Ferguson: Edhe në finale do të luaj me djemtë e ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ferguson: Edhe në finale do të luaj me djemtë e ri

Mesazh nga Haris prej Tue Jan 27, 2009 8:38 pm

Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson, ka qenë tejet i lumtur pas ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në "Carling Cup" ndaj Derbi Kauntit, ku skuadra e tij shënoi fitore 4:2, duke e siguruar kalimin në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Totenhem.

"Finalja gjithmonë është e vështirë për t'u arritur, por këta djelmosha kanë bërë një punë të shkëlqyeshme që të arrijnë deri atje. Në pjesën e parë djemtë e mi luajtën në mënyrë briliante", ka pohuar Ferguson. Ai më pas ka premtuar se edhe në finale do t'ia ofrojë rastin për lojë futbollistëve të rinj. "Ata e meritojnë të luajnë edhe në finale. Është e vërtet se në këtë ndeshje kemi pësuar disa lëndime, por jemi në finale dhe duhet ta festojmë këtë sukses", ka nënvizuar Ferguson. Gjatë kësaj ndeshjeje u lënduan Rafael Da Dilva, Anderson, Nani dhe Xhoni Evans. Golat për "djajtë e kuq" i shënuan Nani (16'), O'Shej (22'), Tevez (34') dhe Ronaldo (89'-pen), kurse për Derbi Kauntin, që në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore befasuese, 1:0, golat në ndeshjen e kthimit i shënoi Barnes (80'-pen. dhe 90').

Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi