Filmi "Soul Men" histori e dy legjendave të muzikës shpirtërore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Filmi "Soul Men" histori e dy legjendave të muzikës shpirtërore

Mesazh nga enes prej Sat Nov 01, 2008 9:46 am

Nju Jork, 30 tetor Në Nju Jork, në praninë e disa yjeve, u hap premiera e filmit "Soul Men" (Neriu shpirt). Ajo u hap pikërisht në teatrin e njohur Apollo, me të cilin filmi ka lidhje sepse flet për një grup të muzikës shpirtërore që më në fund arrin të japë shfaqje në këtë teatër. Megjithëse filmi është një komedi, ai ka edhe anën e tij të trishtuar sepse dy prej aktorëve kryesorë, Bernie Mac dhe Isak Hajes, vdiqën pasi kishin përfunduar xhirimet. Aktori Samuel L. Xhekson tha se ky ishte filmi i përsosur për Bernin sepse aty kombinoheshin të gjitha stilet, që i pëlqenin atij. Ndërsa për aktorin tjetër, Hajes, loja e tij në film ishte provë e faktit se personazhet ishin muzikantë të vërtetë. Filmi "Soul Men" na jep historinë e dy legjendave të muzikës shpirtërore që luhen nga Jakson dhe Mac, dy personazhe që grinden dhe nuk flasin më me njëri tjetrin. Filmi "Soul Men" fillon të shfaqet në Shtetet e Bashkuara më 7 nëntor.
avatar
enes
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 80
Age : 23
Location : Rahovec
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anëtarit http://www.vizioni.ace.st

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi