A i lejohet femres qe te fale namaz nese ka te veshur pantallona !!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

A i lejohet femres qe te fale namaz nese ka te veshur pantallona !!!

Mesazh nga Haris prej Mon Jan 26, 2009 4:01 pm

A i lejohet femres qe te fale namaz nese ka te veshur pantallona te gjera me te cilat nuk verehen vijat e trupit, apo duhet te kete te veshur dieka tjeter mbi to (d.m.th. ne pjesen e eperme e cila duhet te jete e gjate)


Ne Islam nuk jane shume me rendesi detajet e veshjes sa parimet e saj. Nuk eshte pra me rendesi dizajni i veshjes, ngjyra, modeli e te tjera imtesi, sepse keto i jane lene shijes personale te muslimanit dhe muslimanes si dhe kultures se popullit dhe vendit perkates ku jetojne ata muslimane. Kryesore eshte te ruhen parimet e veshjes, e ato, sa i perket veshjes se femres, jane:

1. Petku ta kaploje tere trupin e saj, pervee duarve dhe fytyres
2. Petku te mos jete i tejdukshem sa te duket lekura (mishi) e trupit te saj
3. Petku te mos jete shume i ngushte sa t'i tregoje te gjitha vijat e trupit te saj
4. Petku te mos i ngjaje nje petku fetar te ndonje femre te ndonje feje tjeter, p.sh. te mos i perngjaje 100 % petkut te "motrave kishtare" etj.

Me kete rast, keto parime te veshjes, femra muslimane duhet t'i ruaje edhe gjate faljes se namazit. Ne rastin e pyetjes suaj, gjithsesi se eshte e mundur dhe nuk ka pengese qe nje femer muslimane te fale namazin e saj me pantollona te gjera te cilat nuk ia tregojne vijat e trupit, dhe te cilat gjithashtu nuk jane te tejdukshme sa do t'ia tregonin lekuren e kembeve apo pjeseve te tjera te trupit dhe te cilat pantallona e mbulojne ate deri te nyjat (zogjet) e kembeve. Natyrisht, edhe pse ketu flitet vetem per pantollonat, te njejtin kujdes duhet patur edhe per pjeset e tjera te veshjes se siperme, te shamise etj.
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 25
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi