Windows 7: Kështu duket pasardhësi i Vista-s

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Windows 7: Kështu duket pasardhësi i Vista-s

Mesazh nga Benjamin prej Tue Nov 18, 2008 4:57 am


Në Konferencën e Zhvilluesve Profesional „Proffesional Developers Conference" (PDC) Microsoft-i prezentoi sistemin e ardhshëm operativ Windows 7 dhe shpërndau një Beta-Version.
Në Konferencën e Zhvilluesve Profesional „Proffesional Developers Conference" (PDC) Microsoft-i prezentoi sistemin e ardhshëm operativ Windows 7 dhe shpërndau një Beta-Version. Risitë më interesante të pasardhësit të Vista-s do t'i tregojmë tani.

Windows 7 do të aktualizohet tanimë gjatë instalimit. Funksioni i tij „Dynamic Update", që nga instalimi i sistemit lidhet me faqen Windows Update në mënyrë që menjëherë t'i fus në sistem shtojcat e nevojshme. Në këtë mënyrë kompjuteri do të jetë i aktualizuar dhe i mbrojtur para se të kyçet përdoruesi.

Funksioni tjetër i ri quhet „HomeGroup". Sipas Microsoft-it mundësohet një lidhje më e thjeshtë dhe më e lehtë e kompjuterëve në rrjet. Fotografitë, videot dhe pajisjet periferike si kamerat dhe printerët mund të shfrytëzohen më lehtë prej njërit kompjuter në tjetrin.

Windows 7 ofron një pamje të përpunuar. Ora, kalendari, informacionet e shkurta ditore etj., të njohura me emrin „Gadgets" nuk do të jenë më të palëvizshme, por mund të vendosen në çdo pjesë të deskopit. Dukja e desktopit do të ketë optikë xhami. Programeve të hapura do t'u duken vetëm simbolet, kurse titulli i dritares nuk do të figurojë fare.

Windows 7 ka edhe Multitouch funksionin. Ky funksion na mundëson manipulimin më dorë të objekteve në ekran dhe hapjen e programeve me një të prekur në ekran. Microsoft nuk e mban më fshehtë faktin që Windows 7 nuk do të ketë Windows Live Mail, Movie Maker dhe Photo Gallery. Këto programe mund të instalohen sipas dëshirës. Gjithashtu Microsoft-i ka premtuar përmirësim në administrimin e llogarive të përdoruesve.

Disa analistë besojnë se Windows 7 do të dalë në treg qysh në vitin 2009, për shkak se „Kjo lojë është e humbur" thonë ata. Microsoft-i e ka parë, që Vista nuk ka pasur dhe nuk do të ketë shitje të suksesshme. Një publikim i përshpejtuar i Windows 7 mund të jetë i mundshëm.



****Linka nga Youtube nga kjo konferenca qe u permend.

http://www.youtube.com/watch?v=ykFn0ZT64iw

http://www.youtube.com/watch?v=ugbYs88lzzk

http://www.youtube.com/watch?v=a5WXxLecW4Q

http://www.youtube.com/watch?v=K44UvdllMwI

Link me galeri prej 100 fotografi

http://www.chip.de/bildergalerie/Windows-7-Alle-Screenshots-des-Vista-Nachfolgers-Galerie_33208432.html



INFO: www.chip.de
avatar
Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 24
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi