Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cagliari shkatërron Bolognën

Shko poshtë

Cagliari shkatërron Bolognën Empty Cagliari shkatërron Bolognën

Mesazh nga Safir Sun Nov 02, 2008 1:00 pm

Skuadra e Cagliarit ka shënuar fitore kundër Bolognas me rezultat të lartë 5-1.

Kjo ishte fitorja më e lartë i javës së dhjetë në Serie A, duke përjashtuar takimin e mbrëmjes i cili do të zhvillohet ndërmjet Milanit dhe Napolit.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët (19’) me anë të ish-sulmuesit të Juventusit Marco Di Vaio, mirëpo ku gol veçse nxiti “revoltë” te skuadra vendase e cila më pastaj e shkatërroi plotësisht Bolognën.

Për vendasit dy herë shënuan Acquafresca (45’ dhe 52’) dhe Jeda (69’dhe 85’), ndërsa një gol e shënoi Conti me të filluar pjesa e dytë (48’).

Edhe Palermo ka shënuar fitore në shtëpi kundër Chievos me rezultat 3-0, me golat të cilët u shënuan në pjesën e parë, Miccoli (23’), Kjaer (37’) dhe Bresciano (45’). Ndërsa edhe pse që në fillim të pjesës së dytë (47’), Bresciano u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, mysafirët nuk arritën të ndryshonin asgjë pavarësisht epërsisë në numrin e lojtarëve.

Me golin e vetëm të Bellucit në fund të ndeshjes (85’) edhe Sampdoria ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Torinos.

Safir
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 27
Age : 29
Registration date : 23/10/2008

http://www.djelmoshaterezikshem.piczo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi