Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inter rikthehet në krye të tabelës

Shko poshtë

Inter rikthehet në krye të tabelës Empty Inter rikthehet në krye të tabelës

Mesazh nga Haris Tue Jan 27, 2009 8:32 pm

Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në Giuseppe Meazza kundër Sampdorias në takimin e fundit të javës së njëzet në Serie A.
Inter rikthehet në krye të tabelës 9514
Të dyja skuadrat kundërshtare e filluan ndeshjen në mungesë të sulmuesve kryesorë. Te Inter mungoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa te Sampdoria nuk u paraqit Antonio Cassano.

Pjesa e parë e takimit u zhvillua në një ritëm të plogësht, me raste të rralla, megjithatë zikaltrit arritën ta shënojnë golin e fitores.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian Adriano, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë pranoi një top nga Maicon dhe shënoi në portën e Castellazzit.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën disa raste të pakonkretizura, megjithatë Nerazzurët arritën të dalin fitues nga ky takim shumë i vështirë dhe të nxjerrin tre pikët, të cilat e rikthejnë Interin në krye të tabelës.

Me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Fiorentinës, Juventusi pati fatin të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund të kësaj ndeshje, pasi kampionët në fuqi sërish marrin primatin dhe qëndrojnë tre pikë para Zonjës së Vjetër.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Inter rikthehet në krye të tabelës Left_bar_bleue20/40Inter rikthehet në krye të tabelës Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi