Chelsea dhe City kontaktojnë me Tevezin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Chelsea dhe City kontaktojnë me Tevezin

Mesazh nga Emir prej Sat Jan 31, 2009 12:52 am




Dy skuadrat nga Liga Premier, Chelsea dhe Manchester City, i janë bashkuar betejës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Carlos Tevez.

“Times” njofton se United janë në bisedime me argjentinasin për të nënshkruar një kontratë, e cila do ta lidhte atë me Old Trafford, duke marrë parasysh faktin se marrëveshja në bazë të cilës Tevez është i huazuar te kampionët përfundon në qershor.

Mirëpo bisedimet kanë ngecur për shkak të vlerës së madhe të parave që kërkojnë pronarët e tij, dhe po ashtu paga e lojtarit konsiderohet e lartë nga drejtuesit e United.

Në ndërkohë disa klube të tjera janë shprehur të interesuara për të fituar shërbimet e Carlitos, përfshirë këtu edhe Real Madridin.

Së fundmi vijnë zëra që konkurrentët për titull, Chelsea, dhe skuadra pasanike e Manchester Cityt kanë kontaktuar me lojtarit për të biseduar në lidhje me zhvillimet për transferimin e tij.

Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 23
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi