Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 dështimet financiare të Chelseat

Shko poshtë

10 dështimet financiare të Chelseat Empty 10 dështimet financiare të Chelseat

Mesazh nga Safir Sun Nov 02, 2008 12:50 pm

Shaun Wright-Phillips, u përball me Chelsean gjatë vikendit të kaluar, vetëm disa javё pasi bёri rikthimin nё radhёt e Manchester Cityt. Anёsori anglez ёshtё i fundit qё ёshtё shitur nga blutë si dështim i madh. Po kёtё sezon u shit edhe dështimi mё i madh i këtij klubi, Andriy Shevchenko. Nё vijim ёshtё lista e plotё e transferimeve tё shtrenjta tё dështuara tё Chelseat, e publikuar nga The Sun.

Nr 10: Khalid Boulahrouz

Jose Mourinho e lavdëroi kёtё lojtar duke e quajtur “kanibal”, pasi qё harxhoi 8 milionё funte, pёr tё marrё shërbimet e mbrojtësit. Por Bhoularouz dёshtoi tё sigurojё njё vend tё rregullt dhe shumё shpejt u dha si huazim tek Sevilla. Ai kompletoi kalimin te Stuttgart gjatё kësaj vere, pёr rreth gjysmёn e shumёs qё kushtoi dy vite mё herët.

Nr 9: Asier Del Horno

Edhe njё nënshkrim tjetër nga Mourinho. Pavarёsisht qё kishin Wayne Bridge, para se tё sillnin Ashley Cole, blutë paguan 8 milionё euro pёr mbrojtësin e majtё, Del Horno. Pёr mё tepër, spanjolli kurrë nuk arriti tё sistemohej nё Sfamford Bridge, dhe kaloi te Valencia duke i shkaktuar humbje prej 3 milionё funtash klubit.

Nr 8: Scott Parker

I nxehur me paratё e Abramovich nё fillim tё vitit 2005, Claudio Ranieri, harxhoi plot 10 milionё funte pёr Parker. Mesfushori ishte shfaqur si njё yll i vërtetё tek Charlton, por ai dёshtoi tё krahasohet me Frank Lampard dhe Claude Makelele tek Chelsea. Pas 18 muajsh tё vёshtira, ai u largua drejt Newcastle pёr 6.5 milionё funte.

Nr 7: Geremi

Ishte njё prej arritjeve tё para nё fillim tё periudhës sё Abramovich. Mesfushori mund tё kishte arritur pёr 7 milionё funte nga Real Madird, por ai kurrë nuk ishte mё shumё se sa njё gjysmё lojtari tek blutë. Pas katёr sezoneve tё dështuara nё Stamford Bridge, Geremi, megjithëse 28-vjeçar, kaloi tek Newcastle si transferim i lirё.

Nr 6: Damien Duff

Sykaltrit me fanella tё kaltra u shtuan kur Chelsea i pagoi 17 milionё funte Blackburnit pёr Duff nё vitin 2003, dhe fillimisht ai dukej mjaft i vlefshëm nё anёn e kundërt tё Arjen Robben. Por Duff pёsoi shumё nga lëndimet, tё cilat prishёn shkëlqimin e irlandezit dhe, tre vite pas arritjes sё tij, blutë e shitёn atё te Newcastle (ku tjetër?) pёr njё shumё prej vetëm 5 milionё funtesh.

Nr 5: Shaun Wright-Phillips

Wright-Phillips u supozua se do tё ishte përgjigja pёr kërkimet e Chelseat pёr njё anësor natyral tё djathё, megjithё ofertёn tronditëse prej 21 milionё funtash. Mourinho dhe mё vonё Avram Grant, dёshtuan tё gjejnë vend pёr talentin e tij dhe nuk ishte befasi qё Scolari e lejoi atё tё lartohet. Pёr mё keq, blutë humbёn plot 12 milionё euro.

Nr 4: Juan Veron

Ky ishte pa dyshim blerja mё e çuditshme e Chelseat. Veron ishte njё dështim i madh nё Manchester United, por blutë i dhanë atij njё shans tё dytё me marrëveshjen prej 15 milionё funtesh nё vitin 2003. Duke mos befasuar askёnd, mesfushori dёshtoi sërish dhe u largua si lojtar i lirё gjatё vitit tё kaluar.

Nr 3: Adrian Mutu

Chelsea harxhoi 15.8 milionё euro nё Mutu nё vitin 2003, por ai u përjashtua pёr shkak se kishte marrё kokainё njё vit mё pas. Blutё e dhanë sulmuesin si tё lirё, derisa Juventusi nënshkroi me tё shtatё muaj pas suspendimit tё tij. Sidoqoftё, ylli ёshtё urdhëruar t’i paguajё Chelseat njё shumë prej mbi 13 milionë funte dёmshpёrblim.

Nr 2: Hernan Crespo

Argjentinasi krijoi reputacionin si njё prej sulmuesve mё vdekjeprurës gjatё kohës sё tij nё Itali. Arritja e Crespos pёr 16.8 milionё euro nё vitin 2003 paralajmёroi synimet e Abramovich. Por, ylli dёshtoi tё shkëlqejё nё Angli dhe pas njё varg huazimesh, ai u lëshua si i lirё gjatё kësaj vere.

Nr 1: Andriy Shevchenko

Siç edhe patё mё sipër, kjo listё ёshtё përplot me dështime, por asnjëra prej tyre nuk i afrohet tregimit “Shevchenko”. Duke nënshkruar pёr njё shumё rekorde nё Angli, 30 milionё funte, nё vitin 2006, sulmuesi u shndërrua nё dështimin mё tё madh tё dëshmuar nё historinë e futbollit. Pas dy vitesh tё dhimbshme, ukrainasi ёshtё rikthyer nё Milan pёr njё pjesё shumё tё vogël tё shumёs me tё cilёn u shit. Ky ёshtё biznes!

10 dështimet financiare të Chelseat C:\Documents and Settings\Femijet\Desktop

Safir
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 27
Age : 29
Registration date : 23/10/2008

http://www.djelmoshaterezikshem.piczo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi