Zmadhues gjigant dhe anëtar i ri i familjes së Walkman

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zmadhues gjigant dhe anëtar i ri i familjes së Walkman

Mesazh nga Benjamin prej Fri Nov 07, 2008 9:13 am


Familja e celularëve muzikorë Walkman nga kompania Sony Ericsson është më e pasur edhe për një anëtar, modelin W705, e paralelisht me pajisjen, kompania ka përgatitur edhe zmadhuesin e saj më të ri me Bluetooth - MBS-900.
Sony Ericsson W705 përmban të gjitha karakteristikat tipike të familjes Walkman – siç është detektori i lëvizjeve me anë të cilit mund të udhëhiqet me shumë nga mundësitë multimediale të kësaj pajisje, ato paraqiten në ekranin prej 2.4 inçësh, ka fotoaparat prej 3.2-megapiksela, 4 GB hapësirë për të dhëna, pranues të radiovalëve FM si dhe komponentë tjerë që janë të zakonshme për këtë lloj të pajisjeje.

Po ashtu, ajo që e veçon këtë model nga modelet tjera të Walkman është lidhja e integruar Wi-Fi, me të cilën gjë është thjeshtësuar qasja në përmbajtjet multimediale në internet.

Kompania gjithashtu ka paraqitur MBS-900 Bluetooth 2.1 channel speaker, zmadhuesin me pranues të radiovalëve FM i cili, pos riprodhimit të muzikës nga radio-pranuesi, mund të riprodhojë muzikë edhe nga vet celularët përkatës.

Për fat të keq, krejt kjo është ajo që kemi mundur të kuptojmë për këto dy pajisje, derisa më shumë detaje do të bëhen të ditura në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, për kur është paralajmëruar edhe paraqitja e risive nga tabori i kompanisë Sony Ericsson.

Benjamin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 443
Age : 23
Location : N'Matiqan
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
0/0  (0/0)

Shiko profilin e anëtarit http://www.3pika.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi