Ribery dhe Lahm në agjendën e Barcelonës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ribery dhe Lahm në agjendën e Barcelonës

Mesazh nga Emir prej Fri Jan 30, 2009 6:01 am




Sipas medieve gjermane sekretari sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, këtë muaj e ka vizituar Munihun për të tentuar transferimin për afatin kalimtar veror të dyshes së Bayernit, Philipp Lahm dhe Franck Ribery.

E përjavshmja gjermane “Sport Bild” njofton se vlera aktuale e mbrojtësit të krahut Philipp Lahm, i cili ka kontratë me bavarezët deri në vitin 2012, është 25 milionë euro, ndërsa Ribery vlen 35 milionë euro dhe është i lidhur me Bayernin deri në vitin 2011.

Edhe pse zyrtarët e Bayernit kanë njoftuar se kataluansit nuk kanë bërë ofertë formale për lojtarët e tyre, “El Mundo Deportivo” njofton se Barca planifikon përforcimin e skuadrës në afatin kalimtar veror, ndërsa Lahm dhe Ribery do të ishin zgjedhje e përsosur.

Emir
Admin
Admin

Numri i postimeve : 507
Age : 23
Location : N'Zemer T'Loqkes
Registration date : 20/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.atmosfer-ks.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi