Mercedes blen motorë nga BMW?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mercedes blen motorë nga BMW?

Mesazh nga Haris prej Sun Nov 02, 2008 4:04 pm


BMW është në bisedime me disa prodhues tjerë të automjeteve për shitjen e motorëve dhe marsheve të tij, e më interesantja është se në mesin e tyre gjendet edhe Mercedes.

Klaus Draeger, njeriu i parë për zhvillim i BMW-së, ka vërtetuar se bisedimet për licencim janë në vazhdim e sipër, edhe pse nuk ka dashur të flasë se për cilët motorë bëhet fjalë.

Një prej kandidatëve është motori i ri V12 i cili do të fillojë të integrohet në Serie 7. Mercedesi, natyrisht, do ta vendoste në S-class dhe Maybach.

Edhe pse “huazimi” i teknologjisë, motorëve dhe platformave sot është një gjë krejt e rëndomtë në industrinë e automjeteve, kjo do të jetë hera e parë që dy rivalët e mëdhenj gjermanë realizojnë një formë të këtillë të bashkëpunimit.
avatar
Haris
Admin
Admin

Numri i postimeve : 718
Age : 24
Location : N' 'Burg'
Registration date : 10/10/2008

Character sheet
Procesi:
20/40  (20/40)

Shiko profilin e anëtarit http://www.mesazhi.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi