ARTA BAJRAMI zbulon trupin dhe te dashurin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

ARTA BAJRAMI zbulon trupin dhe te dashurin

Mesazh nga Benjamin prej Thu Oct 16, 2008 5:04 am


Këngëtarja kosovare rrëfen si është ndier pas komenteve në media për zhveshje në publik dhe lumturinë që po jeton me të dashurin në Amerikë.

Arta me çfarë po merremi për momentin, këngë apo klip të ri?

Sapo jam kthyer nga Amerika dhe Kanadaja, ku kisha një turne koncertesh. Këtë javë jam në Gjermani dhe Zvicër. Pra, jam shumë e angazhuar me koncerte.
Por gjithashtu këto ditë do të publikoj një ‘single’ të ri, që është bashkëpunim me Locko-n.

Producenti është vëllai juaj, Don Arbas. Çfarë tipi është?

Don Arbas është shumë i dashur, i vendosur, i kujdesshëm dhe ka zemër të mirë. Çfarë e veçon nga të tjerët është fakti, që është shumë fjalëpak. Të gjithë e kërkojnë popullaritetin dhe publicitetin. Don Arbas u ikën këtyre gjërave, aq sa shpesh më ka ndodhur që të shkoj unë për të marrë ndonjë çmim pasi ai përton.

Ndonjë media ju ka komentuar se zhvisheni së tepërmi në klipet tuaja. Ju keni një koment për këtë?

Mendoj se adhuruesit e mi janë ata që mund të më gjykojnë dhe komentojnë. Ata më duan mua për këtë që unë jam. Prandaj unë gjithmonë do jem për ta duke qenë vetvetja në radhë të parë, dhe natyrisht që unë jam edhe produkt i adhuruesve të mi, por gjithmonë duke respektuar kufijtë etikë të personalitetit tim.

Po për videot e hedhura në youtube, ku u tha se vajza që shfaqej në vaskë në praninë e një djali me nofkën, Vali Corleoneishit ishit ju, ç’mund të thoni?

“Youtube’ është një burim kaq i pabesueshëm, sa mund të nxjerrë kushdo, kurdo dhe çfarëdo videoje.

Jeni pro skandaleve në jetën e një artisti, apo mendoni se nuk është mirë të pëfliteni gjatë karrierës suaj?

Nuk jam as pro e as kundra. Por çuditem me faktin se si disa fytyra publike, që thjesht nuk kanë çfarë të ofrojnë, kanë sukses në keqpërdorimin e naivitetit të një shtrese të veçantë të publikut, duke ju servirur atyre skandale të ndryshme me qëllim, që të jenë në qendër të vëmendjes. Përsa u përket artistëve të mirë, më vjen keq kur publikohet diçka kundër dëshirës së tyre.

A jeni e dashuruar, dhe nëse mund të na thoni diçka më shumë rreth lidhjes suaj?

Po jam e dashuruar. Por jo vetem kaq, mbi të gjitha jam shumë e lumtur në këtë dashuri. I dashuri im të cilit nuk po ia përmend emrin për shkak të privatësisë së tij, jeton dhe punon në Amerikë e Kosovë. Për të nderuar gazetën tuaj dhe për ta shuar kureshtjen e adhuruesve të mi po ju jap foto të mijat, prej të cilave një bashkë me të dashurin tim. Ju jeni të parët që do ta keni këtë foto kaq intime nga jeta ime private, prandaj ju përgëzoj për këtë.

Çfarë kërkoni nga një mashkull?

Ajo që kërkoj është karakter, që përshtatet me karakterin tim. Të ketë një mendim të tij, të ketë një personalitet të formuar dhe stabël. Dhe po ashtu ta dojë vetveten dhe familjen e tij së pari, pastaj të ketë respekt për mua dhe familjen time. Këto gjëra janë me rëndësi për mua.

Dukeni femër e fortë, egoiste, dhe ambicioze…

Eshtë e vërtetë që jam ambicioze dhe mjaft e pavarur, gjë që më bën të fortë për të përballuar sfidat e jetës. Kam një ego të fortë dhe nuk gjunjëzohem asnjëherë.

Por lini përshtypjen e vajzës së egër. Ku qëndron sensualiteti juaj?

Jo, në skenë mund të lë përshtypje të ndryshme, skena është thjesht një akt. Për njerëzit që më njohin nga afër e dinë mirë sa e dashur dhe e çiltër mund të jem. Tek unë e kupton shumë shpejt se je i mirëseardhur apo jo.

Kujdeseni për të mbajtur trupin në formë?

Jam shumë me fat që Zoti më ka falur një trup me përmasa mjaft të mira dhe nuk kam nevojë të bëj shumë për ta mbajtur në formë. Por nganjehere bëj palestër dhe vrap.

Garderoba juaj?

Në skenë vishem ashtu siç ju keni rastin të më shihni. Por skena është vetëm një pjesë tepër e vogël nga koha ime. Normal gjatë ditës jam gjithë kohën me tuta dhe veshje sportive. Kur dal preferoj të vishem më elegante dhe me femërore.

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi