Atmosfer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BESIMI NË PEJGAMBERËT DHE FERRËFYESIT E ALL-LLAHUT XH.SH.

Shko poshtë

BESIMI NË PEJGAMBERËT DHE FERRËFYESIT E ALL-LLAHUT XH.SH. Empty BESIMI NË PEJGAMBERËT DHE FERRËFYESIT E ALL-LLAHUT XH.SH.

Mesazh nga enes Sat Nov 01, 2008 11:19 am

Besimi vijues nga bazat e imanit, është edhe besimi në Pejgamberët e All-llahut XH.SH.. Në këtë bazë bën pjesë besimi në të gjithë Pejgamberët dhe Ferrëfyesit, të cilët i ka emërtua All-llahut XH.SH. në Kur’an dhe besimi se All-llahu XH.SH. pos tyre, ka dërguar edhe Pejgamberë të tjerë, numrin e të cilëve nuk e di askush, përveç All-llahut XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotë:
"Ne, me të vërtetë, para teje kemi dërguar Pejgamberë dhe prej tyre disa t’i kemi treguar, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar." (Mu’min: 78)
"... Nuk ka pasur asnjë popull që të mos i ketë ardhur paralajmërues." (Fatir: 24)
"Çdo popull ka pasur Pejgamber." (Junus: 47)
Pejgamberët86 dhe Ferrëfyesit87
e përmendur në Kur’an
Në Kur’an janë përmendur njëzet e pesë Pejgamberë dhe Ferëfyes: Ademi, Nuhi, Salihu, Ibrahimi, Hudi, Luti, Junusi, Ismaili, Is’haku, Ja’kubi, Jusufi, Ejjubi, Shu’ajbi, Musai, Haruni, Eljesai, Dhulkifli, Davudi, Zekerijjai, Sulejmani, Iljasi, Jahjai, Isai dhe Muhammedi, salevatull-llahi ve selamuhu ‘alejhim exhme’in.
Tetëmbëdhjetë prej tyre janë përmendur në këto ajete:
"Këto janë argumentet Tona që ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotdijshëm dhe i Gjithdijshëm. Ne ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Ja’kubin. Të dy këta i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. Dhe Nuhin e patëm udhëzuar më parë në rrugë të drejtë - dhe nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. - Dhe kështu Ne i shpërblejmë ata të cilët bëjnë vepra të mira - dhe Zekerijjain, Jahjain, Isain, Iljasin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë; dhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - të gjithë këta i veçuam nga të tjerët; edhe disa nga prindërit e tyre, nga pasardhësit e tyre dhe nga vëllezërit e tyre - i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë." (El-En’am: 83-87)
E të tjerët përmenden në vende të ndryshme të Kur’anit:
"Ia dërguam (popullit) Adit, vëllain e tyre - Hudin." (El-A’raf: 65)
"Dhe (Ne, ia dërguam popullit) Themudit - vëllain e tyre - Salihun." (El-A’raf: 73; Hud: 61)
"Dhe Ne (ia dërguam) popullit të Medjenit, vëllain e tyre - Shuajbin." (El-A’raf: 85; Hud: 84)
"All-llahu e zgjodhi Ademin, Nuhin." (Ali Imran: 33)
"Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Të gjithë këta kanë qenë të durueshëm." (El-Enbija’: 85)
"Muhammedi është Pejgamber i All-llahut. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm ndërmjet veti." (El-Fet’h: 29)
Pra, duhet të besojmë se të gjithë të përmendurit kanë qenë Pejgamberë apo Ferrëfyes, çdonjëri prej tyre veç e veç. Kështu që nëse dikush do të jetë i pyetur për cilindo qoftë prej tyre, nuk do ta mohojë pejgamberinë apo ferrëfimin e tyre. E, ai i cilin mohon pëjgamberinë e cilitdo qoftë prej tyre apo shpalljen e tij, ai është jobesimtar.88
Për sa i përket Pejgamberëve dhe Ferrëfyesve, të cilët Kur’ani nuk i ka përmendur personalisht, jemi të obliguar që atyre t’u besojmë përgjithësisht. Dhe ne nuk kemi të drejtë të konfirmojmë se cilitdo prej njerëzve i ka zbritur Shpallja, po qe se nuk është i përmendur në mesin e Pejgamberëve dhe Ferrëfyesve, apo nëse për këtë nuk na ka informuar i Dërguari i All-llahut e
Pejgamberët më të zgjedhur (Ulul‘azm)
Një numër i madh i alimëve, në grupin e Pejgamberëve më të zgjedhur, i njehësojnë pesë prej tyre: Muhammedin, Ibrahimin, Musain, Nuhin dhe Isain - alejhim efdalus salati ves-selam.90 All-llahu XH.SH. i permend këta në këtë ajet:
"(Kujtoje ti, o Muhammed!) kur nga Pejgamberët Ne morëm zotimin, edhe prej teje, edhe prej Nuhit, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, të birit të Merjemes. Ne, prej tyre kemi marrë zotimin e fortë." (El-Ahzab: 7)
Tematika e Shpalljes
Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. u ka dërguar njerëzve Pejgamberët e Vet, për t’i sihariquar ata dhe për t’ua tërheq vërejtjen; për t’i sihariquar me kënaqësinë e All-llahut XH.SH., me shpërblim dhe me Xhennet - nëse i besojnë Atij dhe Pejgamberëve të Tij dhe nëse i nënshtrohen Atij. E, t’ua tërheqin vërejtjen për hidhërimin e All-llahut XH.SH. nëse bëhen jobesimtarë dhe të padëgjueshëm. All-llahu XH.SH. thotë:
"Ne ua dërguam Pejgamberët vetëm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo që beson dhe bënë vepra të mira, mos të frikësohet e as nuk do të pikëllohen. Për ata që përgënjeshtrojnë argumentet Tona, ata do t’i godet dënimi për mëkatet e bëra." (El-En’am: 48-49)
Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. i ka dërguar të gjithë Pejgamberët për realizimin e qëllimit qenësor, të adhurohet vetëm All-llahu XH.SH. dhe të rivendoset ligji i Tij - të besuarit në All-llahun XH.SH. si të Vetmin Krijues, Të Vetmit që i bëhet ibadet dhe të Vetmit që i përkasin të gjitha emrat e bukur dhe të gjitha cilësitë e përsosmërisë.
All-llahu XH.SH. thotë:
"Ne, nuk kemi dërguar asnjë Pejgamber para teje e të mos ia kemi shpallur atij se: "Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!" (El-Enbija’: 25)
"Ai ju ka urdhëruar nga feja, atë që e ka urdhëruar Nuhin dhe atë që ta shpallëm ty, dhe me atë që e urdhëruam Ibrahimin, Musain dhe Isain:"Predikoni fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!"(Esh-Shura:13)
"Ne, çdo populli i kemi dërguar nga një Pejgamber. (Ata u thonin atyre): "Adhurone All-llahun e shmanguni idhujve!" (En-Nahël: 36)
Jemi të obliguar t’i besojmë të gjithë Pejgamberët dhe Shpalljet e tyre. Nuk guxojmë të bëjmë dallime në mes tyre. E, kush bënë dallime ndërmjet të Dërguarve të All-llahut, disa prej tyre t’i besojë e disa t’i mohojë, apo disa i mbështetë e disa i përgënjeshtron, ai, sipas tekstin kur’anor, konsiderohet jobesimtar:
"Ata që mohojnë All-llahun dhe Pejgamberët e Tij dhe dëshirojnë që ndërmjet All-llahut dhe Pejgamberëve të Tij të bëjnë dallime në besim, e thonë: "Në disa besojmë e në disa nuk besojmë", dhe dëshirojnë që mes kësaj të marrin ndonjë qëndrim - ata, seriozisht, janë jobesimtarë të vërtetë; e Ne jobesimtarëve u kemi përgatitur vuajtje poshtëruese." En-Nisa’: 150-151)
Jemi të obliguar t’u bindemi atyre dhe të mos punojmë në kundërshtim me urdhrat e tyre, ngase të bindurit ndaj tyre është pjesë e të bindurit ndaj All-llahut XH.SH. All-llahu XH.SH. thotë:
"Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut." (Nisa’:80)
"Dhe ne kemi dërguar Pejgamberë vetëm me qëllim që njerëzit, me lejen e All-llahut, t’u përulen atyre..." (En-Nisa’: 64)
Jemi të obliguar të besojmë se ata janë krijesa më të përkryer edhe për nga dijenia edhe për nga veprat, se janë më të sinqertit dhe se janë më të përsosurit sipas edukimit dhe sjelljes së tyre, dhe se All-llahu XH.SH. i ka dekoruar ata mbi të gjitha krijesat e tjera, me veçori çfarë nuk i posedon askush tjetër pos tyre.
Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. i ka mbrojtur ata dhe i ka larguar nga gënjeshtra, mashtrimi, të fshehurit dhe nga të gjitha të metat e tjera përkitazi me kumtimin e Shpalljes, dhe nga të gjitha mëkatet e mundshme.91 Mirëpo, ngandonjëherë është e mundur të bëjnë ndonjë lëshim apo gabim të vogël, të parandësishëm për shkallën e tyre të lartë, siç i ka ndodhur Ademit u kur e pat ngrënë frutin nga pema të cilin e kishte të ndaluar, pasi që për një çast, e kishte harruar ndalesën.92 Por All-llahu XH.SH. ata nuk i lë në gabim, ngase ua mundëson që menjëherë të pendohen.
Gjithashtu, jemi të obliguar të besojmë se të gjithë Pejgamberët kanë qenë njerëz - meshkuj. Nuk kanë qenë engjëj, e as që All-llahu XH.SH. për Pejgamber ka dërguar femër93 All-llahu XH.SH. thotë: "Edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi shpallur (ashtu si ty)." (El-Enbija’:7)
Besojmë se All-llahu XH.SH. nuk u ka dhuruar atyre kurrfarë cilësish mbinatyrore, por i ka zgjedhur ata nga mesi i njerëzve, të cilët hanë dhe pinë, ecin rrugëve, flejnë, rrinë ulur dhe qeshin. Kanë gra dhe fëmijë, u kanosen mynxyra të ndryshme, i arrinë dora e dhunuesve dhe u ndodhin persekutime dhe trusni. Vdesin sikurse edhe njerëzit e tjerë, e ndodhë që ndonjëri prej tyre të jetë i mbytur në mënyrë të padrejtë. Ndiejnë dhembje dhe i godet sëmundja, si dhe përjetojnë çdo gjë tjetër që zakonisht u ndodhë njerëzve, e që nuk bie në mospajtim me pozitën e lartë të autoritetit në mesin e njerëzve. Në këtë na udhëzojnë shumë ajete kur’anore:
"Muhammedi është vetëm Pejgamber, e edhe para tij ka pasur Pejgamberë. E, nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa (në fe të gabuar) nuk i bënë kurrfarë dëmi All-llahut. Se, All-llahu do t’i shpërblejë mirënjohësit." (Ali Imran: 144)
"E, Ne - edhe para teje kemi dërguar vetëm Pejgamberë, të cilët hanin ushqimin dhe shëtisnin nëpër tregje..." (El-Furkan: 20)
"Ne, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar Pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës..." (Er-Ra’d: 38)
"Mesihu - i biri i Merjemes, është vetëm Pejgamber, - edhe para tij kanë kaluar Pejgamberë. Nëna e tij kurdoherë ka qenë e drejtë. Që të dy ngrënin ushqim..." (El-Maide: 75)
I Dërguari i All-llahut e, ka thënë: "Por, unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore!." 94 Ngjante që Pejgamberi i All-llahut të sëmuhej dhe të ndiente dhembje, ndiente uri, etje, hidhërohej, pezmatohej, lodhej dhe ngjashëm me këtë, ku nuk ekziston kurrfarë e mete e vërtetë. 95
Ne besojmë se Pejgamberët nuk posedojnë asgjë nga cilësitë hyjnore, se nuk ndikojnë në lëvizjet në Kozmos, e as që mund ta ndihmojnë apo ta dëmtojnë dikë, se nuk kanë ndikim në vullnetin e All-llahut XH.SH., e as që e dinë gajbin (fshehtësinë), përveç atë që i ka informuar All-llahu XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotë: "Thuaj: "Unë nuk mund t’i sjellë vetes as dobi as dëm, përveç atë që do All-llahu. E sikur t’i dija fshehtësitë, do t’i shumëzoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sihariques për njerëzit që besojnë." (El-A’raf: 188)
"Vetëm Ai i di fshehtësitë dhe Ai nuk ia zbulon fshehtësitë e Veta askujt; përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për ta dërguar (Pejgamber)." (El-Xhinn: 26-27)
Mirëpo, ata All-llahu XH.SH. i ka prirur me aftësi të posaçme dhe me virtyte dhe cilësi, të cilat i kanë bërë të gatitur për ta pranuar Shpalljen dhe barrën e saj, në mënyrë që t’u janë shembuj njerëzve të tjerë dhe shembuj të cilët do t’i ndjekin ata përkitazi me çështjet e fesë dhe mënyrës së jetesës në këtë botë. Prandaj jemi të obliguar të besojmë se Pejgamberët janë të mbrojtur nga çfarëdo e mete, e cila do ta gjymtonte besimin e tyre dhe bindshmërinë ndaj All-llahut XH.SH., apo aftësinë e tyre që ta dorëzojnë Shpalljen e t’ua kumtojnë njerëzve. 96 All-llahu XH.SH. për ta thotë:
"Këta janë ata që u kemi dhënë libër, dijeni të hollë dhe pejgamberi. E, nëse ata (banorët e Mekës) i mohojnë këto, Ne do t’ia besojmë një populli tjetër që nuk do t’i mohojë. Këta janë ata (Pejgamberët e përmendur), të cilët All-llahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe ti (o Muhammed!) ndiqe rrugën e tyre." (El-En’am: 89-90)
Pra, All-llahu XH.SH. flet për besnikërinë e tyre, për sinqeritetin, për mendjemprehtësinë, për konsekuencën në dorëzimin e Shpalljes dhe për cilësitë e tjera, të cilat janë të nevojshme për kryerjen e obligimeve dhe të detyrave të parashtruara. Prandaj All-llahu XH.SH. thotë për Ismailin u:
"Dhe përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, Ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë Pejgamber, Lajmëtar." (Merjem: 54)
E, për Ibrahimin u, thotë:
"(O Muhamed!) Përmende në Libër (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qenë (njeri) i sinqertë, dhe Lajmëtar." (Merjem: 41)
Edhe në shumë ajete të tjera All-llahu XH.SH. dëshmon për sinqeritetin dhe të udhëzuarit e Pejgamberëve u.
Jemi të obliguar të besojmë se All-llahu XH.SH. i ka ndihmuar ata me mu’xhize (vepra të jashtëzakonshme të cilat i bënë All-llahu XH.SH. me anë të Pejgamberëve të Vet, të cilët me to ata i provokojnë njerëzit që të bëjnë diç të ngjashme, nëse nuk i besojnë atyre.)97 të llojllojshme dhe me argumente të qarta të cilat udhëzojnë në vërtetësinë e asaj me çka kanë ardhur nga Zoti i tyre. Ne u besojmë të gjitha mu’xhizeve të cilat janë përmendur në Kur’an dhe në hadithet autentike, dhe me këto veçori janë të barabartë të gjithë Pejgamberët që i ka zgjedhur All-llahu XH.SH.. Mirëpo, me gjithë këtë barabarësi, ne besojmë se All-llahu XH.SH. disa prej tyre i ka dekoruar mbi të tjerët. All-llahu XH.SH. thotë:
"Disa nga ata Pejgamberë i kemi dekoruar më shumë se disa të tjerë. Me disa prej tyre ka folë (biseduar) All-llahu, kurse disa prej tyre i ka lartësuar në shkallë të lartë. E Isait, birit të Merjemes, i kemi dhënë argumente të qarta dhe e kemi forcuar me Xhibrilin." (El-Bekare: 253)
Dhe besojmë se më i zgjedhuri ndër ta, dhe më i zgjedhuri prej të gjitha krijesave, është i Dërguari Muhammed bin Abdull-llahu e. Disa nga selefët (brezi i parë e myslimanëve), fjalët e All-llahut XH.SH."kurse disa prej tyre i ka lartësuar në shkallë të lartë", i komentojnë se kjo ka të bëj me Pejgamberin tonë, Muhammedin e.98 Përkitazi me këtë ekzistojnë shumë hadithe, ndër të cilët është edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre r. a. se, Resulull-llahu e, ka thënë: "Unë jam kryepar i të gjithë njerëzve në Ditën e Kiametit, i pari do të dal nga kaburi (varri) dhe i pari që do të bëjë shefa’at (ndërmjetësim) dhe shefa’ati im do të pranohet." 99 Vasil bin Eska’ r. a. transmeton: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut e, duke thënë: "All-llahu xh.sh. i ka zgjedhur kenanët prej bijve të Ismailit, kurejshitët prej ken’anëve, Benu Hashimët prej kurejshitëve, e mua më ka zgjedhur prej Benu Hashimëve." 100 Hadithet e përmendura dhe hadithet e tjera lidhur me këtë temë, qartazi tregojnë se Muhammed bin Abdull-llahu e është më i miri nga të gjitha krijesat. 101
enes
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 30
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

http://www.vizioni.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi