Top 10 lojtarёt e huaj tё Premierligёs

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Top 10 lojtarёt e huaj tё Premierligёs

Mesazh nga Safir prej Sun Nov 02, 2008 12:54 pm

Fernando Torres kёtё sezon ka filluar aty ku e ka lёnё sezonin e kaluar, duke shpërthyer nё gola pёr Liveproolin. Sulmuesi spanjoll tashmё ka shёnuar pesё gola nё Premierligё, derisa Liverpooli qё nё fillim tё sezonit po kërkon tё mbajё kreun e tabelës.

Nёse vazhdon tё ruajё hapin, Torres sigurisht se do tё mund tё jetё ndёr legjendat mё tё mёdha tё futbollit Anglez. The Sun sё fundi ka zgjedhur dhjetё sulmuesit jo-anglez qё kanё shkëlqyer ndonjёherё nё Premierligё, ku bёn pjesё edhe spanjolli.

Me gjithё shpërthimit nё gola gjatё sezonit tё kaluar, nё kёtё listё nuk ka vend pёr yllin e Manchester Unietd, Cristiano Ronaldo, pasi qё ai nuk ёshtё bёn pjesё nё grupin e sulmuesve.

Nё kёtё listё mungojnë edhe sulmues si Paolo Di Canio, Dwight Yorke dhe Fabrizio Ravanelli. Ndiqni përzgjedhjen e tabloidit anglez dhe jepni vlerësimin tuaj

No10: Jimmy-Floyd Hasselbaink

Hasselbaink sё pari u vërejt kur Leeds nënshkroi me tё nё vitin 1997. Sulmuesi pak i njohur, u bё njё prej golashënuesve mё tё zjarrtë nё Premierligё me vetëm dy sezone tё kaluara nё Elland Road. Pas njё viti tё kaluar nё Spanjё, holandezi i fuqishëm u rikthye pёr tё bёrё kërdi me Chelsean

No9: Didier Drogba

Sulmuesi i Chelseat ndoshta mund tё mos jetё ylli mё i popullarizuar qё ka shkëlqyer nё Premierligё, por nuk ka dyshime se ai vazhdon tё jetё kёrcёnues para golit. Drogba ёshtё njё prej sulmuesёve mё tё fuqishëm fizikisht i cili luan nё Angli dhe golat e tij kanё qenё faktorё kryesorё tё sukseseve tё fundit tё Chelseat.

No8: Ole Gunnar Solskjaer

Golashёnuesi “baby-face”, gjithmonë do tё ketë njё vend tё veçantё nё zemrat e tifozëve tё Manchester United. Norvegjezi fitoi reputacion e superyllit dhe rekordi i tij shënues gjatё kohës sё tij tё kaluar nё Angli ishte madhështor. Njё lёndim nё gju, nё mёnyrё dёshpёruese e detyroi atё tё pensionohet para kohe nё sezonin e kaluar.

No7: Jurgen Klinsmann

Tottenham bёri njё hap tё qёlluar kur solli nё radhët e veta sulmuesin gjerman, 14 vite mё herët. Klinsmann ka shёnuar nga njё gol mesatarisht çdo tё dytёn ndeshje nё sezonin e parё nё Premierligё, pas partneritetit shkëlqyes me Teddy Sheringham. Por, pas vetëm njё sezoni tё kaluar nё Tottenham, ai u rikthye sёrish tri vite mё vonё pёr periudhё edhe mё tё shkurtër, gjysmё sezoni, ku nё 15 ndeshje shёnoi nёntё gola.

No6: Fernando Torres

Koha do tё tregojё se deri nё çfarë niveli do tё ngritet Torres. Spanjolli ka qenё i shkёlqyeshёm qё kur nënshkroi pёr Liverpoolin nga Atletico Madridi gjatё verёs sё kaluar. El Nino shёnoi 29 gola nё 35 ndeshje nё ligё dhe padyshim se do tё presim shumё nё tё ardhmen nga ky lojtar. Por pёr sa kohё do tё mund ta mbajnë tё kuqtё atё nё Anfield?

No5: Gianfranco Zola

Pёr shtatё sezone nё Chelsea, italiani bёri aq sa tё kurorëzohet si lojtari mё i mirё nё fanellën blu. Zola ishte njё frymëmarrje e freskёt pёr klubin londinez dhe, siç ishte njё golashënues i rregullt, ai ishte edhe inspirim pёr bashkёlojtarёt tjerё. Tash ai përpiqet tё shkëlqejё edhe si menaxher i West Hamit.

No4: Dennis Bergkamp

Arsenali ka pasur nё radhët e veta njё varg sulmuesish tё huaj dhe shumica mendojnë se holandezi Dennis Bergkamp ёshtё mё i miri nga tё gjithё. Bergkamp arriti nё klubin londinez 13 vite mё herët dhe “trullosi” Premierligёn me dinakёrinё e tij verbuese.

No3: Ruud van Nistelrooy

Pasi qё i “mbijetoi” njё lёndimi serioz tё gjurit, i cili kёrcёnoi qё kalimi i tij nё Manchester United tё dёshtojё, holandezi u bё hero nё Old Trafford. Van Nistelrooy ka njё mesatare prej dy golash nё çdo tre ndeshje pёr Djajtё e Kuq dhe ai ende po shkëlqen me Real Madridin.

No2: Eric Cantona

Mund tё mendoni se Cantona ёshtё përtac, arrogant, i dhunshëm ose qё tё tria, por shumё pak mund tё kundёrshtojnё talentin e tij suprem. Sulmuesi francez ёshtё njё prej lojtarёve mё tё mirё me tё cilёt ka nënshkruar Alex Ferguson dhe i cili ka ndihmuar arritjen e trofeve gjatë viteve tё 90-ta. Pavarësisht pensionimit qё nё moshën 30-vjeçare, ai mbetet legjendё nё United.

No1: Thierry Henry
Henry ёshtё fitues i kësaj përzgjedhje. Francezi fillimisht pati vështirësi nё Arsenal nё vitin 1999, por me largimin e tij pas tetё vitesh, ai zuri njё vend tё rёndёsishёm nё historinë e futbollit anglez. Henry ёshtё golashënuesi mё i mirё jo-anglez nё historinë e Premierligёs dhe ishte njё fuqi drejtuese prapa suksesit tё topçinjve nё shekullin 21.

Safir
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 27
Age : 22
Registration date : 23/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.djelmoshaterezikshem.piczo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi