Ronaldo, më i paguari në Angli?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ronaldo, më i paguari në Angli?

Mesazh nga Safir prej Sun Nov 02, 2008 1:03 pm

Mediat angleze kanë shkruar se Manchester United së shpejti do t’i ofrojë marrëveshje të re superyllit Cristiano Ronaldo, me anë të së cilës portugezi do të fitojë plot 150 mijë funte në javë.

Duke dhënë pagën më të lartë në historinë e Premierligës, Alex Ferguson do të përpiqet ta mbajë lojtarin më të mirë të klubit dhe ta pengojë kalimin e tij në Real Madrid.

Në fund të sezonit, Ronaldo do të ketë të realizuara tri vite nga marrëveshja dhe do të mund ta shfrytëzojë të drejtën për ta blerë kontratën e tij.

Sipas The Independent me një pagë aktuale prej 120 mijë funtesh në javë, Ronaldo do të duhet të ndajë afro 12.48 milionë funte për ta blerë marrëveshjen.

Megjithëse Portugezi dhe Real Madrid me lehtësi mund ta sigurojnë këtë shifër, menaxheri i klubit, Alex Ferguson, është i mendimit se Ronaldo nuk do të jetë lojtari i parë i klasit botëror, i cili do ta shfrytëzojë të drejtën që i jep FIFA.

“Askush nuk e ka bërë këtë. Mendoj se klubet e mëdha do të tërhiqen nga kjo, pasi e njëjta mund t’ju ndodhë edhe atyre”, ka thënë Ferguson.

Safir
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 27
Age : 22
Registration date : 23/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.djelmoshaterezikshem.piczo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi