Menyra e ferkimit (mes-hut) te kokes gjate abdesit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Menyra e ferkimit (mes-hut) te kokes gjate abdesit

Mesazh nga Haris prej Mon Jan 26, 2009 3:48 pm

Menyra e ferkimit (mes-hut) te kokes gjate abdesit


(Studim krahasues mes shkollave juridike islame)

Te gjithe dijetaret islame jane te mendimit se, mes-hu i kokes gjate abdesit eshte njeri nga kushtet e abdesit, duke argumentuar per kete me fjalen e All-llahut te Lartesuar:
eO ju qe besuat! Kur doni te ngriheni per te falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri ne berryla; ferkoni kokat tuaja, e kembet lani deri ne dy zogjt...e (El-Maide, 6)
Ne kete punim do ta shtjelloj kete eeshtje permes ketyre nentitujve:
1. Forma e ferkimit (mes-hut),
2. Menyra e mes-hut,
3. Mes-hu mbi shami tek grate,
4. Perseritja e mes-hut,
5. A duhet ferkuar veshet se bashku me kokene

I. Forma e ferkimit (mes-hut)

Ne lidhje me formen e ketij ferkimi, dijetaret e fikhut kane qendrime te ndryshme, varesisht se si e kuptuan parafjalen ebie (ne tekst origjinal: ebi ru-usikume).
Ne gjuhen arabe kjo parafjale ka disa kuptime: e pa ndikim ne fjali, sherben per perforcim, dhe ka kuptimin ecae.
Ata dijetare qe e kuptuan si fjale te pa ndikim, e obliguan mes-hun e tere kokes, ndersa ata qe e kuptuan me domethenien ecae, e obliguan mes-hun e nje pjese te kokes. Keta te fundit gjithashtu seu pajtuan rreth pjeses obliguese.

Mendimet e dijetareve rreth kesaj eeshtjeje:
Mendimi i pare: obligohet mes-hu i tere kokes. Kete mendim e mbajne medhhebet: Maliki dhe Hanbeli.
Mendimi i dyte: obligohet mes-hu i nje pjese te kokes. Kete mendim e mbajne medhhebet: Hanefi dhe Shafi si dhe disa dijetare te medhhebit maliki. Mirepo, keta kane qendrime te ndryshme rreth pjeses obligative:
- Medhhebi hanefi obligon mes-hun e nje te katertes se kokes dhe ate duke e kufizuar me pershkim te tre gishtave e me teper, ngase me pak se tre gishta nuk realizohet obligimi.
- Medhhebi shafi, nuk perkufizon pjese dhe nese pershkohet edhe nje qime floku, mjafton.
- Disa dijetare te medhhebit maliki, nga ta qe obligojne nje te treten, por prej tyre obligojne dy te tretat.
Mendimi i trete: mashkulli obligohet me mes-hun e tere kokes, ndersa femra vetem pjesen e parme te kokes. Kete mendim e mbajne disa dijetare te medhhebit hanbeli.

Argumentet per secilin mendim
a) Argumentet e mendimit te pare:
1. Ajeti kur΄anor: e... ferkoni kokat tuaja...e. Nga konteksti i ajetit kuptohet ferkimi i tere kokes.
2. Hadithet qe pershkruajne abdesin e te Derguarit, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, te gjitha keto e perforcojne ferkimin e tere kokes sie eshte hadithi i transmetuar prej Humran Mevla Uthman Iben Affan, All-llahu qofte i kenaqur me te, dhe ai i Abdulla Iben Zejdit, All-llahu qofte i kenaqur me te.
Transmetohet nga Amer Iben Jahja el-Mazini, nga babai i tij qe thote: Isha i pranishem kur Amer Iben Ebil-Hasen e pyeti Abdullah Iben Zejdin se si merrte abdes i Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te: eKerkoi nje ene me uje dhe mori abdes sikur kur merrte i Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, mori uje nga ena dhe pastroi duart tre here, pastaj prape mori uje nga ena dhe e futi ne goje dhe hunde nga tre here, gjithashtu iu frynte hundeve tre here. Futi prape doren ne ene dhe pastroi fytyren tre here. Me pas futi duart ne ene dhe i pastroi ato dy here deri ne berryla. Futi duart ne ene dhe me to ferkoi koken duke filluar nga pjesa e parme e saj deri ne fund te kokes mbrapa, nje here, pastaj pastroi kembete. Ne nje transmetim tjeter: eFilloi nga pjesa e parme e kokes derisa arriti ne fund te saj mbrapa, pastaj i ktheu prapa (duart) derisa arriti aty ku kishte filluare. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
3. Krahasimi mes ferkimit te kokes dhe ferkimit te fytyres me rastin e marrjes tejemmum, ngase parafjala ebie gjithashtu ceket te tejemumi. Thote All-llahu i Lartesuar: e... ferkoni fytyrat tuaja...e. (el-Maide, 6). Ketu gjithashtu kerkohet ferkimi i tere fytyres.

b) Argumentet e mendimit te dyte:
1. Ajeti kur΄anor: e... ferkoni kokat tuaja...e. Nga konteksti i ajetit nuk kuptohet ferkimi i tere kokes, ngase parafjala ebie, qe ka ardhur ne kete ajet, ka kuptimin ecae.
2. Transmetohet nga Mugire se i Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, egjate marrjes se abdesit, ferkoi pjesen e parme te kokes dhe eallmene. (Transmeton Muslimi).

c) Argumentet e mendimit te trete:
Gjate hulumtimit rreth dijetareve te ketij mendimi, sekam hasur ne ndonje argument, me te cilin argumentojne mendimin e tyre. I vetmi argument, me te cilin do te mund te argumentonin mendimin e tyre, ndoshta jane veshtiresite qe mund te hase ne to femra gjate mes-hut te kokes. All-llahu e di me se miri.

Shtjellimi i argumenteve dhe kunderpergjigjet:
Pjesetaret e mendimit te dyte i kundershtojne ata te mendimit te pare duke thene:
1. Ajeti qe flet per abdesin nuk e obligon mes-hun e tere kokes, por vetem se nje pjese te saj, ngase parafjala ebie qe ka ardhur ne kete ajet ka kuptimin ecae.
2. Transmetohet nga Mugire se ei Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, gjate marrjes se abdesit, ferkoi pjesen e parme te kokes dhe eallmene. (Transmeton Muslimi).
Nese do te ishte obligim ferkimi i tere kokes, i Derguari nuk do te ferkonte vetem pjesen e parme te kokes.
Pergjigjja e pjesetareve te mendimit te pare:
1. Parafjalaebie nuk mund te kete kumtiminecae. Kete e perforcojne shume linguiste te arabishtes te njohur si: Niftavejhi, Iben Durejdi, Iben Burhani etj.
2. Hadithi me te cilin argumentojne ata qe see obligojne mes-hun e tere kokes, hadithi i Mugires, eshte argument kunder tyre. Sikur mos te ishte obligim ferkimi i tere kokes, i Derguari do te mjaftohej vetem me mes-hun e pjeses se parme te kokes, por i dha mes-h edhe eallmes, e cila ia mbulonte koken.
3. Te gjitha hadithet qe pershkruajne abdesin e te Derguarit tregojne se ai ferkonte tere koken. Njeheresh, keto hadithe jane sqarim i ajetit te abdesit.
4. Thote Ibnul Kajjimi: eNuk qendron ne asnje hadith te vertete se i Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te ka ferkuar vetem nje pjese te kokes gjate abdesit, mirepo kur ferkonte vetem pjesen e parme, e plotesonte ate me, ferkimin e eallmese.

Mendimi qe duket te jete me i sakte ne kete eeshtje
Pasi sollem argumentet e secilit mendim dhe, me pas, shtjellimit te tyre, qartesohet se argumentet dhe e verteta jane me dijetaret qe e obligojne mes-hun e tere kokes gjate abdesit.

II. Menyra e mes-hut
Meqe thame me larte se mendimi i vertete mbi mes-hun eshte, ai se duhet te pershkohet tere koka, atehere cila eshte menyra e ketij mes-hue
Menyra e mes-hut eshte transmetuar ne hadithin, qe u cek me lart. Me te dy duart fillon nga pjesa e parme e kokes, deri ne fund te saj mbrapa, pastaj i kthen prape duart aty ku ke filluar.

III. Mes-hu mbi shami tek grate
Mes-hu i shamise (mbuleses) tek femrat, dijetaret e krahasojne me mes-hun e eallmes te meshkujt. Ata qe e lejojne mes-hun e eallmes, e lejojne mes-hun e shamise dhe e kunderta.
Dijetaret qe e lejojne, argumentojne me hadithin, qe e transmeton Mugire ku thote: eI Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, gjate marrjes se abdesit, ferkoi pjesen e parme te kokes dhe eallmene. (Transmeton Muslimi).
Ketu, veshtiresite e heqjes se eallmes jane te njejta me ato te heqjes se shamise.
Dijetaret qe nuk e lejojne mes-hun e eallmes dhe shamise, argumentojne me ate se ajeti i abdesit obligon mes-hun e kokes e jo te eallmes apo shamise, dhe po kjo praktike verehet ne hadithe qe flasin per abdesin.
Mirepo e verteta qendron ne ate se i Derguarit, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, i ka dhene mes-h eallmes. Hadithi qe e tregon mes-hun e eallmes, eshte sqarues i ajetit dhe haditheve te tjera te abdesit dhe assesi nuk ndeshet me to.
Thote hoxha i nderuar Muhamed Uthejmini, All-llahu e meshirofte: e...nese ka veshtiresi si te ftohtit apo veshtiresite e heqjes se shamise, lehtesimet si kjo jane evidente, mirepo, me mire eshte qe mos t΄i japesh mes-h shamisee.
Keshtu, pra, vertetohet lejimi i mes-hut te shamise. All-llahu e di me se miri.

IV. Perseritja e mes-hut te kokes
Ne lidhje me ate se a duhet te perseritet mes-hu, apo mjafton vetem nje here, dijetaret kane dy mendime.
Thote imam Shafiu, All-llahu e meshirofte, se mes-hu duhet perseritur po aq here sa perseritet larja e pjeseve te abdesit. Argumenton me nje transmetim tjeter te hadithit te Othmanit: eI Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te i dha mes-h kokes tre heree. (Transmeton Ebu Davudi).
Dijetare te tjere thone se seka nevoje te perseritet mes-hu. Kete e tregojne hadithet e abdesit, ndersa transmetimi per mes-hun tre here, eshte i dobet dhe i kundershton transmetimet e forta.
Ky eshte mendimi, i cili duket te jete me i sakte ne kete eeshtje.

V. A duhet ferkuar veshet se bashku me kokene
Dijetaret kane dy mendime rreth dispozites se ferkimit te vesheve.
Mendimi i pare: Ferkimi i vesheve eshte sunnet. Ky eshte qendrimi i medhhebeve hanefi, shafi, ndersa medhhebi maliki ka dy transmetime:
a) ferkimi i vesheve eshte sunnet,
b) ferkimi i tyre eshte obligim.
Mendimi i dyte: ferkimi i vesheve eshte nga obligimet e abdesit (farz). Ky eshte mendimi i medhhebit hanbeli, si dhe nje transmetim nga medhhebi maliki.

Argumentet e dy mendimeve:
Argumentojne dijetaret nga mendimi i pare:
Ferkimi i vesheve nuk eshte permendur ne ajetin e abdesit dhe, eka nuk eshte permendur ne kete ajet, nuk eshte obligim.
Nga hadithet, te cilat tregojne se i Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, ka ferkuar veshet, kuptohet se nje gje e tille eshte sunnet.

Dijetaret e mendimit te dyte argumentojne:
Hadithet jane ato qe e qartesojne domethenien e ajetit, ndersa transmetohet ne disa hadithe, si:
e Veshet jane nje teresi me kokene (Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Iben Maxhe, Ahmedi).
eI Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, ferkoi koken dhe veshet; brenda dhe jashtee. (Transmeton Tirmidhiu dhe e konsideron sahih). Ne nje transmetim tjeter: eI Derguari, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, ferkoi koken dhe veshet; brendesine me gishtat tregues, ndersa anen e jashtme me gishtat e medhenjee. (Transmeton Nesaiu).

Shtjellimi i ketyre haditheve
Hadithin e dyte me te dyja transmetimet e pranojne te gjithe dijetaret, mirepo saktesia e hadithit te pare eshte kontestuese mes dijetareve te hadithit.
Disa nga keta dijetare nuk e pranojne per hadith te sakte, disa te tjere e pranojne.
Hadithi ka tete transmetime nga sahabij te ndryshen. Te gjitha keto rruge te tij, edhe nese jane te dobeta, e forcojne njera tjetren. Thote imam Tirmidhiu, All-llahu e meshirofte, njeri nga transmetuesit e hadithit: eKy eshte hadith hasen me zinxhire jo edhe aq te forte. Me te punojne shumica e dijetareve, prej sahabeve dhe te tjeret pas tyree.

Mendimi i vertete:
Pas polemikave rreth saktesise se hadithit, mund te thuhet se mendimi i vertete eshte: ferkimi i vesheve eshte vaxhib. Kete mendim e forcon nje hadith tjeter: e...kur ferkon koken, bien mekatet nga koka e tij, derisa te bien edhe nga veshete. (Transmeton Maliku, Nesaiu, Iben Maxhe).
Thote Iben Tejmije, All-llahu e meshirofte: efjalet e te Derguarit, lavderimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te, ebien mekatet nga veshet kur ferkon kokene, jane argument se veshet jane nje teresi me kokene.
Thote hoxha i nderuar Muhamed Uthejmin, All-llahu e meshirofte: eFerkimi i vesheve eshte vaxhib me sa vijon: 1. Transmetohet se kete e ka bere i derguari i All-llahuti; 2. Se ata jane nje teresi me koken; 3. Meqe veshet jane per te degjuar, eshte e rruges qe ata te pastrohen, ne menyre qe njeriu te pastrohet nga degjimi harame.
All-llahu e di me se miri!


K?tu,Mbizotron Diturria...
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi