Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te drejtat e femres ne Islam

Shko poshtë

Te drejtat e femres ne Islam Empty Te drejtat e femres ne Islam

Mesazh nga Haris Mon Jan 26, 2009 4:02 pm

Thone se gruaja paraqet gjysmen e shoqerise. Po, kjo eshte e vertete. Gruaja, sa i perket perfaqesimit numerik, paraqet gjysmen e shoqerise. Urtesia e Zotit Fuqiplote dhe kujdesi i Tij ka dashur qe numri i meshkujve dhe i femrave ne rruzullin tokesor te jete gjithmone i afert apo i barabarte.

Pa dyshim se gruaja, sa u perket numrave statistikore, paraqet gjysmen e shoqerise, mirepo, sa i perket ndikimit te saj ne shoqeri, ndikimit te saj ne vete bashkeshortin dhe femijet e saj, ajo paraqet me shume se gjysmen e shoqerise.

Biseda rreth gruas eshte domosdoshmeri dhe eeshtje delikate, ngase duhet te jemi objektive dhe gjitheperfshires gjate trajtimit te pozites se mirefillte te saj ne shoqeri. Rreth eeshtjes se gruas kemi, se paku, dy konceptime te skajshme: a) disa i bejne padrejtesi asaj duke e konsideruar ate si krijese e cila nuk eshte krijuar per gje tjeter, pos per tei sherbyer burrit, dhe b) disa te tjere deshirojne tei lirojne te gjithe kufijte e saj, vetem sa per te shkaktuar erregullime ne siperfaqen e tokes. Midis ketyre dy skajshmerive diametralisht te kunderta me njera-tjetren, eshte drejtimi apo qendrimi mesatar, te cilin e proklamon edhe vete feja Islame, e qe per fat te keq, shumica e muslimaneve nuk jane te njoftuar drejte lidhur me te. Pra, perderisa ne nje krah kemi fanatiket, xhelozet, konservatoret dhe egoistet si nga radhet e besimtareve muslimane ashtu edhe nga ata te feve e te ideologjive te tjera, te cilet mendojne se gruaja eshte thjeshte nje lloj malli, prone ekskluzive e mashkullit, pa kurrfare te drejte per pronen private, per lirine e mendimit, te shprehjes, te besimit, te arsimimit, te punesimit si dhe te zhvillimit e te kultivimit te aftesive, shprehive e prirjeve te saj, sikur te gjitha keto aktivitete te ishin te destinuara vetem per burrin; ne krahun tjeter, nderkaq, kemi tendencen per lirimin dhe shfrenimin e gjithanshem e te pakontrolluar te saj. Ne emer te lirise, gruaja e diteve tona po shfrytezohet ne shume dimensione. Ai shpirti i saj delikat, ndjenjat e holla, zemra e paster dhe trupi joshes po thithen per reklame, per tregti, per politike, per perplasjet ideologjike, per konkurrencen personale, per terror dhe, ne pergjithesi, per epshe poshteruese. E, kur po e shohim ne kete hall, duhet thene qe gruaja sot ndodhet nen detyrimin e nenshtrimit ndaj nje dhune me te pangopur, me sistematike e me sadiste sesa ne Mesjete.

Po, liria eshte bere slogani me i rendesishem, me i perhapur dhe me emocionues i shekujve te fundit, XIX dhe XX. Pa dyshim, liria eshte njera nder vlerat me te larta, por, eee do nje liri te pakusht e te pakufie Kjo ndoshta eshte e mundur per qeniet e tjera, por per njeriun, jo, sepse njeriu eshte nje qenie shoqerore dhe, per pasoje, eshte i detyruar te jetoje se bashku me njerez te tjere si ai vete.

Sa i perket qendrimit te Islamit ndaj trajtimit te femres, ketu duhet perkujtuar nje te vertete, se nuk eshte e drejte te vleresohet koncepti Islam mbi gruan duke veshtruar ne vijim qendrimin e kombeve muslimane ndaj gruas, porse duhet te hulumtohen, te gjenden e te ndiqen parimet e drejtperdrejta tanime te konfirmuara te Islamit. Ketu dua te perkujtoj nje thenie te njohur te hazreti Aliut, halifit te katert pas Muhammedit a.s. (alejhies-selam), i cili ka thene: eMos vlereso te verteten me fjalet dhe sjelljet e njerezve, por njerezit me kriteret e se vertetes!e

Fillimisht, duhet te theksojme se Islami ka shpallur barazine ne krijimin e mashkullit e femres, te njerezve te efaredo race dhe, perfundimisht, te mbare njerezimit: eO ju njerez,vertet Ne ju krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete e, seka dyshim, se tek All-llahu me i ndershmi prej jush eshte ai qe me teper eshte ruajtur (nga te keqijat)...e (Kureani, kaptina 49 - Huxhurat, ajeti 13).

Gruaja ka nje pozite te veeante ne Islam. Kur Muhammedi a.s., duke sjelle fene e se drejtes, sapo filloi te njoftonte njerezimin, njeriu i pare qe besoi ishte nje grua, gjegjesisht shoqja e tij Hatixheja. Ne te njejten kohe, gruaja eshte dhe deshmorja e pare e Islamit. Sumejja, nena e Ammarit, ka qene nder te parat qe kane pranuar fene Islame ne Meke dhe, per pasoje, iu nenshtrua torturave te padurueshme qe i beheshin nga politeistet e asaj kohe derisa kishte dhene shpirt nen bajoneten e politeistit te perbetuar, Ebu Xhehlit. eshte pra kjo, njeheresh edhe deshmorja e pare e Islamit.

Muhammedi a.s. ka dhene shume shembuj te dashurise, respektit dhe dhembshurise ndaj gruas. Ai urdheron keshtu: eNga bota juaj tri gjera me kane gezuar: bukuria dhe pastertia, gruaja, dhe namazi si veprimtaria publike me e lumture

Sipas Islamit, nuk ka asnje dallim midis burrit dhe gruas ne besimin ndaj Zotit dhe bazave te fese, ne njohjen dhe mesimin e urdhrave e te ndalesave te Zotit ne lidhje me kete bote dhe me boten tjeter te amshueshme, ne ndeshkimin ose shperblimin e duhur, ne hyrjen ne Parajse ose Ferr.

Duke e bere te ditur vendin e femres ne Islam nga pikepamja e krijimit, besimit, lirise se ndergjegjes dhe jetes se pasosur, eshte e domosdoshme te themi edhe se ne Kureanin Fisnik, ashtu sie ndodhet nje kaptine e gjate e emertuar en-Nisae (Grate-Femrat), permbahet edhe nje kaptine e emertuar Merjem kushtuar posaeerisht nenes se Isait (Jezuit).

Sa i perket jetes martesore, mashkulli dhe femra jane te lire te zgjedhin shokun e vet. Femra, qofte e ve, qofte vajze, eshte e lire ne zgjedhjen e bashkeshortit. Nuk mund te martohet me detyrim nga te tjeret, qofte edhe nga prinderit, pa vendimin dhe lejen e saj. Nese ndodh qe te martohet nen presion, ajo rezervon te drejten e rishikimit, po deshi e prish kuroren. Me te vertete, ne kohen e Muhammedit a.s. nje zonje e quajtur Hansa, banore e Medines, kurorezohet nga i ati ne kundershtim me vendimin e saj. Gruaja e ve, duke njoftuar Pejgamberin, e kishte prishur kuroren. Edhe nje vajze, ne te njejten menyre kishte bere kerkese. Pejgamberi e kishte lene te lire ate per te rishikuar kuroren per po ose jo.

Me rastin e lidhjes se kurores, sipas se drejtes islame parashihet garancia e kurores e quajtur mehir dhe eshte kjo sasia e mallit qe lind si e drejte e gruas. Kjo vlere pasurore eshte e drejta e prones private e kandidates per martese dhe jo e nenes, babait apo ndonje mbikeqyresit. Kjo eshte nje pagese kompensimi qe kryhet nga ana e mashkullit. Ploteson nevojat e femres dhe i jep vlere asaj.

Feja islame ne institucionin e marteses ka percaktuar ndarjen e detyrave midis gruas e burrit ne perputhje me mundesite e tyre materiale e shpirterore. edo gjinie i ka dhene punen qe mund ta perballoje, eka respektuar specialitetine. Gruas nuk i ka ofruar punen qe see ben dot, nuk ia ka ngarkuar pergjegjesine qe gjithashtu see bart dot.

Kureani Fisnik njerezve, ne pergjithesi, u drejtohet ne gjinine mashkullore, fjalet u perkasin meshkujve. Kjo eshte nje veeori e gjuhes arabe. Megjithese ishte keshtu, grate e kohes se Muhammedit a.s. kishin kerkuar zbritjen e ajeteve kureanore qe benin fjale posaeerisht per to. Nje dite, zonja Ummi Umare kishte shkuar prane te Derguarit te Zotit dhe i kishte thene: eO perfaqesues i All-llahut, shoh se edo gje eshte per burrat, emri i grave nuk permendet faree. Ne lidhje me kete zbret ky ajet kureanor: eNuk ka dyshim se per muslimanet e muslimanet, besimtaret e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, te sinqertit e te sinqertat, durimtaret e durimtaret, te pervuajturit e te pervuajturat, sadakadhenesit e sadakadheneset, agjeruesit e agjerueset, ruajtesit e nderit e ruajteset e nderit, shumepermendesit e All-llahut e shumepermendeset e All-llahut, All-llahu ka pergatitur falje dhe shperblim te madhe, (Kureani, Ahzab, 33-35).

Pyetjes se cilat jane te drejtat e gruas mbi burrin, Muhammedi a.s. i eshte pergjigjur keshtu: eUshqejini ato me eeushqeheni vete, vishni me eevisheni vete, mos i rrihni, mos u thoni se jane te shemtuara, mos perdorni fjale te renda e te keqija!e

Kjo thenie e shkurter e Muhammedit a.s. lidhur me te drejtat e gruas, mendoj se paraqet botekuptimin e gjithembarshem te Islamit ndaj kesaj eeshtjeje. Se pari, sigurimi i nevojave materiale dhe mjeteve te jeteses se gruas i perket burrit. Gruaja, nga pikepamja ligjore, nuk eshte e detyruar te punoje ne shtepi, pos nese burri i saj eshte i varfer. Burri nuk mund te perzihet ne pasurine vetjake te gruas. Gruaja, po pati edhe prone tjeter pervee garancise se kurores (mehrit), zoteron mbi te te drejte pronesore dhe perdorimi te plote, edhe nese burri eshte nevojtar. Gruaja ka kompetence te plote ta shtoje pasurine me tregti, ta dhuroje, ta jape me qira dhe per keto seeshte e detyruar te marre leje nga burri. Se dyti, grate nuk duhet te rrihen. Muhammedi a.s. urdheron e thote: Askush te mos rrahe bashkeshorten sikur te rrihte sherbetoren, se ndofta ne fund te dites kthen e bie ne marredhenie me te!e. Burri denohet po ta rrahe te shoqen me dhimbje, plage dhe demtime te tjera. Se treti, gruas asnjehere seduhet tei thuhet se eshte e shemtuar, qofte per te, qofte per punet e saj. Per sa mund ta pranoje ajo, e keqja me e madhe qe mund tei behet gruas, eshte tei thuhet ee shemtuare. Nuk duhet te cenohet identiteti dhe personaliteti i saj fizik e shpirteror. Gruaja perpiqet qe teia beje te pranueshme burrit bukurine shpirterore dhe qenien e vet. Tei thuhet asaj se eshte e bukur, eshte miresi e madhe dhe delikatese. Te shkuarit mire me gruan eshte urdheruar edhe ne Kurean: e...eoni jete te mire me to! Nese i urreni ato, beni durim, pse ndodh qe All-llahu te jape shume te mira ne nje send qe ju e urreni!e,(Kureani, en-Nisae, 19). Edhe Muhammedi a.s. porosit: eKeshilloni per mire midis njeri-tjetrite. eBesimtari te mos i nervozohet e zemerohet besimtares. Nese nje sjellje e saj sei vjen per mbare, nga tjetra mund te mbetet i kenaqure. Se katerti, burri, duke e trajtuar gruan nen dyshim, nuk mund tei ushtroje asaj presion, nuk mund ta mbaje fshehtas nen mbikeqyrje. Kjo mund te ndodhe vetem po u gjeten fakte te forta dyshuese. Burri nuk mund te marre vendim duke u bindur menjehere te theniet e te tjereve per gruan e tij. Ne fakt, prishja e marredhenieve midis bashkeshorteve eshte njera nder mekatet e renda. Muhammedi a.s. ka thene: eAi qe i ben te njohur nje lajm te keq te shoqit per gruan e tij, ai nuk eshte prej radheve tonae.

Edhe ne te drejten trashegimore femra gjen vendin e saj te merituar. Ajo trajtohet e barabarte me mashkullin, gjegjesisht trashegon proporcionalisht me anetaret e tjere te familjes, pa mos iu bere ndonje padrejtesi ne ndarjen e trashegimise. Ne Kureanin famelarte thuhet: eMeshkujve u takon pjese nga pasuria qe e lene prinderit dhe te afermit (pas vdekjes), po edhe femrave u takon pjese nga ajo qe lene prinderit dhe te afermit, le te jete pak ose shume ajo qe lene, u takon pjese e caktuar (nga Zoti), (Kureani, en-Nisa, 7).

Arsimimi eshte kushti i pare qe gruaja te mund te kuptoje njerezoren ne veten e saj. E privuar nga edo lloj te drejte, madje edhe nga e drejta e njohjes dhe e pranimit te saj si njeri, gruaja e ka filluar luften me arsimim. Per ta shpetuar njeriun nga llumi i padrejtesise dhe zvetenimit ku ishte zhytur, Kureani fisnik, i zbritur 14 shekuj me pare, fillonte me kete urdher: eLexo me emrin e Zotit tend, i cili krijoi (edo gje)! Krijoi njeriun prej nje gjaku te ngjizur. Lexo! Se Zoti yt eshte me bujari. Ai qe e mesoi (njeriun) te shkruaje me pende. I mesoi njeriut ate qe nuk e dintee. (Kureani, el-eAlek, 1-5). Keto ajete u drejtohen si meshkujve, ashtu edhe femrave pasi edhe ato hyjne nen konceptin njeri, edhe ato jane roberesha te Zotit sikurse burrat. Ndeshkimin apo shperblimin per veprat e tyre do tei marre secili individualisht. Zoti ne Kurean thote: eUne nuk ia humb mundin asnjerit prej jush, mashkull qofte apo femere. Hazreti Aliu, ajetin kureanor: eO besimtare, ruajeni veten dhe pjesetaret e familjes suaj nga zjarri (ferri)..!e, e kishte komentuar keshtu: eEdukojini dhe arsimojini ata!e.

Gruaja eshte mesuesi i pare dhe me i shkelqyer i femijeve. Mbasi nder detyrat me te renda dhe me me pergjegjesi ne bote eshte rritja, kujdesi, edukimi dhe arsimimi i femijes si dhe formimi i personalitetit te tij, atehere a mund te paramendohet qe kete ta beje nena e paarsimuare A mund te pritet edukimi dhe arsimimi i nevojshem i njeriut te ardhshem, pa prinder, e sidomos pa nene te arsimuare Gjithsesi qe jo. Prandaj nuk eshte thene se koti: eMe arsimimin dhe edukimin e femijeve duhet filluar 20 vjet para lindjes se femijese, eehyn ne djep, del ne varre. Muhammedi a.s. kishte kerkuar nga zonja Shifa qe shoqes se tij Hafses teia mesonte shkrim-leximin dhe tei jepte nga pervoja e saj.

Ne ndarjen e detyrave nga Krijuesi, per shkak te veeorive fizike dhe te cilesive shpirterore, femres, per dallim nga mashkulli, i jane dhene kater detyra te medha: Te behet shtatzene, te linde, tei jape gji femijes dhe te edukoje. Qe te mund ajo tei kryeje me sukses keto detyra baze, ajo nuk duhet te konsumohet nga punet e renda e te lodhshme, qe per nga natyra u takojne burrave tei kryejne ato. Prandaj, nje grua e punesuar a ka mundesi tei kryeje gjithe keto detyrae Sipas botekuptimit islam, preferohet qe nje femer e afte per tei kryer keto detyra primare te saj, te mos i shperfillin keto per hir te punesimit apo te perfitimit tjeter material, sepse me vone do te mund te ndeshet me pasoja te llojllojshme negative qe do te lindnin si rezultat i mosperfilljes se ketyre detyrave nga ana e saj. Me kete rast duhet perkujtuar se rolin dhe rendesine e institucionit te natyrshem te familjes see zevendeson dot asnje institucion tjeter artificial, sie eshte eerdhja per femije, bejbisiteri atj. Nga ana tjeter, Islami nuk eshte kunder punesimit te nje femre qe ka nevoje per te nese nuk ka kush tjeter qe do teia siguronte jetesen, apo nje femre tjeter e cila ose ka mbaruar me rritjen dhe edukimin e femijeve ose nuk ka mundesine per te lindur. Pra, marre ne pergjithesi, Islami nuk eshte kunder punesimit te femres ne punet qe ajo mund tei kryeje, nese me kete rast nuk i le pas dore detyrat paresore te saj.

Dhe se fundi, te drejtat politike te gruas. Ne Kureanin famelarte nuk ka pohime te hapura mbi te drejtat politike te gruas, por vetem disa ajete qe i afrohen kesaj eeshtjeje ne menyre te terthorte. Ne Kurean thuhet: eBesimtaret dhe besimtaret jane te dashur per njeri-tjetrin, urdherojne per te mire e ndalojne nga e keqjae, (Kureani, et-Tevbe, 71). Duke u mbeshtetur ne kete ajet kureanor, as detyra e kryetarit te shtetit, as e atij te qeverise po as edhe ndonje post tjeter administrativ apo politik, seeshte gje tjeter veese e njejta veprimtari politike (pra, ndihme e ndersjelle per te mire dhe pengese e ndersjelle per te keqen) ne emer te popullit ne permasa kombetare, gjegjesisht shteterore. Per pasoje, edhe gruaja gjithsesi se mund tei kryeje keto detyra, po qe se per kete ka interesim, prirje dhe aftesi. Ne Kurean nuk hasim asnje verset qe do teia ndalonte femres marrjen me aktivitete politike apo udheheqese, perkundrazi, ndoshta mund ta hasim te kunderten po qe se e lyp nevoja.
Haris
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 31
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
Te drejtat e femres ne Islam Left_bar_bleue20/40Te drejtat e femres ne Islam Empty_bar_bleue  (20/40)

http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi