Inter rikthehet në krye të tabelës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Inter rikthehet në krye të tabelës

Mesazh nga Haris prej Tue Jan 27, 2009 8:32 pm

Skuadra e Interit ka shënuar fitore minimale prej 1-0 në Giuseppe Meazza kundër Sampdorias në takimin e fundit të javës së njëzet në Serie A.

Të dyja skuadrat kundërshtare e filluan ndeshjen në mungesë të sulmuesve kryesorë. Te Inter mungoi Zlatan Ibrahimovic, ndërsa te Sampdoria nuk u paraqit Antonio Cassano.

Pjesa e parë e takimit u zhvillua në një ritëm të plogësht, me raste të rralla, megjithatë zikaltrit arritën ta shënojnë golin e fitores.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi brazilian Adriano, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë pranoi një top nga Maicon dhe shënoi në portën e Castellazzit.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën disa raste të pakonkretizura, megjithatë Nerazzurët arritën të dalin fitues nga ky takim shumë i vështirë dhe të nxjerrin tre pikët, të cilat e rikthejnë Interin në krye të tabelës.

Me fitoren e të shtunës mbrëma kundër Fiorentinës, Juventusi pati fatin të qëndrojë në krye të tabelës deri në fund të kësaj ndeshje, pasi kampionët në fuqi sërish marrin primatin dhe qëndrojnë tre pikë para Zonjës së Vjetër.

Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi