Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cagliari befason Juventusin

Shko poshtë

Cagliari befason Juventusin Empty Cagliari befason Juventusin

Mesazh nga Emir Sun Feb 01, 2009 3:21 am

Cagliari befason Juventusin F.0131225151942_m


Skuadra e papërshtatshme e Cagliarit e ka mposhtur Juventusin në Olimpico të Torinos duke ia vështirësuar gjithnjë e më shumë garën për titull.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit ka përfunduar me rezultat 2-3 në favor të skuadrës mysafire, e cila pas 41 vjetësh arrin të shënojë fitore kundër Zonjës së Vjetër në Torino.

Cagliari u tregua skuadër e rrezikshme që nga fillimi i takimit duke arritur të krijojë avantazhin me anë të Davide Biondinit (16’).

Bianconerët vepruan në mënyrën më të mirë duke përmbysur rezultatin pa përfunduar pjesa e parë. Momo Sissoko barazoi rezultatin (31’) pas një krosimi të Del Pieros nga këndi, ndërsa Pavel Nedved krijoi epërsinë për vendasit me një gol të bukur (38’).

Mirëpo, në pjesën e dytë mysafirët u treguan të rrezikshëm nga kundërsulmet duke arritur ta përmbysnin këtë rezultat dhe ta kthenin atë në favor të tyre.

Jedaias Capucho Neves- Jeda barazoi shifrat në 2-2 (54’), ndërsa lojtari që zëvendësoi Aquafrescan, Alessandro Matri, shoi shpresat e juventinëve për tre pikë nga ky takim.

Deri në fund të ndeshjet bardhezinjtë provuan që së paku të nxirrnin një pikë nga kjo përballje, mirëpo nuk arritën ta bënin as këtë.

Kjo humbje thuajse e shndërron në iluzion ëndrrën e Juventusit për titull, pasi që me fitore eventuale kundër Torinos në takimin e të dielës, Interi do të distancohet për nëntë pikë. Ndërkaq nëse Milani fiton përballë Lazios në Olimpico të Romës, atëherë Zonja e Vjetër do ta humbë edhe pozitën e dytë.
Emir
Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 30
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi