Studimi: Fëmijë më të sigurtë me gjyshërit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Studimi: Fëmijë më të sigurtë me gjyshërit

Mesazh nga Admin prej Sat Nov 08, 2008 5:21 am

Studimi: Fëmijë më të sigurtë me gjyshërit

SHBA- Gjyshërit me përkëdhelitë e tyre llastojnë vogëlushët duke u dedikuar momente të papërsëritshme. Dhe pikërisht në atë butësi, gjendet forca për t’i mbrojtur fëmijët më shumë se cdo kush tjetër. E vërtetojnë shkencëtarët amerikanë. Gjyshërit, sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesit e shkollës së shëndetit publik, Johns Hopkins Blomberg në Baltimorë, janë mbrojtësit më të mirë të shëndetit të nipërve të tyre. Madje kur fëmijët janë me ta janë më të pakta dhe mundësitë që ato të dëmtohen në shtëpi, sesa kur janë me mamatë e tyre.

Kërkimi që është publikuar në revistën “Pediatrics”, konfirmon atë që instikti human dyshon gjithmonë: Nuk ka asnjë kopsht, cerdhe, apo prind që është i aftë ti kushtojë fëmijëve atë vëmendje perfekte që gjyshërit i ofrojnë atyre në një mënyrë kaq natyrale.

Studimi tregon se kur prindërit nuk janë të martuar fëmijët janë më të predispozuar të dëmtohen. Madje ky numër rritet nëse babai i tyre jeton në një shtëpi tjetër.

Këto të dhëna mund të përkthehen dhe kështu: më shumë punë më pak kohë për ti kushtuar fëmijëve, më shumë rriten mundësitë që ato të vriten.

Pë të arritur në këto konkluzione kërkuesit kanë analizuar të dhënat e Programit të zhvillimit të fëmijëve, në rreth 5500 fëmijë në 15 shtete të SHBA. Këto fëmijë janë ndjekur nga lindja deri në muajin e 35 të jetës së tyre.

“Kjo nu do të thotë që të gjithë gjyshërve mund ti besosh fëmijët- thotë doktor David Bishai, docent i departamentit të familjes dhe shëndetit në qendrën e kërkimeve në Baltimorë- Ka të moshuar të cilëve nuk do i besoja kurrë fëmijët e tij. Megjithatë cdo prind është në gjendje të garantojë sigurinë fëmijës së tij duke i kushtuar vëmendjen më të madhe”
Andrea C. Gielen, drejtori i Institutit të kërkimeve amerikane mbi incidentet që i ndodhin fëmijëve në shtëpi, thotë se këto të dhëna përfaqësojnë një këmbanë alarmi se “Incidentet që ndodhin brenda mureve të shtëpive janë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve në qytet. Ky studim është tregues i qartë”

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 151
Age : 22
Registration date : 10/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://school.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi