Perse vendet arabe nuk e njohin pavaresine e Kosovese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Perse vendet arabe nuk e njohin pavaresine e Kosovese

Mesazh nga Admin prej Mon Jan 26, 2009 3:30 pm

Perse vendet arabe nuk e njohin pavaresine e Kosovese
Zhvillimet me te fundit ne arenen diplomatike nderkombetare qe kane pasuar me elirimin nga armata ruse te rajoneve te Osetise Jugore dhe Abkhazise nga Gjeorgjia, kane rritur presionet ne politiken nderkombetare ndaj atyre vendesh qe mendonin se eeshtja e Kosoves do te zgjidhej me deklarimin e pavaresise nga ana e saj dhe njohjen e perendimit. Provokimi gjeorgjiano e amerikan ndaj ruseve ne republiken e Osetise se Jugut eshte perdorur si pretekst nga armata ruse per te eliruar dhe de-fakto aneksuar Osetine e Jugut dhe Abkhazine. Edhe pse mbrojtja qe ruset i bene Osetise eshte denuar fuqishem nga shtetet perendimore dhe satelitet e tyre me te vegjel, ne arenen nderkombetare rasti i Kosoves po perdoret si nje gur shahu, ku shtetet e fuqishme sie jane Rusia mund te nderhyjne, aneksojne, "elirojne" dhe shpallin te pavarura ato vende dhe krahina ku popullatat vendase perballen me agresione dhe shtypje etnike. Perdorimi i Kosoves si preeedent nga ana e Rusise per njohjen e pavaresise se Osetise se Jugut dhe Abkhazise tashme po gjen mbeshtetje nderkombetare. Nje seri vendesh dhe entitetesh qe kane vuajtur nga presionet e perendimit ne keto vitet e fundit, qe variojne qe nga Nikaragua, Bjellorusia, Venezuela, Bolivia, Saharaja Perendimore, Nagorni Karabaku, Qiproja Veriore dhe nje sere ish-republikash sovjetike ose kane shprehur simpatine e tyre per pavaresine e dy republikave gjeorgjiane dhe jane solidarizuar me Rusine, ose i kane njohur ato si te pavarura.
Ne kete situate te koklavitur preeedentesh nderkombetare ku perendimi me ne krye amerikanet kerkojne te krijojne Kosoven si shtet satelit te tyre ne Ballkan, por refuzojne preeedentin rus, ndersa ruset kerkojne pavaresine e Osetise dhe Abkhazise por refuzojne njohjen e Kosoves, kane krijuar nje situate shume delikate per te ardhmen e shtetit te ri kosovar. Sot Kosova rrezikon te perfundoje ne grupin e atyre shtetesh surrogate te arenes nderkombetare si Taivani, Saharaja Perendimore, Nagorni Karabaku, Qiproja Veriore, Abkhazia, Osetia e Jugut, Transnistria, Somalilandi dhe Republika Demokratike Arabe e Sahravise te cilat vuajne per njohje nderkombetare dhe statusi i tyre nderkombetar mund te krahasohet me murin simbolik te Arafit, qe Allahu permend ne Kuran, ku njerezit nuk jane as ne xhenet dhe as ne xhehenem. Njohja e Kosoves vetem prej 46 vendesh ku pervee Turqise dhe disa vendesh perendimore, shume te tjera jane republika bananesh, ka krijuar nje krize te madhe per te ardhmen e Kosoves. Shteti i ri kosovar sot rrezikon te perfundoje ne nje izolim te njejte me ate qe perballet Qiproja Veriore prej disa vitesh apo edhe Taivani.
Por pasojat e izolimin nderkombetar te Kosoves, sot duken edhe me te forta pas konfliktit ruso e amerikan qe ka lindur ne lidhje me preeedentet e Kosoves dhe Osetise se Jugut. Ndersa perendimi refuzon njohjen e pavaresise se Osetise se Jugut dhe Abkhazise, Rusia ne anen tjeter refuzon njohjen e pavaresise se Kosoves. Sie u pa ne deklaratat e Konstantin Kosaeovit presidentit te Komitetit te Politikes se Jashtme te Dumes Ruse, Rusia, kerkon qe te luaj shah me perendimin, ku humbjen e Kosoves ndaj Serbise, Rusia kerkon ta kompensoje me marrjen e Abkhazise dhe Osetise. Konstantin Kosaeovi deklaroi se Rusia do te jete e gatshme te njoh pavaresine e Kosoves nese perendimi njeh pavaresine e Osetise dhe Abkhazise. Qe Rusia po perdor karten abkhaze dhe osete kunder Kosoves, u pa qarte edhe ne oferten qe ministri i jashtem abkhaz, Sergej Basma i beri qeverise se Kosoves kur deklaroi qe:
"Nese Kosova pajtohet te pranoj pavaresine e Abkhazise, atehere edhe ne do ta pranojne kete republike."
Ama sie shefi i diplomacise se Abkhazise deklaroi me te drejte, Kosova sot nuk mund te pranoje dot nje oferte te ketille pasi sipas tij "autoritet kosovare varen nga SHBA-te dhe NATO".
Edhe pse autoritetet kosovare dhe shqiptare nuk duan ta pranojne kete fakt publikisht, pra qe sot autoritetet kosovare nuk jane perfaqesues te interesave te popullit kosovar, por vasale te lojes se madhe te shahut ndermjet SHBA-se dhe NATO-s kunder Rusise, faktet qe ne lexojme nga Kosova vertetojne kete. Per fatin e keq te shqiptareve, politikanet e Tiranes dhe Prishtines, sot, ne konfliktin e ri boteror qe ka lindur ndermjet Perendimit dhe Rusise, po tregohen aq te dobet dhe naive intelektualisht saqe mua me ngjasojne me Mehdi Frasherin dhe Xhaferr Deven te cilet u bene kuislinge dhe vegla te bindura te nazisteve gjate Luftes se Dyte Boterore, pa arritur qe te kuptojne politiken globale dhe pasojat qe ajo do te kishte me pas per Kosoven dhe Shqiperine. Lidhja vasaliste e politikaneve shqiptare me amerikanet dhe NATO-n sot, eshte aq tragjike saqe edo lexues i lire e ka shume te qarte qe te dalloj qe ministri i jashtem abkhaz i cili i ofroi Kosoves njohje te anasjellte te pavaresise, duket qe te jete me i pavarur nga Moska per te ndjekur politiken e jashtme te vendit te tij, sesa politikanet kosovare jane nga Uashingtoni dhe Brukseli.
Varesia e politikaneve por edhe e shumices derrmuese te gazetareve shqiptare dhe kosovare sot ndaj Perendimit mund te lexohet edhe ne fjalimet dhe sjelljen e udheheqesise kosovare me ne krye, kryeministrin Hashim Thaei. Ky i fundit gjate vizites qe beri ne Uashington kete korrik 2008, pas takimit me presidentin Bush u zotua publikisht perpara Bushit dhe mediave boterore qe do te luftoje fondamentalistet islamike ne Kosove (dmth hoxhallaret dhe fene e popullit te tij) dhe deklaroi se: "I kemi deshmuar presidentit amerikan se ne kemi qene aktore dhe faktore aktiv ne luften kunder terrorizmit dhe fundamentalizmit islamik...." See lidhje ka fondamentalizmi islamik me Kosoven e lire, e cila sot kercenohet nga rreziku i fondamentalizmit serbo-ortodoks ne veri dhe ai katolik qe po shfaqet koheve te fundit ne vend, kete mund ta shpjegoje vetem kryeministri Thaei dhe presidenti Bush. Por ky i fundit ka shume mundesi ta kete ngaterruar Hashimin me Hamit Karzain e Afganistanit, sie gafoi edhe perpara disa vitesh kur nuk dinte se cili eshte kryeministri i Pakistanit. Ndersa Hashimi yne do te jete lumturuar kur ka pare qe Bushi nga nje Hashim e ka kthyer ne Hamit.
Servilizmi dhe idhujtaria e politikes kosovare ndaj Perendimit arrin pozicione edhe me shpifarake kur dikush lexon veglat mediatike te perendimit ne Kosove, si i veteshpalluri analist, Beton Haxhiu i cili kete shtator 2008 ju ben thirrje qytetareve kosovare ne gazeten e tij Express qe te tregojne tashme nese Kosova duhet te rrije me Islamin apo Ameriken, thua se Islami eshte hasmi i Amerikes ne Kosove. Llogjika e malesorit kosovar Haxhiu i ngjan pak a shume llogjikes se kaubojsit Bush, i cili pas 11 shtatorit 2001 nisi te kercenoje me pushke ne dore te gjithe vendet e botes dhe ju thoshte "me ne e apo kunder nesh".
Servilizmi i kosovareve dhe shqiptareve ne pergjithesi ndaj perendimit po shihet ne veeanti edhe ne komunikimin qe politika dhe gazetaria kosovare ka zgjedhur kunder botes arabe dhe islame, sidomos pas 11 shtator 2001. Kosovaret e vegjel qe nuk shohin dot me larg sesa Kampi i Bondstillit, lojen e madhe globale ruso e amerikane te shahut dhe nuk e kuptojne qe keta jane thjeshte gure shahu ne kete loje qe mund te shiten ne edo moment, kane rene ne nje idhujtari te atille ndaj mikut te forte amerikan, sa kishin rene edhe gjysherit e miqve tane kosovare ne kohen e Divizionit SS Skenderbej kur benin be e rrufe per Hitlerin dhe kujtonin si Hitleri do te jepte jeten per Kosoven dhe Shqiperine. Ne kete gusht 2008 psh. kur shoqeria civile kosovare organizoi konferencen "Kosova dhe Bota Arabe", politikanet kosovare, pervee perfaqesimit shume te ulet qe bene ne kete konference ku as qe denjuan qe ti falenderojne dhe te ju kerkojne arabeve njohje te shtetit te tyre; bene gafa edhe me te medha me sjelljen feminore te kryeministrit te Kosoves, Hashim Thaei. Kur ky i fundit ishte pyetur nga gazetaret per kritikat e Veton Surroit ne adrese te politikes se jashtme kosovare e cila po neglizhon dhe injoron vendet arabe dhe myslimane, nga te cilat Kosova ka nevoje qe te njihet - ky i quajti vendet arabe dhe myslimane si "adresa te dyshimta".
Por arroganca e kosovareve dhe shqiptareve ndaj popujve arabe dhe islamike dhe adhurimi i tyre servil ndaj perendimit lexohet edhe ne shume shkrime qe botohen ne Tirane. Prifti katolik Ardian Ndreca psh. ne Gazeten 55 te dates 8 shtator 2008 arabet i fyente me terma aq raciste dhe te turpshem per nje prift katolik, saqe ai te kujtonte fjalimet e Hitlerit kunder popujve semite. Ardian Ndreca i cili ne Universitetin Pontifik Urbaniana ne Vatikan duket se eshte bere ekspert i racave shumengjyreshe qe studiojne ne kete universitet, thoshte nder te tjera:
"Kah na dolen "vellezen" arabete Cila shkence na nxjerr ne vellezen me tae As gjuha, as raca, as etnia nuk na bashkojne me ta... Rezultati i gjithe kesaj historie asht se nuk mund te ecim ma si pula pa krye tue kerkue aleanca boshe, te cilat vetem na damtojme e sie na kane damtue, pse ndihme prej tyne s'na ka ardhe kurre. Kemi nevoje per nji fryme te re ne politike, per ndryshime ma rranje."
Ndersa gazetari i se perditshmes italiane, Gazeta Shqiptare, Gert Shella sulmonte deklaraten e sekretarit te pergjithshem te Konferences Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu i cili ju kerkon kosovareve qe ti mbushin mendjen botes arabe dhe islame se ata jane muslimane duke thene qe:
"Pohime te tilla te diplomatit islamik, te sjellin ne mendje dikotomine Dar al Islam, Dar al Hrab (Toke paqeje ose Toke lufte). Dhe, per te jetuar ne paqe ne shtetin e tyre te ri, kosovaret duhet te afirmojne muslimanizmin e tyre. Ne te kundert, ata fare mire mund te vijojne te mbeten te ekspozuar ndaj rrezikut te luftes dhe urrejtjes qe gjithmone iu ka ardhur nga kufijte e tyre verilindore. Me hizitimin e tyre, qe me sa duket ka prapavije religjoze, vendet islamike po i spastrojne terrenin diplomacise Ruso-Serbe ne perpjekjet e veta te etshshme per te penguar, madje kthyer mbrapsht, procesin e njohjes se Kosoves."

Arroganca kosovare dhe shqiptare kunder botes arabe dhe islame eshte aq e dhimbshme saqe emisari amerikan prane Organizates se Konferences Islamike, Sada Cumber ka vene ne pah qe: "Qe nga viti 1990, pervee ndonje vizite ne Turqi, lideret kosovare nuk kane qene te interesuar te krijojne kontakte me shtetet me popullata myslimane. Perfaqesuesit e institucioneve kosovare nuk kane bere asnje vizite zyrtare ne shtetet myslimane ne Azi dhe ne Afrike, pervee nje pjesemarrje ne Konferencen e Shteteve Islamike qe eshte mbajtur para disa muajsh ne Senegal, ku ka qene i pranishem ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj."
Kete varesi dhe shkurtmendesi te lidershipit kosovaret e ve ne pah edhe kryetari i Organizates se Konferences Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu i cili ne intervisten me te fundme dhene BBC-se ve ne pah pazotesine politike kosovare dhe ju kujton atyre qe nese keta duan qe te njihen nga bota myslimane: "Ata duhet t'u thone botes myslimane se jane myslimane dhe jo vetem te thone se jemi kosovare."
Edhe pse ne arenen kosovare te ketyre muajve te fundit pervee krahut primitiv te politikes kosovare, eshte shfaqur nje krah pragmatist me ne krye Veton Surroin, Muhamet Mustafen e Qemajl Morinen dhe "Forumit e 2015", politika kosovare po deshmon qe nuk eshte e afte per te udhehequr Kosoven dhe sie ministri i jashtem abkhaz i ka sfiduar, ata, per fatin e keq te popullit te Kosoves "varen nga SHBA-te dhe NATO". Kjo varesi e cila ne rastin konkret duket me shume mentale sesa fizike kercenon qe te izoloje Kosoven nga njohja nderkombetare dhe kthimin e vendit ne nje shtet surrogat si Nagorni Karabaku.
Por edhe pse nga pala shqiptare dhe kosovare ne keto vitet e fundit, politika amerikanofile e Tiranes dhe e Prishtines i ka sjelle sa e sa deme dhe ofendime popujve arabe dhe muslimane, shkruesin e ketij shkrimin e habisin disa shkrues islamofobe ne shtypin e Tiranes dhe te Prishtines te cilet ne keto muajt e fundit kane nisur te kuptojne rendesine e botes arabe dhe islame dhe pyesin muslimanet shqiptare "pse vendet arabe nuk po e njohin Kosovene" Kur lexoj pyetje dhe shkrime te ketilla idiote nga disa gazetare dhe politikane ne Tirane, Prishtine apo edhe Uashington mua me duhet ti pyes politikanet kosovare dhe shefat e tyre perendimore: se efare keni bere ju qe bota arabe te njohe Kosoven te pavarure Arabet nga Kosova dhe Shqiperia pervee dhenies se ndihmave prej disa miliona dollaresh ne keto vitet e fundit; si shperblim kane marre vetem ofendime, debime, vrasje dhe injorim. Gazetaret e Gazetes Shqiptare te Karlo Bolinos ne Tirane, qe ne nje seri numrash pyesin se perse arabet nuk po e njohin Kosoven e pavarur, jane vete deshmimtare te atyre qindra shkrimeve fyese qe ata kane botuar kunder myslimaneve dhe arabeve ne keto 15 vitet e fundit. Jane deshmimtare te brohoritjeve qe ata i kane bere vrasjeve, persekutimeve, debimeve ilegale te arabeve, qe keta vete i kane akuzuar ne bashkepunim me SHIK-un si terroriste. Ndersa kryeministri Hashim Thaei i quan vendet arabe "adresa te dyshimta", ne Shqiperine e ketyre viteve te fundit me dhjetera biznesmene dhe qytetare arabe kane patur pasurite e tyre te konfiskuara dhe grabitura sa nga organet shteterore shqiptare aq edhe nga politikanet vendas. Arabet ne Shqiperine e ketyre viteve te fundit jane persekutuar me keq sesa eifutet nga Hitleri gjate Rajhut te III-te. Me qindra arabe jane debuar pa asnje justifikim nga Shqiperia dhe abuzuar me te gjitha menyrat, ndersa mediat, si kosovare ashtu edhe shqiptare kane lehur pa mbarim me terma raciste kunder popujve arabe dhe muslimane. Shembulli me i fundem i ketij diskriminimi eshte ai i vetem perpara disa javeve, kur Shqiperia deboi pa asnje arsye dhe ne menyre ilegale nga vendi bamiresin sudanez Ibrahim el-Meki i cili sebashku me ambasadorin kuvajtian ne Bullgari, Ahmet Buzaber ishin duke lobizuar qeverite e Gjirit Persik; Omanin, Katarin etj qe te njohin pavaresine e Kosoves.
Shqiptaret dhe kosovaret sie edhe Sada Cumber tregon, kane ndjekur politiken e injorimit total te vendeve arabe dhe myslimane ne Azi dhe ne Afrike, dhe kane trajtuar me perbuzje anetaresimin e vendeve te tyre ne Konferencen Islamike. Te zhytur ne adhurim ndaj fuqise ushtarake dhe ekonomike te perendimit, shqiptaret qe i ngjajne asaj dhise se zgjebosur me bishtin perpjete, kane brohoritur agresionet amerikane dhe perendimore kunder botes arabe dhe islame ne keto vitet e fundit qe nga Iraku, Afganistani, Somalia, Sudani, Palestina, Libani dhe keshtu me radhe. Arabvrasesin me te madh te historise moderne, Xhorxh Bushin, shqiptaret e priten me brohorima te turpshme qe edhe vete Hitleri nuk ka gezuar ne kohen e tij.
avatar
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 23
Registration date : 10/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi