.
Mirpo nëse magma nuk del në sipërfaqen e tokës por mbetet në brendësi formojn shkëmbinj magmatik të brendshëm.

-Shkëmbinnjtë sedimentar (fundërrionorë).
-Në shumë pjesë të sipërfaqes së tokës, sidomos në prerjet e rrugëve, në rrjedhjet e luginave e të lumenjve vërehen disa shkëmbinj, të cilët përbëhen nga shtresat me trashësi dhe ngjyra të ndryshme.
ata i quajmë shkëmbinjë sedimentarë. kto shkëmbinj formohen në ujë dhe në tokë.
Në ujë formohen në mënyrë mekanike, organike, dhe kimike.
-Shkëmbinjët të iu kanë nënshtruar procesit të fuqive të brendshme, në radhë të parë temperaturave të larta dhe presionit, formojnë shkëmbinjët metamorfikë.

-Zhvillimi gjeologjik i korës së tokës.
-Njerëzit herët kanë qenë të interesuar të dinë për të kaluarën gjeologjike të tokës. Përpjekjete e para kanë qenë për përcaktimin e vjetërsis së shtresave të tokë, ku jan munduar të përcakojn shtresat e vjetra dhe të reja të tokës. Një ndër metodat më precize në përcaktimin e vjetërsisë së shtresave të tokës janë fosile.
Fosilet jan mbeturinat e botës biomore dhe botës shtazore.
Për të njohur më mirë e më lehtë tërë historin e kësaj e kemi ndarë në 4 era, kurse erën në periudha dhe epoka.
-Era arkeozoi është era më e vjetër e cila ka zgjatur afro 1,5 miliardë vjet. ajo paraqet parahistorin e korës së tokës. në këtë erë nuk ka gjurmë apo fosile. toka në atë koh ka qenë një shkretëtir e madhe.
-Era proterozoi ka zgjatur 580 milionë vjetë. në atë kohë kan hasur disa shkëmbijt të cilat na bënë të mendojm se gjallesat e para janë shfaqur në këtë kohë.
-Era paleozoi 335 milionë vjetë. Kjo kohë cilësohet me mbeturina të shumta të botës organike.
duke filluar prej organizmave të thjesht deri te ata më të përsosur. në këtë erë janë bërë ndryshimet e mëdha në spërfaqen e tokës. ku kanë ekzistuar vetëm dy kontinente, njëri në hemisferën veriore dhe njëri në hemisferën jugore.
-Era mesozoi ka zgjatur 125 milionë vjet dhe njihet prej llojeve të shumta të botës organike. në këtë periudhë paraqiten bimët gjethërënëse,shpendët etj.
-Era kenozoit ka filluar para 60 milionë vjetësh. ajo ndahet në periudhën e terciarit dhe në atë të kuaternarit.
Periudha e terciarit , në këtë periudhë janë formuar vargmalet më të mëdha në ruzullin tokësor. po ashtu bota organike ka qenë më e vrullshme.
Periudha e kuaternarit fillon afërsisht para 1 milion vjetësh dhe njihet në literaturën gjeografike si periudhë në të cilën për herë të parë është paraqitur njeriu ose periudha antropogjene. në këtë periudh klima ka qenë e ftohtë dhe është njohur si periudha e akullnajave. evropa ka pasur 4 periudha të akullnajave.



Relievi i sipërfaqes së tokës

-Formimi i relievit të tokës.
-Në formimin e relievit të Tokës ndikojnë forcat e brendshme dhe ato të jashtme. Forcat e brendshme shkaktohen nga brendia e tokës. Nxehtësia e madhe e brendësis së tokës dhe veprimi i gravitetit jan7 pasojë që formohen vajt kryesore të relievit. me veprimin e forcave të forcave të brendshme janë krijuar kontinente, fushëgropat, pellgjet e oqeaneve dhe të detrave.Forcat e jashtme shkaktohen me ndikim e diellit, hënës dhe gravitetit të tokës.

-Lëvizjet epirogjene dhe orogjene.
-Lëvizjet epriogjene shkaktohen nën ndikimin e forcave të brendshme të tokës. ato shfaqen në formë të lëkundjeve shekullore të ngritjes soe fundosjes së tok7s, përkatsisht të formimit të kontinenteve dhe oqeaneve.
Ngritja e nivelit të detit dhe përmytja graduale e tokës quhet trangresion.
Ndërsa tërheqja e detit dhe zgjerimi i sipërfaqes së tokës quhet regresion.

-Antiklinalet dhe sinklinalet.
-Forcat të cilat veprojnë në brendësin e Tokës jo vetëm se ndikojnë në shfaqjen e vullkaneve dhe të termeteve, por ato me forcën e madhe ndikojnë që shtresat e tokës të lakohen, të qahen ose të këputen.
kur shtresat lakohen, përkatsisht rudhen , në to dallojmë pjesët e ngritura ose antiklinalet dhe pjesët ulta përkatsisht sinklinalet.
kur shtresat shkëputen i quajmë faljne.Kur në disa shtresa ndodhin faljet dhe pjesët e ngruitura që kufizohen n7 dy anë quhen horst.

-Vullkanet
Vullkani është fenomen natyror me anë të cilit lidhet brendësia me sipërfaqen e tokës me anë të qarjes nëpër të cilën depërton masa e zjarrtë e tokës - lava . masa e zjarrtë e brend7sis quhet magmë e kur del në sipërfaqe quhet lavë. vullkani ka formë të një kupe.
Krateri ose gryka e vullkanit nëpërmjet kanalit është i lidhur me brendësin e tokës e cila është e zjartë.
përveqë kanalit kryesor vullkani mund të ketë edhe kanalin anësor.
Lava dhe materiali i hedhur quhet erupcion ose shpërthim vullkanik.
Vullkanet që vazhdimisht ose në mënyrë periodike hedhin produkte vullkanike quhen vullkane aktive. ndërsa ata që nuk veprojn quhen vullkane të shuara.

-Tërmetet
-Tërmetet janë lëkundjet e papritura të korës së tokës të shkaktuara nga fuqitë e brendshme e të cilave zgjasin në një intervali të shkurtër kohor.
Vatra në korën e tokës ku formohet termeti quhet hipoqendër, ndërsa vendi ku termeti ka filluar dhe është më i fuqishëm quhet epiqendër.
Përkah mënyra e formimit tërmetet mund të jenë: vithisure, vullkanike, dhe tektonike.
-Tërmetet vithisure përkah fuqia jo vetëm që janë më të dobëta por veprojnë në një hapsirë më të kufizuar prej 100 km.
-Termetet vullkanike zakonisht paraprihen nga erupcjoni vullkanik.
për nga intensiteti dhe fuqija janë pas atyre tektonike. Termetet vullkanike janë shumë të ralla.
-termetet tektonike janë lëkundjet më të fuqishme dhe përfshijnë një sipërfaqe më të madhe të tokës.
Termetet tektonike janë prej termeteve më të shpeshta ato për nga numri arijnë 80.000 por 10 prej tyre janë më të fuqishme.
Admin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 29
Registration date : 10/10/2008

http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi