Berisha ëndërron Spanjën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Berisha ëndërron Spanjën

Mesazh nga Haris prej Tue Jan 27, 2009 8:31 pm

Besart Berisha u ka premtuar tifozëve të AC Horsensit se do të shënojë shumë gola dhe do ta sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit danez.

Sulmuesi kosovar nuk përjashton mundësinë që edhe pas verës të mbetet në Casa Arena, derisa një ditë ëndërron të luajë në Spanjë.

Rikthimi i Besart Berishës tek AC Horsens u ka dhënë shpresë tifozëve të këtij ekipi se do ta sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit të Danimarkës. Sulmuesi kosovar u ka premtuar atyre se do të shënojë shumë gola, derisa beson se Horsens do të mbijetojë në Superligë.

Anëtari i Kombëtares shqiptare para disa dite është huazuar nga ekipi anglez, Burnley te AC Horsens deri në fund të sezonit. Mirëpo 23-vjeçari nuk përjashton mundësinë që edhe pas skadimin të huazimit të mbetet pjesë e ekipit danez. Besart Berisha gjatë javës u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve nëpërmjet ueb sajtit zyrtar të klubit.

Rozenborg ka pas një sukses të jashtëzakonshëm në fillim, por më vonë ke bërë më pak, pse?

Berisha: Me të vërtetë në fillim ka shkuar shumë mirë, por më pas gjërat ndryshuan. E humba pak fokusimin edhe ndoshta u riktheva pak shpejt nga lëndimi, pasi isha shumë i lodhur gjatë asaj periudhe. Edhe pse nuk kam shënuar shumë gola periudhën e fundit në Rosenborg, kam punuar shumë dhe mendoj se e kam ndihmuar ekipin.

Tifozët e Horsensit presin shumë nga ti si sulmues. Si do të arrish të jesh i suksesshëm?

Berisha: Natyrisht se do të doja të shënoja shumë gola, por gjithashtu dua t'i sjell ekipit energji dhe të arrijmë sukses së bashku. Tifozët presin shumë gola nga unë dhe do ta jap më të mirën nga vetja që në pranverë të fitojmë sa më shumë pikë. Unë do të mundohem të shënoj, por primare për mua është ta ndihmoj ekipin. Tifozët më kanë ndihmuar shumë herën e fundit, kur isha këtu, shpresoj se do të më ndihmojnë sërish.

Sa gola do t'i shënojë Horsens në pranverë dhe sa prej tyre do t'i realizosh ti?

Berisha: Horsens do të shënojë mjaft gola sa të mbijetojë në elitën e futbollit danez, që është më e rëndësishmja. Shpresoj se do të ndihmoj me gola, por nuk do të përmend shifra.

Çfarë ndjenje ishte të rikthehesh në Horsens?

Berisha: Është ndjenjë e shkëlqyeshme që jam rikthyer në Horsens, kam shumë kujtime këtu. Ka pasur shumë klube që janë interesuar për mua, por zgjodha Horsensin për këta gjashtë muaj.

Sa je zhvilluar si lojtar që nga koha e fundit kur ishte këtu?

Berisha: Përgjithësisht jam lojtar i njëjtë, por kam mësuar shumë duke luajtur në kampionate të ndryshme dhe në Ligën e Kampionëve. Kam më shumë përvojë dhe jam më shumë i fokusuar në ekip.

Cilat janë përshtypjet e tua për nivelin e futbollistëve të Horsensit, veçanërisht për lojtarët që kanë ardhur nga vera 2006?

Berisha: Ka shumë lojtarë të rinj nga koha kur isha këtu dhe shumë nga ata janë talentë. Fatmirësisht ka edhe futbollistë të vjetër, të cilët janë të rëndësishëm për nga përvoja e tyre.

Si e vlerëson sulmin e Horsensit?
Berisha: Tani klubi i ka gjashtë sulmues të mirë, është një luftë të vërtet për një vend në formacion. Nuk i njoh mirë të tjerët për thënë se janë më të mirë se unë.

Si e vlerëson fazën përgatitore?

Berisha: Pa dyshim jemi në formë të mirë pas një pune të rëndë.

Cila është përvoja më e mirë dhe më e keqja që nga largimi i juaj nga Horsensi?

Berisha: Kam pasur shumë përvoja të mira dhe njëra nga to është Liga e Kampionëve, është një gjë e madhe të jesh në fushë dhe të dëgjosh himnin e Liga e Kampionëve, natyrisht edhe të shënoj në ndeshjen kundër CSKA Moscow. Momenti më i keq ishte lëndimi im në ndeshjen kundër Maltës, e që më la jashtë fushës për një kohë të gjatë. Por jeta është e tillë, gjithkujt mund t'i ndodhë. Fatmirësisht tash jam rikthyer dhe do ta shijoj çdo minutë.

Cili është lojtari ekipi i juaj i preferuar?

Berisha: Lojtari që më pëlqen më së shumti është Diego Forlan, ndërsa ekipi natyrisht AC Horsens. Por, ëndrra ime një ditë është të luaj në ligën spanjolle.

A pret të bëhesh golashënuesi më i mirë në klub?

Berisha: Jo se këtu jam për gjashtë muaj, por do të jap 100 për qind nga vetja për ta ndihmuar Horsensin.

Pse nuk po nënshkruan kontrata të përhershmen po vetëm po huazohesh. Je i shtrenjtë apo klubi juaj nuk dëshiroj të ju shesë?

Berisha: Vlera ime treg është rritur që kur u largova nga Horsens dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në këtë verë, asgjë nuk është e pa mundur. Burnley vazhdon të besojë tek unë, kështu që ata do të jenë zgjedhja ime e parë.

Shumë presin nga ju që do ta ndihmoni Horsensin, a ju vë kjo një presion?

Berisha: Nuk më bën asgjë presioni. Unë duhet ta ndihmoj në çdo ndeshje që jam i gatshëm. Synimi im është ta ndihmoj ekipin dhe për këtë më duhet përkrahja e tifozëve.

Nëse Horsens mbijeton, a do të mbetesh në klub?

Berisha: Ka gjasa të mira, sepse më pëlqen klubi. Nëse gjithçka shkon mirë, pse jo, kemi një stadium dhe futbollistë të shkëlqyeshëm. Një ditë dua ta fitoj një titull me një klub të vogël që gjithmonë ka qenë ëndrra ime.

Nëse ti do ta formoje një ekip, cilët do të ishin bashkëlojtarët e tu?

Berisha: Ka shumë lojtarë të mirë, por unë do ta bëja këtë ekip, në portë Buffon, në mbrojtje Cafu, Boulahrouz, Beckenbauer dhe Carlos në mesfushë Cristioan Ronaldo, Totti, Van Der Vart dhe Besart Berisha, derisa në sulm Pele dhe Forlan

Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi